SHARE

“Shpresoj shumë që ajo të besojë tek vetja, po aq sa unë besoj tek ajo”.

“Ajo atje është vajza ime. Ajo më ka vjedhur zemrën që ditën e parë që lindi, që ditën që më thërriti “Mama”, tani që luan dhe më përshëndet në çdo moment gjatë lojës dhe e di që gjithë jetës së bashku do ta dua përherë e më shumë”.

“Unë nuk ia dhashë asaj dhuratën e jetës. Jeta më dha mua dhuratën më të çmuar duke të pasur ty”.

“Jeta është e ashpër, e dashur. Kështu duhet të bëhesh edhe ti me disa, bija ime. E butë me njerëzit e mirë dhe e ftohtë si bora me ata që përpiqen të të ngulin thika pas shpine”.

“Vajza ime është personi me të cilin unë qesh, ëndërroj dhe e dua me gjithë zemrën time. Mendoj se çdo mama ka po të njëjtën marrëdhënie me vajzën e vetë”.

“Për vajzën time. Mos harro asnjëherë se të dua. Jeta është e mbushur me momente të bukura, por dhe me momente të vështira. Meso nga çdo gjë që mund të mësosh. Bëhu femra që unë e di se mund të bëhesh”.

“Unë nuk dua që vajza ime të ndjekë hapat e mi. Dua që ajo të ecë krahë meje dhe të vazhdojë të ecë më tepër se sa unë mund ta mendoja të mundshme”.

“Sado e madhe të jetë bija ime, unë e di se ajo përherë do të ketë nevojë për mua e për këshillat e mia, ndaj unë do të jem përherë pranë saj”.

“Buzëqeshja e saj më bën mua të buzëqesh. E qeshura e saj është ngjitëse. Zemra e saj është e pastër dhe e sinqertë. Mbi të gjitha, unë e dua se ajo është vajza ime”.

“Vajza është një mënyrë, me të cilën Zoti përpiqet të të thotë: “Mendova se mund të të duhej një mikeshë për gjithë jetën”.

“Askush mbi tokë nuk do të të dojë më tepër se prindërit e tu”.

“Mos i mërzit prindërit e tu për të kënaqur njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë nuk i kanë shpezuar ditët e jetës së tyre për të ndërtuar jetën tënde, ashtu siç kanë bërë prindërit e tu”.

“Duaji prindërit e tu, sepse ndonjëherë ne jemi mjaft të zënë duke u rritur, saqë harrojmë se ata janë duke u plakur”.

“Gjëja më e bukur në botë është të shohësh prindërit e tu të buzëqeshin dhe të dish se ti je arsyeja e asaj buzëqeshjeje”.

“Vlerësoji prindërit e tu. Ti nuk ke për ta ditur asnjëherë se çfarë sakrificash kanë bërë ata për ty”.

“Mos u anko asnjëherë për gjërat që prindërit e tu nuk kanë mundur të t’i japin. Me siguri ata aq kanë pasur për të të dhënë”.

“A e di se një telefonatë e vetme mund t’i bëjë ata të lumtur? Ata nuk të lanë pas dore kur ti ishe i/e vogël, ndaj mos i lër ata pas dore tani që janë plakur”.

“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë”.

“Asnjë dashuri nuk është më e madhe, se dashuria e mamasë. Asnjë përkujdesje nuk është më e madhe, se sa kujdesi i babait”.

“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht kujtimet”./bota.al