SHARE

“Dikur mendoja se ndjesia më e keqe në botë ishte të ndiheshe vetëm, por në fakt nuk është ashtu. Ndjesia më e keqe në botë është të rrish me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm.”

“Meshkujt sot kanë frikë nga dy gjëra: një grua me thikë , dhe një grua me tru.”

“Komedia është duke vepruar me optimizëm”.

“Njerëzit e mirë përfundojnë në ferr sepse nuk mund ta falin vetveten”.

“Pa marrë parasysh se çfarë ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën”.

“Ju është dhënë vetëm një shkëndijë me çmenduri. Mos e humbni atë. “

“Edhe budallenjtë duken të zgjuar kur janë të qetë.”

“Unë mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen gjithnjë për t’i bërë njerëzit të lumtur, sepse e dinë se çfarë është të ndihesh absolutisht i pavlefshme dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet ashtu”.

“Ju lutem, mos u bëni merak aq shumë. Sepse në fund, asnjë prej nesh nuk ka shumë kohë në këtë Tokë. Jeta është e shkurtër. Dhe nëse jeni gjithnjë në gjendje të vështirë, hidhni sytë tek qielli i verës, kur yjet janë shpërndarë nëpër natën prej kadifeje. Dhe kur një yll shkëputet përmes errësirës, ​​duke e kthyer natën në ditë … bëj një dëshirë dhe mendo për mua. Bëje jetën spektakolare. “

“Fitimi i çmimit Oscar është një nder i vërtetë, por, le të mbetet mes meje e teje, kjo nuk i lehtëson aspak gjërat”

“E di se çfarë është muzika? Një kujtesë nga Zoti se ka diçka tjetër në këtë univers përveç nesh; një lidhje harmonike midis gjithë qenieve me jetë, kudo, edhe në yje”.

“Disa kanë lindur të mëdhenj. Disa e arrijnë madhështinë. Disa e marrin atë si një dhuratë diplomimi”.

“Çdokush që njeh, është duke kaluar nëpër një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Sillu mirë. Përherë”.

“Vogëlush, nëse të duhet alkool apo drogë për ta shijuar jetën në maksimum, atëherë po e jeton jetën në mënyrë të gabuar”.

“Depresioni nuk është shaka. Është një sëmundje e vërtetë që nuk diskriminon. Asnjë sasi parash apo fame nuk mund ta ndreqë atë. Edhe njerëzit më të qeshur të planetit nuk mund të mendojnë thjesht pozitivisht dhe të shërohen. Mbështeti ata që po luftojnë me depresionin, apo me çdo sëmundje tjetër mendore. Depresioni të merr jetën!”

“Kokaina është mënyra, me të cilën Zoti të thotë se je duke bërë shumë para”.

“Gjithçka që të duhet, është thjesht një buzëqeshje e bukur, por e shtirur, për të fshehur një shpirt të lënduar dhe vetëm atëherë do të kuptosh se sa i thyer je në të vërtetë”.

“Do të kalosh kohëra të vështira, por ato do të drejtojnë drejt gjërave të mira, të cilave nuk po i kushtoje vëmendje deri në ato momente”