SHARE

Ne kemi folur për filozofinë niçeane edhe më parë. Nietzsche në shkrimet e tij e konsideroj veten një psikolog të rangut të parë, duke shkuar aq larg sa të pretendonte në librin “Ecce Homo”“Se një psikolog pa më kuptuar qartë flet mbi shkrimet e mia – ky ndoshta është kuptimi i parë që fitohet nga një lexues i mirë.”Pastaj ai vazhdon pretendimin se ai është filozof i parë që angazhohet në psikologjinë e vërtetë.

Ai mund të ketë të drejtë në këtë pikë, pasi shpesh është e mundur të lexohet filozofia e tij si psikologji gjithashtu shumë nga konceptet e tij filozofike mund të zbatohen si koncepte psikologjike. Ani pse psikologët përgjithësisht nuk e kanë kredituar atë përtej ndonjë referimi të rastit, idetë e tij parashikojnë disa nga idetë më revolucionare në historinë e shkencës.

Këtu do i paraqesim disa nga njohuritë psikologjike që na ka dhënë Nietzsche.

Nietzsche fillon psikologjinë e tij me atë që ishte një mendim radikal; ideja se ju nuk mund të shpresoni të dini gjithçka për mendjen tuaj gjatë gjithë kohës. Ndërsa ideja se një person ka idetë, ndjenjat, shtysat dhe kujtimet e ndërvetëdijshme nuk është tronditëse për ne. Por ideja se njeriu si “kafshë racionale”, nuk mund të jetë në gjendje të e kuptojë se si funksionon mendja në çdo kohë, do të i trondit mendimtarët që e lexojnë Nietzsche-n për herë të parë.

Ai gjithashtu kuptoi atë se ndikimet e jashtme mund të kenë efekte të mëdha në psikologjinë e individëve. Ai thotë në “Human All Too Human” që “Vetëvrojtimi i drejtpërdrejtë nuk është pothuajse i mjaftueshëm për ta njohur veten: kemi nevojë për histori, sepse e kaluara rrjedh brenda nesh në njëqind forma”. Duke lënë të kuptohet se ai e kupton se vetët tona më të thella janë të ndikuara nga shumë faktorë, aq shumë sesa mund t’i kap vështrimi jonë.

Ajo se ne ende i kemi nxitjet kafshore është një fakt që shpesh përpiqemi ta shtypim. Por, këtë, Nietzsche e pa si një fakt të thjeshtë dhe si një i tillë që duhet marrë me të. E quajtur “bisha e brendshme” tek Zarathustra, këto shtysat tona drejt seksit dhe agresionit u shtypën nga një moral arkaik që i shihte si të liga. Nietzsche e pa këtë ndrydhje si një shkak i një force potenciale për të shkuar drejt një shpërdorimi të vetes. Ai argumentoi se ishte shumë më mirë të kuptohet se i kemi këto shtytje primare dhe se këto janë të mira, për aq kohë sa janë nën shfrytëzimin dhe nënshtrimin tonë.

A po i ngisni dëshirat tuaja, apo dëshirat tuaja po ju ngasin juve?

Por, për çfarë duhet të shfrytëzohen?

Tejkalimi i vetvetes brenda botës. Tek Nietzsche kishte të bënte me rritjen tonë vetjake edhe psikologjia e tij e pasqyron pikërisht këtë. Nietzsche e shikonte mendjen si një grumbullim të shtysave. Këto shtysa shpesh mund të jenë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën. Është në përgjegjësin e individit që të i organizojë këto shtysa që të përkrahin një qëllim të vetëm.

Sidoqoftë, megjithatë, Nietzsche e sheh këtë përzgjedhje që vije nga një shtysë që është më e fortë se cilado shtysë tjetër dhe nuk na sheh si të pavarur nga shtysat që ne përbëhemi. Për të organizuar veten është ajo që me të vërtetë të arrijmë të tejkalojmë të gjitha shtysat tjera që i kemi, të cilat po ashtu janë pjesë e vetës sonë.

Natyra e saktë e ideve të Niçes është, sërish, e vështirë për t’u përcaktuar pasi ai ishte më pak se të qenit sistematik dhe shpesh bënte deklarata gati kontradiktore. Ai e lavdëron njeriun që mund të ndërtojë veten, duke thënë se Goethe-ja i preferuari i tij është proto-Ubermensch (i pari Mbinjeri), “e disiplinoj veten në një tërësi, ai e krijoi veten e tij” në “Twilight of the Idols”.

Megjithatë, ai gjithashtu tha se “Në thellësinë tonë, në “thellësinë”e vërtetë kuptohet, është diçka e pakontrollueshme, një granit me dhimbje shpirtërore të vendimeve të paracaktuara dhe përgjigje ndaj pyetjeve me zgjedhje të paracaktuara. Se sa herë që na shfaqet një problem kardinal si një rrethoj me piketa, aty na flet e pandryshueshmja ‘ky është Unë’.” në “Beyond Good and Evil”

Është e mundur të thuhet se Nietzsche është duke e marrë një rrugë të mesme, duke argumentuar se është e mundur të krijoni veten brenda kufijve të caktuar nga natyra, kultura dhe forcat historike. Sesa është e vërtetë liria që i jepet një personi tipik në zgjedhjen e tij që do ta bëj, është e diskutueshme, veçanërisht pasi që Nietzsche nuk besonte në vullnetin e lirë ashtu si dhe mbështetësit tjetër ekzistencialistët.

Referenca e tij shpesh e quajtur “Vullneti për Fuqinë” gjithashtu përshtatet me këtë qëllim të vetë-krijimit (si një proces i pandalshëm). Walter Kauffmann shpjegon në librin e Nietzsche-s se Nietzsche, filozofi, psikologu, antikrishti “Vullneti për fuqi është prezantuar si vullnet për të tejkaluar vetveten. Dhe se kjo nuk është rastësi por është e sigurt. Vullneti për fuqi nuk e përmendet sërish deri krejt vonë – prej kapitullit “Për Vetë-Tejkalimin”. Pos kësaj, përmendet vetëm një herë tjetër te Zarathustra. Vullneti për fuqi është konceptuar si vullnet për të tejkaluar vetveten”.

Një individ vërtetë i fuqishëm do të jetë në gjendje të i shfrytëzojë shtysat e tij konkurruese, që t’i shërbejnë atij duke i drejtuar ato drejt një qëllim të vetëm, të cilin, e zgjedhin për motivin që është i tyre; ndonëse ato ndikohen në një farë mase nga natyra e tyre e lindur. Ky koncept i vetë-zhvillimit ka bërë jehonë në psikologjinë humaniste.

Si mund ta përdorim këtë?

Pyesni veten nëse jeni në kontrollin e dëshirave tuaja. A mund ta shpërfillni një tundim në mënyrë që të përparoni drejt një qëllimi më të madh? Nëse nuk mundeni, Dr. Nietzsche do të thoshte se ju keni akoma për të tejkaluar disa nga dëshirat tuaja dhe se ato po e përmbysin aftësinë tuaj për tu bërë ai që mund të jeni.

Sa i përket vetë-reflektimit, Nietzsche ishte skeptik që shumica e njerëzve mund të përfitonin nga ajo teknik, ai e pa atë si një angazhim të vlefshme vetëm për disa të rrallë që jetonin sipas standardeve çmendurisht të larta. Nëse do të bëjmë blasfeminë për të zbatuar idetë e tij për të gjithë, mund të thuhet se pika e fillimit të zhvillimit personal është përpjekja e njohjes së vetvetes, çfarë shtysa keni, çfarë potencialesh ose dobësi keni, dhe cilat shtysa do të donit t’i ushqeni e cilat t’i shtypni. Sidoqoftë, për Nietzsche-n, ekziston një kufi për njohjen e vetvetes që mund të gjendet në këtë mënyrë si u dha, pra është një vend për të filluar.

A ka ecur psikologjia moderne me idetë e tij?

Kur është fjala për Freud-in, hetimi vazhdon mbi atë se sa Nietzsche e ka ndikuar këtë të fundit. Megjithëse Freud-i deklaronte të mos kishte lexuar kurrë Nietzsche-n, kjo duket vështirë e besueshme kur shihet popullariteti që arrin përmes disa ideve të ngjashme me ato të Nietzsche-s mbi subkoshiencën e mendjes. Psikologu Ernest Jones, i cili e njihte Freud-in, shkruante se Freud-i e vlerësonte Nietzsche-n ani pse deklaronte se nuk e kishte lexuar kurrë.

Carl Jung, student i Freud-it, si duket u ndikua nga Nietzsche kur krijoi sistemin e tij psikologjik. Megjithëse, nuk e pranonte haptazi këtë gjë. Ai e bëri përdorimin e një terminologjie niçeane në punën e tij dhe jepte leksione nga libri “Kështu foli Zarathustra”.

“Vullneti për fuqi” u përdor më vonë si bazë për psikologjinë individuale të Alfred Adler-it. Koncepti i Nietzsche-s për vetë-bërjen (si proces i vazhdueshëm) është vazhduar në këtë frymë, nëse jo në formën e saktë, në psikologjinë humaniste të Carl Rogers-it.

Gjersa pozicioni i Nietzsche-s si një filozof është i njohur, sa i përket kontributit të tij në psikologji shpesh injorohet. Njohuritë e tij në mënyrën se si jemi të motivuar, sa thellë shkon mendja jonë e subkoishiencës dhe se si mund të bëhemi njerëz që shpresojmë të jemi, janë shumë të dobishme për individin. Ndërkohë fakti që ai shkoj drejt çmendurisë mund të jetë arsye për secilin person të përfundoj njëjtë kur ndjek të gjitha njohuritë e tij, janë këto arsyet që nuk mund të ketë dyshim se idetë e tij mund të japin dritë në errësirën e mendjes dhe se në mesin e të gjithëve ai ishte i pari që i shqyrtoj seriozisht këto ide./filozofia.al

 

Shkruan: Scotty Hendricks për BigThink

Përktheu: Arian Musa/virtualsophists.org