SHARE

“Zbulo nga se ke frike dhe shko jeto atje”

“Personi që ti do dhe personi që të do nuk është kurrë i njejti person”

“Jam rezultat i të gjithë atyre që kam njohur”

“E vetmja arsye për të cilën i pyesim të tjerët si u ka shkuar fundjava, është për t’u treguar fundjavën tonë”

“Buzëqeshja e vërtëtë zgjat vetëm pak sekonda, pastaj mbesin dhëmbët”

“Njeriu e përdor telefonin sepse urren shoqërinë e të tjerëve, por ka edhe frikë të rrij vetëm”

“Vetëm pasi kemi humbur gjithçka, jemi të lirë të bëjmë çdo gjë”.

” Arti s’ka lindur kurrë nga lumturia”

“Gjuha është thjeshtë mënyra e jonë për të shpjeguar mrekullinë dhe lavdinë e botës”

“Është aq e vështirë të harrohet dhimbja, por është edhe më e vështirë të kujtohet mirësia. Ne nuk kemi plagë të lumturisë. Ahh sa pak mësojmë nga paqja!”

“Arsyeja e parë për të cilën njerëzit ikin nga fshatrat e vegjël – thoshte gjithmonë Rant, është sepse kështu mund të ëndërrojnë të kthehen. Arsyeja pse rrinë, është që të ëndërrojnë të ikin. Me këtë Rant donte të thoshte që asnjeri nuk është i lumtur, në asnjë vend.”

“Nga mënyra se si e kuptoj unë, kush është i zoti, bën. Kush nuk është, qahet.”

“Kam nevojë për dikë, që të jetë i domosdoshëm për mua.
Dikë, që të gllabërojnë gjithë kohën time të lirë, egon time, vëmendjen time. Dikë, që të varet nga unë. Një varësi reciproke. Si një ilaç, që mund të të bëjë mirë dhe keq, në të njëjtën kohë.”

“Je i/e dënuar të jesh vetvetja. Kaligrafia. Mënyra e të ecurit. Motivi dekorativ i porcelaneve që zgjedh. Je gjithmonë ti që e tradhëton veten. Çdo gjë që bën rrëfen dorën tënde.

Çdo gjë është një autoportret.Çdo gjë është një ditar.”

“E vërteta është se suksesi i një personi varet nga shpeshtësia me të cilën arrin të thotë fjalën “po” dhe të dëgjojë fjalën “jo”. Nga të gjitha herët që e ndalojnë dhe ai këmbëngul.”

“Duket sikur ekzistojnë vetëm një sërë sisteme modelesh.
Sisteme modelesh që kryesojnë sisteme modelesh.
Sisteme modelesh që ndikojnë sisteme të tjera modelesh.
Sisteme modelesh të fshehura mes sisteme modelesh.
Sisteme modelesh brenda sisteme modelesh.
Po ta shikosh nga afër, historia nuk bën asgjë tjeter, por përsëritet.
Ai që ne quajmë kaos është vetëm një sistem modelesh që nuk njohim.
Ai që ne quajmë ‘i rastit’ është vetëm një sistem modelesh që nuk arrijmë të deshifrojmë, dhe atë që nuk mund të kuptojmë e quajmë (çuditërisht) të pakuptimtë, ndërkohë që atë që nuk mund të lexojmë e quajmë dërdëllisje.
Aty ku nuk ka variabël, nuk ka vullnet të lirë.”

“Një gjeneratë e tërë që pompon karburant, shërben tavolina, skllevër me kollare të bardhë. Reklamat na bëjnë të ndjekim makinat dhe rrobat, duke bërë punë që ne urrejmë, për të blerë bajga që nuk na duhen. Ne jemi fëmijët e mesit të njeriut historik, pa qëllim apo vënd, ne nuk kemi luftën e Madhe, apo depresionin e Madh, lufta jonë e madhe është një luftë SHPIRTËRORE, depresioni ynë i madh është jeta jonë. Ne jemi rritur nga televizioni duke besuar se një ditë ne të gjithë do të bëhemi milionerë dhe zot filmash dhe yje rroku, por ne nuk do bëhemi dhe ngadalësisht po e kuptojmë këtë fakt dhe ne jemi shumë shumë të nevrikosur”

|Chuck Palahniuk|