SHARE

“Dashuria është treguesi më i mirë se diçka përtej egoizmit është e vërtetë”.

“Ne jetojmë në një botë fantazish, një botë iluzioni. Synimi më i madh në jetë është të gjejmë realitetin”.

“Unë uroj që kushdo të bekohet me mure për erën, me një çati për shiun, me një filxhan çaji të ngrohtë pranë zjarrit, me njerëzit që i do pranë, si dhe me çdo gjë që dëshiron zemra e tyre”.

“Dashuria është ajo që ndodh kur qendra e universit të dikujt fillon dhe rrotullohet rreth të njëjtin person tjetër”.

“Vetëm gënjeshtrat dhe e keqja mbizotërojnë, nëse i lë të tjerët të marrin vendime për ty”.

“Ne mund të mësojmë të duam vetëm duke dashur”.

“Të dalësh nga një dashuri e madhe është vërtet ftilluese, pasi nis ta shohësh botën me sy të rinj”.

“Çdo mashkull ka nevojë për dy femra, një shtëpiake të qetë dhe një nimfë trilluese”.

“Unë mendoj se të jesh femër është njësoj si të jesh irlandeze. Çdokush thotë se ti je e rëndësishme dhe e mirë, por përherë të vendosin në vend të dytë”.

“Ne të gjithë duhet të përgatitemi për të ardhmen, nëse shohim se sa e tmerrshme është e tashmja jonë dhe sa keq po shkon ajo”.

–  Iris Murdoch


“Mos thuaj: “Pse po më ndodh mua kjo gjë?”, por thuaj: “Çfarë po më mëson mua kjo gjë?”. Do të ndryshojë gjithçka”.

“Nëse nuk mëson të rrish vetëm , gjithmonë ke për të pasur frikë nga vetmia”.

“Mos u ndje keq duke i thënë dikujt që s’të meriton: “Nuk të urrej, thjesht jam lodhur duke shpenzuar kohën time me ty”.

“Nëse je i ri dhe ende nuk e ke kuptuar qëllimin e jetës tënde, mos u streso. Çdo gjë do ta kuptosh në kohën e duhur”.

“Mos u frikëso nga fillimet e reja, nga njerëzit e rinj, nga energjitë e reja, nga sfidat e reja. Fillo të eksplorosh forma të ndryshme të lumturisë”.

“Ne jemi krijuar për të dashur njerëzit dhe për të përdorur gjërat, por sot ne përdorim njerëzit dhe duam gjërat”.

“Çdo gjë do të ndodhë për një arsye dhe kur ta kuptosh atë arsye, do të ndihesh falenderues ndaj vetes që nuk hoqe dorë. Bekimet po vijnë drejt teje. Besoje këtë gjë”.

“Miqtë e vërtetë të thotë se kur nuk je duke jetuar me gjithë potencialin tënd. Ata nuk të lënë të ulesh, të jesh mediokër dhe të mendosh se je duke vepruar mirë”.

“Duhet të kuptosh se kush nuk je, për të arritur të kuptosh se kush je në të vërtetë”.

“Nuk të lëndon dashuria, por njerëzit që nuk ditën të të donin. Mos i ngatërro këto dy gjëra”.

– Jay Shetty


“Marrëdhënia nuk duhet të bazohet mbi sasinë e kohës që shpenzoni së bashku, por në atë çfarë ndërtoni së bashku”.

“Është e vështirë të harrosh dikë që të dha shumë gjëra për t’i kujtuar”.

“Edhe kur bota më duket sikur po përmbyset, unë sërish ia dal të mbaj një buzëqeshje në fytyrë”.

“Nëna më mësoi t’i trajtoja femrat me respekt”.

“Çdo person fillon të jetojë nga momenti që një moment i caktuar i duket si një përjetësi e tërë”.

“Një mashkull i vërtetë e do të dashurën e vetë, e do akoma më shumë gruan e vetë në të ardhmen, por e do për gjithë jetën e vet nënën e vet”.

“Gjërat e këqija do të ndodhin përherë në jetë. Njerëzit me siguri do të të lëndojnë, por ti nuk duhet ta përdorësh diçka të tillë si një justifikim për të lënduar mbrapsht të tjerët”.

“Nuk ke se si të jesh i moshuar dhe i pjekur në mendime, nëse dikur nuk ke qenë i ri dhe i çmendur”.

“Gjithmonë bëj kujdes se kujt i beson dhe kujt i tregon problemet e tua. Jo të gjithë të urojnë të mirën”.

“Nuk mund ta harrosh të shkuarën, pasi ti je një reflektim i saj sot. Jeto një jetë me mësimet e së shkuarës, në vend që të jetosh një jetë plot me zhgënjime”.

“Mos i lejo disa mendime negative të të bëjnë të ecësh prapa. Shiko përpara dhe vazhdo të ecësh”.

“Ziliqarët përherë do të të kenë zili e do të urrejnë, sepse duhet të ekzistojnë edhe njerëz të tillë në botë”.

“Ndiqi ëndrrat e tua, por sigurohu edhe të bësh qejf, pasi jeta nuk duhet të jetë përherë monotone”.

“T’i dërgosh një mesazh një vajze duke i thënë “Mirëmëngjes, bukuroshe”, mund të ndryshojë sjelljen e saj përgjatë gjithë ditës”.

“Ndaj mos më gjyko mua dhe unë s’do të gjykojë ty, sepse kështu, përpara se çdo gjë të duket e bukur, do të duket e shëmtuar”.

– Chris Brown


“Ji i lumtur dhe kujdesu për veten, por mos harro as të jesh i lumtur me gjërat e bukura që të bëjne ty të jesh vetvetja”.

“Ne duhet t’i mësojmë vajzave kudo në botë, se ato mund të arrijnë aq larg sa mund të arrijë një qenie njerëzore”.

“Unë nuk duhet t’i provoj asgjë askujt. Unë thjesht duhet të ndjek zemrën time dhe të përqendrohem tek ajo çfarë dua t’i them botës. Jam unë ajo që drejtoj botën time”.

“Unë jam një qenie njerëzore si gjithë të tjerat që bien në dashuri dhe ndonjëherë nuk kanë kontroll mbi çdo situatë”.

“Mos i lejo sukseset të hyjnë në mendjen tënde dhe as dështimet të hyjnë në zemrën tënde”.

“Kur të largohem nga kjo botë, nuk do të largohem me pendesa. Do të lë diçka që të më kujtojnë, në mënyrë që të mos harrohem”.

“Bëj atë, për të cilën ke lindur që të bësh. Duhet të besosh tek vetja jote”.

“Bota do të të shohë në mënyrën që ti e sheh veten tënde dhe do të trajtojë në mënyrën që ti e trajton veten tënde”.

“Vlera e vetes tënde përcaktohet nga ty. Nuk ke pse të varesh nga dikush që të thotë se kush je”.

“Lëri mënjanë gjithë rregullat dhe normat e shoqërisë. Si mund të jetosh, nëse nuk ndryshon?”.

– Beyoncé