SHARE

“Pashë një njeri që donte të kapte yjet. Të gjithë qeshnin, ndërsa unë i mbaja shkallët.”

“Ndodh shpesh që kur zgjohesh nga gjumi i thua vetes: Nuk do t’ia dal sot! Por pastaj qesh nga brenda kur e kujton sa herë tjera je ndjerë njësoj.”

“Trishtimi shkaktohet nga inteligjenca. Sa më shumë t’i kuptosh disa gjëra, aq më shumë do të doje të mos i kuptoje…!”

“Ndonjëherë në jetën tënde prezantohet një femër pa pritur e pa menduar, nje femer vullkanike, e cila shperthen nga rrobat një krijese e gjitha seksi, një mallkim , ajo do të jete fundi i ekzistencës tënde.”

“Ka nga ato ditë kur ju vdisni nga brenda dhe askush nuk e vëren këtë ..”

“Shpreheni atë që ndjeni. Mos kini frikë nga pasojat, sepse koha nuk fal asnjë. Dashuroni, urreni, shpreheni çdo emocion të fortë që po përjetoni. Njerëzit janë spektakli më i bukur në botë, dhe për të cilin nuk paguhet ndonjë biletë”.

“Gjithmonë e them, nëse arrin të urrehesh nga të tjerët dije se po e bën mirë punën tënde.”

“Vrapojnë sikur të kishin zjarrin nga brenda në kërkim të dickaje që nuk gjendet. Kryesisht kjo ka të bëj me frikën për tu përballur me vetveten, ka të bëj ne thelb te saj me frikën e të qenit vetëm. Ndërsa unë i frikësohem turmes.”

“Mos prisni shumë nga rraca njerëzore. Është stërvitur të ushtrojë urrejtje.”

“Kam vdekur shumë herë duke pritur. Duke pritur një trokitje në derë nga dikush, duke fiksuar tavanin i përhumbur në mendime, duke vëzhguar nga jashtë se mos hapte derën ndonjëri, duke pritur një telefonatë, një letër, një zile…”

“Femrat janë krijesa inteligjente. Ata dinë se si të sillen. Shumicën e rasteve janë meshkujt ata që bien në kolaps; janë meshkujt ata që hidhen nga ura.”

“Kam parë njerëz qe largoheshin nga unë pa asnjë arsye.. dhe persona që qëndruan dhe pse ua dhashë të gjitha arsyet për të ikur!”

| Charles Bukowski |