SHARE

“Jeta është shumë interesante… në fund, disa prej dhimbjeve të tua më të mëdha, bëhen pikat e tua më të forta” – Drew Barrymore

“Mendoj që, nëse jeton në një botë bardhë e zi, do të vuash shumë. Kështu kam qenë unë. Por nuk e besoj më” – Bradley Cooper

“Nuk besoj në funde të lumtur, por besoj në udhëtime të lumtur, sepse në fund të fundit, ose vdes në moshë të re, ose jeton gjatë dhe sheh miqtë e tu të vdesin. Eshtë gjë e keqe, por është jeta”. – George Clooney

“Me kalimin e kohës, fama do të ikë prej meje. Ikën nga të gjithë dhe në fund, ajo që të mbetet, është që të jesh në gjendje të kthesh kokën pas dhe të të pëlqejnë zgjedhjet që ke bërë në jetë” – Matt Damon

“Të vetmet krijesa që janë zhvilluar mjaftueshëm, për të përcjellë dashuri të pastër, janë qentë dhe fëmijët” – Johnny Depp

“Respekto zgjedhjet e tua, respekto veten tënde. Respekti për veten të shpië drejt disiplinës vetiake. Kur i ke të dyja këto, atëherë ke pushtetin e vërtetë” – Clint Eastwood

“Nëse lutesh për shiun, duhet të merresh edhe me baltën. Eshtë pjesë e tij. Do të isha më i frikësuar, nëse nuk do të përdorja aftësitë që më ka dhënë Perëndia. Do të isha më i trembur nga avashllëku dhe dembelizmi” – Denzel Washington

“Unë besoj se është një fuqi e brendshme që bën fituesit dhe humbësit. Dhe fituesit janë ata që dëgjojnë realisht të vërtetën e zemrës së tyre” – Sylvester Stallone

“Në momentin që nuk je duke mësuar më, besoj se ke vdekur” – Jack Nicholson

“Nuk ka pendesa në jetë. Ka vetëm mësime” – Jennifer Anniston

“Paraja nuk ka asnjë kuptim për mua. Kam fituar shumë para, por dua të shijoj jetën dhe të mos stresohem për llogarinë bankare. Unë jap shumë dhe jetoj thjesht, vetëm me një valixhe në hotele. Të gjithë e dimë se shëndeti është shumë më i rëndësishëm.” – Keanu Reeves

“I telefonova gjyshërit e mi, dhe gjyshi më tha: “Pashë filmin tënd”. I thashë: “Cilin?” Dhe e dëgjova t’i thërriste gjyshes: “Bety, si quhej ai filmi që nuk më pëlqeu mua?” – Brad Pitt

“Nuk më bëhej shumë vonë për bukurinë time kur isha e re. Ndihesha si një aktore në personazh. Ashtu ndihem edhe sot” – Meryl Streep

“Formula e suksesit? Thjesht të jesh vetvetja. Në çastin që të bëhet vonë për të tjerët, pushon së qëni vetja jote” – Meryl Streep

Sa më shumë që shkojnë vitet, aq më shumë e kupton sa e brishtë është jeta. Dhe besoj se kjo është arsyeja përse duhet të ngrihemi, me më shumë gëzim, çdo ditë…” – Julia Roberts

“Eshtë e kollajtë t’ia hedhësh syrit. Por zemrës, nuk ia hedh dot kurrë” – Al Pacino

“Thonë se vdesim dy herë: një herë kur fryma e fundit del nga trupi ynë, dhe një herë kur njeriu i fundit që njohim, përmend emrin tonë” – Al Pacino


“Ne të gjithë do të vdesim. Qëllimi nuk është të jetojmë përgjithmonë, qëllimi i jetës është të krijojmë diçka që do të zgjasë përgjithmonë”.

“Mua më pëlqen të jem një femër në një botë plot me meshkuj. Mbi të gjitha, meshkujt nuk mund të veshin fustane, ndersa ne mund të veshim pantallona”.

“Mëso të duash veten. Është dashuria më e madhe nga të gjitha”.

“Unë besoj se fëmijët janë e ardhmja jonë. Mësojini ata mirë dhe lërini të udhëheqin. Tregojani gjithë bukurinë që kanë përbrenda”.

“Mamaja më mësoi se kur ti i qëndron të vërtetës dhe dikush thotë një gënjeshtër për ty, mos e kundërshto atë”.

“Kur vendosa të bëhesha një këngëtare, mamaja ime më paralajmëroi se do të isha shumë kohë e vetmuar. Praktikisht ne të gjithë jemi. Vetmia vjen me kalimin e kohës”.

“Edhe unë kam prioritete. Kujdesi ndaj vajzës sime është kryesori”.

“Për mua dashuria dhe muzika janë e njëjta gjë”.

“Do të preferoja të isha më mirë e vetmuar, se sa jo e lumtur”.

“Edhe nëse humbas, edhe nëse fitoj, të paktën e di që kam vepruar ashtu siç kam besuar”.

– Whitney Houston


“Të të thonë se si duhet të dukesh, do të thotë të shndërrohesh në një produkt dhe unë nuk dua të jem një produkt”.

“Ji guximtar dhe pa frikë për të ditur se edhe nëse bën njëveprim të gabuar, po e bën për një arsye të mirë”.

“Jeta është shumë herë më e thjeshtë, kur nuk kapesh pas tëshkuarës”.

“Pavarësisht se si dukesh, unë mendoj se kryesor është të qenurit i/e lumtur me vetveten”.

“Unë nuk bëj muzikë për sytë, por për veshët”.

“Edhe unë kam pasiguri, por nuk qëndroj me persona, të cilët m’i vënë ato në dukje”.

“Një person i dehur është një person i sinqertë, sipas mendimit tim”.

“E ke parasysh kur do dikë që nuk të do mbrapsht? Është ndjesia më e keqe që ekziston”.

“Asnjëherë nuk e kam pasur problem mënyrën se si dukem. Unëpreferoj më mirë të shkoj për drekë me miqtë e mi, se sa të shkoj në palestër”.

“Jeta ime është plot me probleme dhe nuk kam kohë tëshqetësohem për diçka kaq të parëndësishme sa mënyra se si dukem”./bota.al

Adele