SHARE

Unë i premtova vetës se nuk do e dua askënd më shumë se vetën. I bëra premtimin final që shumë shpesh jam treguar jobesnike me thyerjen e premtimeve ndaj vetës.

Unë u betova në asgjë tjetër, pos në vetën time. Dhe ju thoni çfarë? Ç’është gjithë kjo përsëritje vetën, vetës. Dhe e dini ju ç’është?! Është premtimi që në gjasat më të vogla arrin pa u thyer.

Njeriu nuk do vetën. Nuk i qëndron besnik idealeve të tij. Por unë do hyj në molekulen e gjases me të vogël. Do të jem aty gjithmonë për vetën time. Kur sytë të më qajnë, do i lejoj të qajnë. Kur qeshja do marrë përmasa marrëzie do të lejoj të dukem e marrë pa çarë kokën fare në bestytninë se pas gëzimit vjen trishtimi.

Po, në djall çdo gjë tjetër pos vetës. Sonte, pikërisht sonte, betohem se do e mirëpres dhimbjen me të njëjtën mirëpritje që e pres gëzimin.

Njësoj do bëj dhe me fitoren, dështimin. Por nuk do e mirëpres nënshtrimin ndaj të tjerëve. Jo, nuk do e lejoj.

Për vetën jam hyjneshë dhe vetëm kritereve që plotesojnë imazhin karakterial timin do iu përkulem, atyre që sjellin ndryshim, mirësi tek unë.

Vetëm kaq, betohem mbi vetën, se do të dua vetën!/filozofia.al

– Miranda Dobraj