SHARE

ASGJË S’KRAHASOHET ME TY

Kanë kaluar shtatë orë dhe pesëmbëdhjetë ditë
Që kur more me vete dashurinë tënde
Dal përnatë dhe fle tërë ditën
Që kur more me vete dashurinë tënde
Që kur ike, mund të bëj ç’të dua
Mund të takoj kë të dua
Mund të darkoj në një restorant luksoz
Por asgjë….

…….asgjë s’mund ta largojë këtë trishtim
Sepse asgjë s’mund të krahasohet
Asgjë s’mund të krahasohet me ty
Ka qenë gjithçka kaq e zbrazët e fillikat pa ty këtu
Si një zog pa këngën e tij
Asgjë s’mund t’i ndalë këta lot vetmitarë
Thuamë zemër, ku gabova
Mund të përqafoj çdo djalë që takoj
Por veç ty do t’më kujtonte
Shkova tek doktori dhe gjeje ç’më tha
Më tha: “Vajzë, do bëje mirë të zbaviteshe ca, s’ka rëndësi çfarë bën”

Por ai është i marrë…
Sepse asgjë s’mund të krahasohet
Asgjë s’mund të krahasohet me ty
Nënë, tërë lulet që kishe mbjellë në oborr
Të gjitha u vyshkën kur ti u largove
E di që jeta me ty zemër, ndonjëherë ka qenë e vështirë
Por unë do t’përpiqem përsëri
Asgjë s’mund të krahasohet
Sepse asgjë s’mund të krahasohet me ty.

Përktheu Beti Njuma