SHARE

“Nëse duam të arrijmë paqen e vërtetë në botë, ne duhet të nisim të edukojmë fëmijët”.

“Atje ku ka dashuri, atje ka jetë”.

“Nëse unë e kam besimin se mund ta bëj diçka, unë me siguri do ta fitoj aftësinë për ta bërë atë gjë, edhe nëse nuk e kam pasur që në fillim atë aftësi”.

“Askush nuk mund të më lëndojë mua pa lejen time”.

“Jeto sikur do të vdisje nesër. Mëso sikur do të jetoje përgjithmonë”.

“Nuk duhet ta humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është si një oqean. Nëse disa pika uji në oqean janë të ndotura, kjo nuk e bën oqeanin të konsiderohet i ndotur”.

“Madhështia e shoqërisë së një vendi gjykohet nga mënyra se si i trajton kafshët”.

“I dobëti nuk mund të falë dot. Falja i përket të fortëve”.

“Shpërblimi ynë tregohet me përpjekjet, jo me rezultatet. Përpjekjet e mëdha janë padyshim fitore të mëdha”.

“Fuqia nuk e ka burimin tek kapaciteti fizik, por tek vullneti i palëkundur”.

– Mahatma Gandhi


“Kur fëmijës , pasi është rritur ca, i duhet ndërprerë qumështi i nënës, ajo virgjërisht e fsheh gjirin, dhe atëherë fëmija s’ka më nënë. Lum ai fëmijë që nuk e ka humbur nënë tjetërsoj!”

“Poeti është gjeniu i të rikujtuarit.”

“Të marrësh besimin do të thotë të lësh arsyen.”

“Ankthi është marramendja e lirisë.”

“Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq e vështirë të bindemi.”

“Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.”

“E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur.”

“Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron. Martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.”

“Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.”

“Të guxosh do të thotë të harrosh për momentin drejtpeshimin. Të mos guxosh do të thotë të humbësh vetveten.”

“Filozofia shkon më larg. Teologjia, e lyer dhe e pudrosur, rri në dritare duke lypur favoret e filosofisë, tek i ofron hiret e veta.”

“Absurdi përshenjon themelin e besimit, fillesën e kërcimit të besimit, meqë njëherazi përshenjon mospërputhjen midis rendit të Krijuesit dhe redit të krijesës.”

“Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.”

“Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.”

“Lum kush mund të vdesë në një mënyrë të atillë që shtrati i tij i vdekjes, në çastin që trupi hiqet s’andejmi, të duket edhe më i këndshëm se djepi i një fëmije.”

– Soren Kierkegard


“Qëndrimi juaj dhe jo zotësia juaj, përcakton madhështinë tuaj.”

“Ji i dobishëm. Nëse sheh një person pa buzëqeshje në fytyrë, jepi tënden.”

“Ti mund të bësh depozita pozitive në ekonominë tënde çdo ditë duke lexuar apo duke dëgjuar materiale pozitive, jetëndryshuese, si dhe duke u shoqëruar me njerëz inkurajues dhe shpresëdhënës”.

“Nëse mund ta ëndërrosh, atëherë mund ta arrish atë gjë.”

“Kuptoje se dështimi është një ngjarje, jo një person.”

“Kur je i ashpër me vetveten, jeta do të tregohet pafundësisht më e lehtë me ty.”

“Bëje dështimin mësuesin tënd, jo shefin tënd.”

“Mos e lejo dikë që ka hequr dorë nga ëndrrat e veta, të të mësojë se si të ecësh në jetën tënde.”

“Ka shumë pak gjëra që mund t’i mësosh duke mos bërë gjë në jetë.”

“Shiko prapa në falje, para në shpresë, poshtë në mëshirë, dhe lart në mirënjohje.”

“Nuk mund ta kthejmë çdo gjë nga e para, por mund të nisim tani dhe të bëjmë një fund të ri.”

“Fillimi se nga e nis gjithçka, nuk është aq i rëndësishëm sa fundi.”

“Mënyra se si e sheh të ardhmen ka më shumë rëndësi, se sa çfarë ndodhi në të shkuarën tënde.”

“Nëse ke mësuar nga disfatat, nuk ke humbur asnjëherë vërtet.”

“Shpresa është fuqia që i jep çdo personi besimin për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur.”/bota.al

– Zig Ziglar