SHARE

-Vërtetë për të qeshur. Më kanë ngelur
pak ditë deri në katërmbëdhjetë, do arrij dot
të dashuroj??

Haha është qesharake,shikoj vitrinat e zbukuruara,
arushër të kuq, rozë..

Dhe them sa do të më pëlqente të isha në Paris,
më saktë në Eifel.Të sodis Senën dhe San Elise,
vetëm me kafen time para..

Kjo festë dhuratash nuk më pëlqen,
nuk më plotëson dot..

Dua të rikthehem në pranverën e thjesht
me mimoza..
Ah një degë e saj sa nostalgji, ajo
shprehte dashurinë e vërtetë..Jo vetëm
në pallatin tim të ëndrrave, por të kujtdo
ka një tufë arome mimozash..
Dëshira,dëshirë për të falur për të dashuruar..
Të kërcesh në fantazitë e tua një vals, në krahët e dashurisë,
në dorë mimoza..
Një vallëzim i veçant të ndash udhëtimin
e mendimeve me të..

Erdhi ora…
Dhe thua me vete…

Nuk mund të kesh asnjē teori për
dashurinë, në përgjithësi asgjë, për diçka
që vjen pa pritur, pa pyetur.

Nuk ka shpjegim pēr ndjenajat vetëm,
rrahje zemre ,tronditje në shpirt..
Është njē mundësi të jetosh, sepse një
dashuri e fortë krijon dallgë të fuqishme
mendimesh dhe ndjenjash…

Është e aftë të të ndryshoj totalisht,
mund të të kthej në një person të
ndjeshëm ndaj gjithçkaje ..
Ose të të shndëroj në një mostër indiferente
që urren dhe njëkohësisht ka frikë ..
Kjo urrejtje vesh sytë,ngrin llogjikën..

Dashuri!!!!

Sa krime janë kryer në emrin tënd.
E vërteta është se dashuria nuk vret.
Është një ide, zotëron qënien tënde,
mendon se mund të jesh i lumtur..
Ëndërron, mendon gjysmën tënde çdo çast,
çdo moment..
Të jesh diku në rrahjet e zemrës në dëshirat e tij ( saj )…
Por mund ta quaj edhe ndryshe…
Dashuria është provë durimi, egoizmi.

Është sì të thuash…marrēveshje, nëse
prishen disa rregulla të saj.. Aty nis mbarimi ..
Është lojë fiton ai që ka strategji..
Mbas humbjes bëhesh melankolik, mbyllesh në vetvete,
humbet besimin. Zhgënjimi të vesh mendimet të
shndëron viktimë të tij… Nuk të lejon të shohësh as të hyjë
dikush në mendimet e tua…

Mos u nxito të japësh fund të gjithave,
sepse të kujtojnë “atë ,, që dikur ishte në krahun tënd..

Shumëzoj të gjitha me zero, ruaj ruaj
shpirtin dhe ndjenat e pastra…

Nuk mund të falësh është e vështirë, por
nëse dashuron veten, duhet ti falësh kohë
asaj të buzëqesh përsëri.. Në neuronet e
trurit tënd të jetosh vetëm ti..
Ai që fal është fituesi..
Zhgënjyesi vuan fatin e tij..

Silvana Dhori Xhelaj