SHARE

“Edhe ndaj përceptimit më të vogël të rrezikut, ne të gjithë ndjehemi të lëndueshëm.

Dhe të gjithë ne kemi mësuar të trembemi prej tij.

Na kanë mësuar se të jesh i lëndueshëm, të kesh pika të dobëta, është dobësi. Një dobësi të cilën ne duhet ta shkulim dhe të refuzojmë ta ndiejmë.

Mirëpo, është në natyrën e njeriut të ndjehet i lëndueshëm. Është e lidhur me mbijetesën tonë.

Me pak fjalë, ajo është një emocion njerëzor që na bënë neve të veprojmë.

Prandaj, përse e ndjejmë nevojë për ta ndrydhur atë?

Ne njerëzve, na pëlqen ta ndjejmë kontrollin. Na pëlqen ta kontrollojmë atë që ndodh përreth nesh, edhe pse ne e dijm se kjo është e pamundur që të ndodh gjithmonë.

Jeta është një lojë e zakonshme e mundësive dhe ekzistojnë disa gjëra të cilat ne thjesht nuk mund t’i kontrollojmë, pavarësisht se sa shumë provojmë.

Prandaj, përse nuk i’a lejojmë vetes këto ndjenja të ndjeshmërisë dhe ta shohim pastaj forcën të cilën mund të na e japin?

Profesoresha e Universitetit të Hjustonit, dr. Brene Broën na nxit të gjithëve që ta përqafojmë forcën lëndueshmërisë. Lexojeni fjalim e saj në TED talk dhe kuptojeni se çfarë në të vërtetë do të thotë të jeni të lëndueshëm.

Turpi. Është universal.

“Ajo që mund të u’a tregoj për turpin është kjo: Ai është universal; të gjithë e kemi atë. Personat e vetëm që nuk ndjejn turp, nuk e kanë aftësinë për ta ndjerë empatinë ose lidhjen njerëzore. Askush nuk dëshiron të flas për turpin, dhe sa më pak që flet për atë, aq më shumë e ke.”

Dr. Broën beson se çdo gjë që bëjmë në jetë – zgjedhjet që i bëjmë, marrdhëniet që i krijojmë – posht që gjithave zihet dëshira për lidhje.

Kjo është, lidhje mes njerëzve.

Por, shumë prej nesh ndjehen të pavlefshëm. Ne të gjithë, deri në një pikë, ndjejm turp.

Çka nëse s’jemi mjaftueshëm të mirë? Mjaftueshëm të mençur? Mjaftueshëm të bukur? Në këtë mënyrë, në të gjithë turpërohemi nga “Pavlefshmëria” jonë. Dhe kjo është ajo e cila na ndalon për të krijuar lidhje.

Mirëpo, gjatë studimit të saj shumë vjeçar, ajo zbuloi një gjë mjaft të qëndrueshme:

Personat që krijojnë lidhje të me vlerë, dijn si ta përqafojnë plotësisht lëndimin.

“Ata besojnë se ajo që i bëri ata të lëndueshëm, është ajo që i bëri ata të bukur. Ata kurr s’kanë thënë se lëndueshmëria është e rehatshme, e as nuk kanë thënë se ajo është e padurueshme. Për lëndueshmërinë ata thjesht thoshin se ajo është e nevojshme. Ata flisnin për gaditshmërinë për të thënë “të dua…” fillimisht, gadishmërinë për të bërë diçka për të cilën nuk ka garancë. Gadishmërinë për të marrë frymë përgjatë kohës sa po e prisni mamogramin nga doktori. Ata e kanë gadishmërinë për të investuar në një marrdhënie e cila mund të funksionojë ose jo. Ata mendojnë që kjo është thelbësore.”

Injorimi i lëndueshmërisë na bënë të ndihemi të mpirë.

Kur ne e injorojmë ndjenjën e lëndueshmërisë, ne ndjehemi të mpirë dhe ndaj emocioneve të tjera.

Njerëzit nuk ta mpijnë veten në mënyrë selektive. Ne duhet ta lejojmë veten ta ndjejmë çdo emocion, në mënyrë që të mund t’i ndiejmë edhe emocionet e bukura.

Dhe këtu është vendi ku lëndueshmëria e shfaq veten:

“Ju nuk mund ti mpini ndjenjat e forta, po i mpirë njëkohësisht edhe emocionet e tjera. Ju nuk mund t’i ndani ato në mënyrë selektive. Prandaj, kur i mpijmë emocionet e forta, ne e mpijmë gjithashtu edhe kënaqësinë, mirënjohjen, lumturinë.Pas kësaj, ne bëhemi të mjerë, fillojmë të kërkojmë për qëllime dhe kuptime dhe pas kësaj ne ndjehemi të lëndueshëm dhe kështu dalim i pijm disa birra dhe në këtë mënyrë krijohet një rreth i rrezikshëm.”

Është një rreth shumë, shumë i rrezikshëm të cilin jemi duke e bartur edhe tek fëmijët tanë.

Ne duhet t’i bëjëm fëmijët tanë të përkryer, larg nga e keqja dhe për këtë ne nuk mund t’i bëjëm ata të ndihen të lëndueshëm. Mirëpo e gjithë kjo është e gabuar.

Ne duhet ta lejojmë veten tonë të ndjejë.

“Ta lejojmë veten tonë të duket, të duket thellësisht… të dashurojë më gjithë zemër edhe pse mund të mos ketë asnjë siguri, të praktikojmë mirënjohjen dhe kënaqësinë edhe në ato momentet e tmerrshme kur pyesim se: “A mund të të dashurojë kaq shumë? A mund të besoj me pasion në këtë?”

Në duhet ta lejojmë veten tonë për ta ndjerë lëndueshmërinë, në mënyrë që ta lejojmë veten tonë për të ndjerë falenderim për secilën ndjenjë njerëzore që e ndjejmë. Nuk ekziston asgjë e gabuar nëse ndjejm turp, mirëpo si mund ta tejkalojmë këtë nëse fillimisht refuzojmë ta njohim atë?

Në të gjithë vlejmë dhe të gjithë ne kemi nevojë të jemi më të mirë dhe më zemërgjerë me veten tonë.

Autore: Genefe Navilon/ideapod.com

Në shqip nga filozofia.al