SHARE

Më nuk jam duke e kontrolluar telefonin për të parë nëse më ke shkruar apo telefonuar. Zemra ime nuk ndalon më së rrahuri kur e dëgjoj emrin apo zërin tënd.

Nuk e kam më ndjenjën e fluturave në bark kur të shoh. Prekjet dhe puthjet tuaja nuk më emocionojnë më. Nuk është se më nevojitet më prezenca juaj, transmeton Telegrafi.

Asnjëherë nuk e kam menduar se personi që është përgjegjës për të më bërë të ndihem e lumtur dhe e dashuruar të jetë i njëjti person që më shkakton shumë dhimbje në zemër dhe më bën të ndiheni e vetmuar.

Por e kam shëruar zemrën dhe i kam puthur plagët e mia. I kam pranuar si pjesë e imja dhe kam ecur tutje.

Kam ecur tutje duke mos pranuar të trajtohem si opsion. Nuk ka qenë në rregull të më vendosësh të fundit në listën e prioriteteve dhe të më marrësh të garantuar, por siç duket të kam dashuruar shumë dhe nuk ka mundur të të lë të ikësh. Dhe në procesin e të dashuruarit ty, e kam humbur veten. I kam hedhur tutje të gjitha standardet e mia.

Ke thënë se më dashuron. Ke thënë se nuk mund ta imagjinosh jetën pa mua. Dreqin, më ke thënë se do të më duash përgjithmonë. Se do t’i ndryshosh gjërat negative tuajat për mua. Epo, e falënderoj Zotin që nuk e ke bërë këtë dhe se ke mbetur i njëjti vagabond i cili më ka nxitur ta gjejë forcën për t’u larguar nga ti.

Po, është dashur një kohë e gjatë që të shërohem nga ti, por e kam bërë këtë. E vlerësoj atë çfarë më ka ndodhur me ty sepse koha e shpenzuar me ty m’i ka mësuar leksionet më të vështira dhe më të mira të jetës, të cilat eventualisht do t’i ndodhin çdo personi. Këto lidhje shërbejnë për të na thyer në mënyrë që më në fund t’i humbim egot dhe të bëhemi vetvetja.

Sot jam falënderuese që nuk kemi përfunduar së bashku. Martesa me ty do të kishte qenë gabimi më i madh i jetës sime. Jam falënderuese që nuk e kam shkatërruar veten ashtu.

Mund të thuash se të vjen keq sado që dëshiron, por nuk do të rikthehesh më. Kësaj radhe dera është e mbyllur për të. E tillë do të qëndrojë përgjithmonë. Më nuk do të ketë shanse të dyta. Dhe, e din pse? Sepse më në fund nuk brengosem fare për ty!/lexo.al