SHARE

Slavoj Zizek, (21 mars 1949) njihet si njëri nga filozofët më kontrovers që është ende gjallë. I përket filozofisë kontinentale, të majtës radikale, dhe njihet për kritikën e tij ndaj kapitalizmit dhe neoliberalizmit.

Aktualisht Zizek është studiues i lartë në Institutin për Sociologji dhe Filozofi në Universitetin e Lubjanës, Profesor i dalluar në Universitetin e Nju Jorkut, dhe drejtor i Institutit Birkbeck të Universitetit të Londrës.

Zizek ligjëron lëndë të ndryshme, duke përfshirë filozofinë kontinentale, teorinë politike, studimet kulturore, psikanalizën, kritikën e filmit, marksizmin, hegelianizmin dhe teologjinë.

Zizek në vitin 1989 botoi veprën e tij të parë në anglisht, “The Sublime Object of Ideology”, në të cilën ai u largua nga teoria tradicionale marksiste për të zhvilluar një konceptim materialist të ideologjisë. Teorinë e tij Zizek e mbështeti duke u bazuar në psikanalizën e Jacques Lacan dhe idealizmin hegelian.

Puna e tij e hershme teorike u bë gjithnjë e më eklektike dhe politike në vitet 1990, duke u përqendruar shpesh në analizën kritike të formave të ndryshme të kulturës popullore dhe duke e bërë atë një figurë popullore të së majtës akademike.

Më poshtë është një reflektim interesant i Zizek mbi lumturinë:

“Lumturia nuk ka qenë kurrë e rëndësishme. Problemi është se ne nuk ia kem idenë se çfarë duam me të vërtetë. Ajo që na bën të lumtur nuk është kur e marrim atë që duam, por kur ëndërrojmë për të.

Lumturia është për oportunistë. Prandaj mendoj se e vetmja kënaqësi që ia vlen në jetë është ajo e një lufte të përhershme, veçanërisht luftës me vetveten.

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, mjafton të jeni budallenj. Njerëzit e vërtetë nuk janë kurrë të lumtur. Lumturia është kategori e skllevërve”.

Përktheu: Agon Sinanaj/virtualsophists.org