SHARE

“Një grua e bukur është njëqind herë më tërheqëse kur zgjohet nga gjumi, se sa pasi bën tualet.” – Xhakomo Kazanova

“Një zemër e dobët nuk e ka bërë kurrë për vete një grua të bukur.” – Migel De Servantes

“Bukuria e vërtetë e një gruaje është e pasqyruar në shpirtin e saj.” – Audrey Hepburn

“Një grua e bukur i pëlqen syve, një grua e mirë i pëlqen zemrës: e para është margaritar, e dyta thesar.” – Honore dë Balzak

“Një grua inteligjente, është një grua me të cilën mund të jesh budalla sa herë të duash.” – Paul Valery

“Asgjë nuk është më e nevojshme për një djalë të ri, se sa shoqëria e grave inteligjente.” – Leon Tolstoi

“Gjëja më interesante që mund të mësojën jë grua, është se nuk do të ketë kurrë nevojë për një burrë.”

“Një grua e përdor inteligjencën e saj për të gjetur arsyet që mbështesin intuitën e saj.” – Gilbert Chesterton

“Mendoj se gratë mbajnë botën dhe nuk ka patur asnjëherë një burrë të suksesshëm, që nuk ka qenë i mbështeur nga një grua.” – Bob Dylan

“Një vajzë e mençur i njeh limitet e veta, por një vajzë inteligjente e di që nuk ka limite.”  – Marilyn Monroe

“Burrat falin dhe harrojnë, ndërsa gratë falin dhe kaq.” – Philippe Gerfaut

“Gruaja është një mrekulli kontradiktash hyjnore” – Jules Michelet

“Kur gratë nuk janë të dashuruara, në venat e tyre rrjedh gjaku i ftohtë i një avokati të moshuar.” – Honore dë Balzak

“Ndërkohë që burrat mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, gratë kanë aventura që nuk do i rrëfejnë asnjëherë.” – Charles Bukowski

“Intuita e grave është shumë më pranë të vërtetës, se sa siguria e burrave.” – Kipling

“Gratë na duan për defektet tona. Nëse kemi shumë, na i falin të gjitha, edhe inteligjencën tonë.” Oscar Wilde

“Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e mrekullueshme!” – Marilyn Monroe

“Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja”.– Lyndon B. Johnson

“Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë më e mundshme për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi”.  – Margaret Theçër

“Gratë janë më të tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh”. – Osho

“Gratë nuk do të jenë kurrë të suksesshme sa burrat, sepse ato nuk kanë gra për t’i këshilluar”. – Dik Van Dyke

“Një grua shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një burrë, ndërsa një burrë kurrë nuk shqetësohet për të ardhmen derisa gjen një grua”. – Anonim

“Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia”.  – Balzaku

“Ka vetëm tri gjëra që mund t’i bësh një gruaje. Mund ta duash atë, mund të vuash për të, ose mund ta kthesh në letërsi”. – Henry Miller

“Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri”. – Oscar Wilde

“Nuk duhet t’i besojmë kurrë një gruaje që na tregon moshën e saj të vërtetë. Ajo që tregon moshën është gati të tregojë gjithçka”. – Anonim/bota.al