SHARE

Kosovë, emën i gdhendun thellë mrena
meje
tokë e shenjtë, gjakosun e veshun me të
zeza
virgjërinë më shumë se të tjerët, gjaku yt
ta vjedhen e të flaken tutje si eshtrat pranë qenve…

Dhe tek ty kukatin kukuvajkat
ulërinë ujqërit, e të helmojnë gjarpërinjtë
si lepuj ikin ata që s’kanë për të ngopur
barkun
e si të ishin mbretër rrinë secili
perbindsh.

Përpinë tokat, i falen, i dhanë si pa të
keq
dhe kundër i dolen betimit të shenjtë
vargut mahnitës të Podrimes poet
“Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Të morën Kosovë e t’pinë si kanibalë
t’i shtjerrën burimet e të lanë me vaj
tash të shoh si prostitutë rrugëve
e zhveshun
ah, t’i morën të gjitha, krenarinë ta zhveshën.

Unë e bija jote Kosovë thurë brenda teje
vargje
si atëherë kur bijve e bijave tua iu thurën
plumba
e vogël isha për të të dalë atëherë zot ah,
dhe më e vogël po ndihem unë sot.

Kosovë, dashunisht të them urime 11
vjet shtet
mbijetofsh e u bëfsh vendi më i mirë
në planet.

Miranda Dobraj