SHARE

“Pasardhësit njeriu nuk mund t’i ndryshojë, por mund të përcaktojë çfarë do të ndodhë me pasardhësit”. – François de la Rachefoucauld

“Nëna është personi i vetëm në botë i cili të do para se të të shohë”. – Johann Heinrich Pestalozzi

“Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test, që nuk keni fituar edhe një aktgjykim, ose që nuk keni realizuar edhe një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që nuk e keni kaluar me burrin, shokun, fëmijën, prindin”. – Barbara Bush

“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”. – Princeshë Diana

“Disa nga diskutimet më të rëndësishme që kam pasur ndonjëherë kanë ndodhur tek familja ime në tavolinën e darkës”. – Bob Ehrlich

“Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të mirë, shpenzoni dyfish më shumë kohë me ata dhe gjysmën e parave që shpenzoni”. – Abigail Van Buren

“Ju gjithmonë keni kohë për gjërat që i vendosni si primare”. – Autor i panjohur

“Njeriu nuk mund të bëj vend për veten e tij në diell nëse vazhdon të fshihet nën pemën familjare”. – Helen Keller

“Familjet janë busulla e cila na udhëheq. Ato janë inspirimi për të arritur lartësi të mëdha dhe rehatia kur ne ligështohemi”. – Brad Henry

“Fytyrat e familjarëve janë pasqyra magjike ku mund të shikohen njerëzit të cilët na takojnë neve, shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”. – Gail Lumet Buckley

“Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë”. – Dan Brown

“Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi”. – Louis L’Amour

“E vetmja e mirë është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca”. – Herodoti

“Dituria ngadalë ngre atë që injoranca brenda një ore e rrënon”. – George Eliot

“Të dish, është të kuptosh se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë”. – Sokrati

“Ata që  dinë, veprojnë. Ata që  kuptojnë, i mësojnë  të  tjerët”. – Aristoteli

“Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve”. – William Glasser

“Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj”. – Anonim

“Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm”. – Audrey Hepburn

“Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit”. – Vince Lombardi

“Mund ta mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish absolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfarë po bën. Kjo është çfarë merret parasysh. E kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të diçkaje dhe njohjen e vërtetë të diçkaje. Kjo gjë e bën diferencën më të madhe”. – Richard Feynman/bota.al