SHARE

E shikoj, teksa kalon përballë meje dhe duket i lumtur. Ishte ajo që ai zgjodhi, lumturinë e tij, duke harruar vuajtjen time. S’më pyet si ndjehem. Më ka harruar ndoshta. Ndoshta më mendon. Ndoshta me mendjen e tij më kërkon ashtu siç e kërkoj unë në çdo cep. Një foto që e vëzhgoj, e vetmja që më mbeti nga largimi i tij. Ku iku? Nata po afron sërish. Ora shënon pesëmbëdhjetë e tridhjetë e tetë. Nata ka filluar të më shkatërroje.

Mendoja se aty fshihen mëkatet me të ëmbla. Jo, aty u fshihkërkan  kujtimet, lotët, mërzitjet, gabimet, malli dhe urrejtja për veten. I mbyll sytë, më besoni! Eklipsi ndodh atëherë kur i mbyll. Unë dhe ai ndjejmë një përqafim apokaliptik, aty dua të shembet bota që ai mos largohet më. Ç’është kjo sjellje psikopateske e imja? Ç’ndodhi me mua? E urrej! Veten, sigurisht. Atëherë kur jepesh me gjithë qënien tënde, më besoni është përtej dashurisë. E vogël duket dashuria. E vogël dukesh dhe ti, e vogël duket universi.

Nuk zgjedh unë të shkruaj për ty, jo. Zgjedh mendja, shpirti, trupi dhe çdo gjë tjetër përveç meje. Më pas shoh sa i lumtur je në strehëzën tënde. Aty… aty më beso vrahem dhe pse dua të jesh i lumtur. Xhelozoj! Çmendem! Një miks ndjenjash që më përshkon. Kush ishe, kush je, kush do jesh…

Orkide