SHARE

Gërshërët e vetme që pata, i mora
dhe preva flokët e zinj
Nuk qava as qesha
Por, n’pasqyrë me vete nuk ngjava

Pandeha çmenduninë,
por e çmendun kurrë s’qeshë,
Lumturi s’pata, as kërkova
E humbun për botën,
…e vetes trimneshë

Me ballin e syve
preka majat e gjunjëve të mi
dhe pushova se qenuri kush deshten,
e vazhdova të jem e vetes njeri

S’ka gardh që i mbyll pëshpëritjet thash
As urrejtjet e djeguna uji i rrjedhshëm s’i
pushon
Kush të jem, veç vetes… tash
Në strofën e parë gjithçka nis, por aty s’mbaron

Gërshërët i hodha, dhe flokët nga koka…
Por ngeli tjetër, një rrenjë
E qeshur në pasqyrë u shikova…
…nuk gënjej flokët e mia janë gështenjë
Dhe vetes dukshëm t’i ngjaj fillova…

Edlira Ramaj