SHARE

“Edukata pa vlera, po aq e rëndësishme sa është, po aq rëndësi ka për ta bërë një person një djall të zgjuar”.

“Integriteti është të bësh gjënë e duhur, edhe kur askush nuk po të shikon”.

“Ka shumë, shumë më tepër gjëra të mira përpara, se ato që kemi lënë pas”.

“Nuk je asnjëherë tepër i moshuar për t’i vendosur vetes një tjetër objektiv, ose për të ëndërruar një ëndërr të re”.

“Ti nuk mund të ecësh dot mbrapsht dhe të ndryshosh fillimin, por mund të fillosh nga aty ku je dhe të ndryshosh fundin”.

“Mos e lër asnjëherë lumturinë tënde të varet nga diçka që me shumë mundësi mund ta humbasësh”.

“Ne të gjithë e duam progresin, por nëse je në rrugën e gabuar, progresi do të thotë të kthehesh mbrapsht dhe të ecësh në rrugën e duhur. Në këtë rast, personi që kthehet mbrapsht më shpesh drejt rrugës së drejtë, është ai që do të ecë më tepër përpara”.

“A nuk është qesharake se si ditë pas dite asgjë nuk ndryshon, por kur ti sheh pas, gjithçka është ndryshe?”

“Besimi është të kapesh pas diçkaje, pavarësisht ndryshimeve të humorit dhe të rrethanave”.

“Ti nuk ke një shpirt. Ti je një shpirt. Ti ke një trup”.

– C.S. Lewis


“Jo çdo gjë me të cilën përballesh, mund të ndryshohet, por asgjë nuk mund të ndryshohet, nëse nuk përballohet fillimisht”.

“Unë nuk mund ta besoj çdo gjë që ti thua, por unë e besoj çdo gjë që ti bën”.

“Njerëzit paguajnë për atë që bëjnë, dhe paguajnë akoma më tepër për atë që i kanë lejuar vetes të bëhen. Ata paguajnë për këtë gjë mjaft thjesht; me jetët që udhëheqin”.

“Krijesa më e rrezikshme e çdo shoqërie, është njeriu që nuk ka asgjë për të humbur”.

“Çdokush që është përballur me varfërinë, e di mjaft mirë se sa ekstremisht e shtrenjtë është të jetë i varfër”.

“Fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë të mirë në të dëgjuarin e më të rriturve, por ata asnjëherë nuk kanë dështuar për t’i imituar të rriturit”.

“Dashuria i heq maskat, pa të cilat ne trembemi se nuk mund të jetojmë dot dhe e dimë se nuk mund të jetojmë dot”.

“Urrejtja, e cila mund të na shkatërrojë kaq shumë të gjithëve, asnjëherë nuk ka dështuar në shkatërrimin e atij që urren, dhe ky ka qenë një ligj i përhershëm”.

“Çdokush mendon se dhimbjet dhe lëndimet e tij kanë qenë të papërjetuara ndonjëherë në histonë e botës, derisa lexon për dhimbjet”.

– James Baldwin


“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë”.

“Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga njerëzit”.

“Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me veprat që peshojnë, dije dhe mos ke asnjë dyshim ,se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda, dhe burrë do të jesh,  biri im”.

“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.

“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.

“Imagjinata e një femre është ndonjëherë më e sigurtë se siguria e një mashkulli”.

“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë”.

“Një femër budallaqe mund ta kontrollojë mirë një mashkull të zgjuar, por duhet një femër tepër e zgjuar për të kontrolluar një budalla”.

“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”.

– Rudyard Kipling


“Duaji të gjithë, besoju disave dhe mos i bëj keq askujt”.

“Një budallai i duket vetja i mençur, ndërsa një njeriu të mençur i duket vetja budalla”.

“Nuk janë yjet që e mbajnë fatin tonë në dorë, jemi vetë ne”.

“Nuk ka gjëra të këqija, apo të mira. Mendimet tona i bëjnë ato të tilla”.

“Është një prind i mençur ai që e njeh plotësisht fëmijën e vet”.

“Dëgjoji të gjithë. Foli vetëm disave”.

“Më mirë tri orë përpara, se sa një minutë me vonesë”.

“Nuk ka errësirë më të madhe se injoranca”.

“Paqja jonë duhet të qëndrojë as stoike sa mallet e forta”.

“Të jesh a të mos jesh, kjo është çështja”.

“Anija bosh është ajo që bën zhurmën më të madhe”.

“Kur dhimbja vjen, ajo nuk vjen si një ushtar i vetëm, por si një batalion i tërë”.

“Vetëm ata që nuk duan, janë ata që nuk e shprehin dashurinë e tyre”.

“E shkuara ekziston thjesht si një prolog”.

“Disa rriten në mëkat, ndërsa disa të tjerë me besim bien”./bota.al

– William Shakespeare