SHARE

“Nëse e ndryshon mënyrën se si sheh drejt gjërave, edhe gjërat që ti sheh, do të ndryshojnë”.

“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë ty, është Karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.

“Kur ti gjykon dikë, ti në fakt nuk e përkufizon atë, por përkufizon veten tënde”.

“Ti nuk mund të jesh i vetmuar, nëse të pëlqen personi që të shoqëron në vetminë tënde”.

“Konflikti nuk mund të mbijetojë dot pa pjesëmarrjen tënde”.

“Ji i trishtuar, ose motivoje veten. Çdo gjë që duhet bërë, është gjithmonë zgjedhje e jotja”.

“Bollëku nuk është diçka që ne e fitojmë. Është diçka që ne e mendojmë”.

“Njerëzit e dashur jetojnë në një botë të dashur. Njerëzit e ligë jetojnë në një botë të ligë. Dhe bota është e njëjta për të dy”.

“Do ta shohësh diçka të realizuar, kur ta besosh atë gjë”.

“Shko drejt asaj që do tani. E ardhmja nuk i është premtuar askujt”.

“Ti nuk mund ta kontrollosh dot gjithmonë çfarë ndodh jashtë teje. Por ti mund ta kontrollosh se çfarë ndodh brenda teje”.

“Vlera e vetes vjen vetëm nga një gjë: të menduarit se ti ke vlera”.

“Nëse beson se diçka do të shkojë mirë, do të të shfaqen mundësi në rrugën tënde. Nëse beson se nuk do të shkojë mirë, do të shohësh pengesa”.

“Fillo ta shohësh veten si një shpirt me një trup, jo si një trup me një shpirt”.

“Ti mund ta kesh bindur veten se të japësh është e pamundur, sepse ti ke shumë pak për veten tënde. Por nëse ti nuk je bujar, atëherë kur je në vështirësi, nuk ke për të qenë as atëherë kur të duket gjithçka e lehtë. Bujaria është në funksion të zemrës, jo të kuletës”.

– Wayne Dyer


“Mendoj se bukuria është ajo që të bën ty të lumtur. Pikë. Njerëzit e lumtur janë të bukur. Ata shndërrohen në një pasqyrë që reflekton gjithë lumturinë që kanë”.

“Unë besoj se ti mund të bëhesh personi që zemra jote ëndërron të bëhesh”.

“Dashuria është zakoni më i rëndë për t’u thyer dhe më i vështiri për t’u kënaqur”.

“Të qenurit i lumtur ka një aspekt luftëtari përbrenda. Duhet të luftosh për të qenë i tillë”.

“Dua t’i shoh njerëzit të çmenden, teksa bëj gjërat që ata nuk i presin”.

“Gjëja ime e preferuar e të qenurit një nënë, është personi më i mirë që të bën kjo gjë në rutinën tënde”.

“Unë lutem të jem si oqeani me valë të qeta, ndoshta me pak dallgë ndonjëherë. Shumë herë më tepër, unë pëlqej qëndrueshmërinë, se sa uljet dhe ngritjet”.

“Unë nuk jam dikush që turpërohet me të shkuarën e tij. Në fakt, unë jam tepër e lumtur për të. E di se kam bërë plot gabime, por ato, në fakt, kanë qenë mësimet e jetës sime”.

“Kur e vendos kokën në jastëk gjatë natës, unë mund të them: “Unë isha një person i mirë sot”. Ky është momenti kur unë ndihem e lumtur”.

“Bukuria është përbrenda. Mua nuk më intereson, nëse ti je personi më tërheqës në planet. Nëse nuk je i mirë përbrenda, kjo gjë do të vihet re. Çdokush nga ne bie në dashuri me një person për anën e brendshme të tij”.

“Unë nuk pendohem për asgjë. Sepse çdo detaj i vogël i jetës tënde është ai që të ka bërë personin që je sot”.

“Në fund, disa nga dhimbjet e tua më të mëdha, bëhen fuqitë e tua më të mëdha”.

– Derry Barimore


“Suksesi ekziston kur firma jote ndyshon në një autograf”.

“Ekselenca është një proces i vazhdueshëm dhe jo një aksident”.

“Ëndrrat nuk janë ato që sheh në gjumë, por ato që nuk të lënë të flesh gjumë”.

“Truri i vërtetë i një vendi mund të gjendet edhe në bangën e fundit në klasat e shkollës”.

“E mësuara të fal kreativitet. kreativiteti të drejton drejt të menduarit. I menduari shton njohuritë dhe njohurit të bëjnë më të madh”.

“Është shumë e lehtë të mposhtës dikë, por është tepër e vështirë ta fitosh atë sërish”.

“Mos lexo histori suksesi, sepse thjesht ke për të marrë një mesazh. Lexo histori dështimesh të marrësh disa ide në mënyrë që të fitosh sukses”.

“Shiko sipër në qiell. Ti nuk je i vetëm. I gjithë universi është miqësor me ne dhe na frymëzon në çdo moment. Ai na shtyn t’i dhurosh disa nga ëndrrat dhe punën tënde”.

“Nëse mungesa ime nuk ndikon tek ty, atëherë prania ime afër teje nuk ka asnjë kuptim…”.

“Mësuesi yt më i mirë ëshë mësuesi yt i fundit…”.

“Mos bëj pushim pas fitores tënde të parë, sepse nëse dështon në të dytën, më shumë buzë janë duke pritur të thonë se fitorja jote e dytë ishte thjesht fat”.

“Besimi dhe puna e fortë janë mjekimi më i mirë për të vrarë sëmundjen e quajtur sukses. Ato do të të bëjnë ty një person të suksesshëm”.

“Thuaji vetes çdo mëngjes këto 5 fjali: “Unë jam më i/e miri/a”; “Unë mund ta bëj këtë gjë që dua”; “Zoti është përherë me mua”; “Unë jam një triumfues/e”; “E sotmja është dita ime”.

“Ëndërroni, ëndërroni, ëndërroni. Ëndrrat tranformohen në mendime dhe mendimet rezultojnë në veprime”./bota.al

– Abdul Kalam