SHARE

“Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme.” – Dalai Lama

“Ajo që nuk është humbur kurrë, nuk mund të gjendet kurrë.” – Proverbë Zen

“Ata që janë zgjuar, jetojnë në një gjendje mrekullie të vazhdueshme.” – Buda

“Mrekullia e vërtetë nuk është të ecësh mbi ujë a të ecësh në ajër, por thjesht të ecësh mbi këtë Tokë.” – Thích Nhất Hạnh

“Nëse je në depresion, po jeton në të kaluarën. Nëse je në ankth, po jeton në të ardhmen. Nëse jë paqe, po jeton në të tashmen.” – Lao Tzu

“Jeta është si të hipësh mbi një varkë e cila po niset për në det të hapur dhe fundoset.” – Shunryu Suzuki

“Miq të vjetër ikin, miq të rinj shfaqen. Eshtë njësoj si me ditët. Një ditë e vjetër ikën, një ditë e re vjen. E rëndësishme është ta bësh kuptimplotë: një mik kuptimplotë – ose një ditë kuptimplotë.” – Dalai Lama

“Gjithçka që jemi është rezultat i gjithçkaje që kemi menduar. Mendja është gjithçka. Ne bëhemi ajo që mendojmë.” – Buda

“Bëhu zot i mendjes tënde, në vend që të bëhesh një mendje e zotëruar nga tjetërkush.” – Proverbë Zen

“Respektoje jetën, nderoje jetën. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa jeta, asgjë më hyjnore se sa jeta.” – Osho

“Problemi është se ti mendon që ke kohë.” – Buda

“Një mendjeje të palëkundur, i gjithë Universi i dorëzohet.” – Chuang Tzu

“Çdo mëngjes ne rilindim. Ajo që bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi.” – Buda

“Lëviz dhe rruga do të hapet.” – Proverbë Zen

“Qëllimi ynë parësor në këtë jetë është të ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk i ndihmoni dot, të paktën mos i lëndoni.” – Dalai Lama


Nga Lao Tzu

“Ai që është i kënaqur me atë që ka, është i pasur.”

“Asgjë nuk është më e butë dhe fleksibël se sa uji, e prapëseprapë askush nuk i reziston atij.”

“Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga Universi.”

“Aktet e mëdha përbëhen nga punë të vogla.”

“Kur puna e atij që është udhëheqës i mirë ka mbaruar, populli thotë “ne e bëmë vetë”.

“Ku banoni, rrini pranë tokës. Kur mendoni, rrini pranë thjeshtësisë. Në konflikt, jini të drejtë dhe bujarë. Kur qeverisni, mos u përpiqni të kontrolloni. Kur punoni, bëni atë që ju shijon. Në familje, jini tërësisht të pranishëm.”

“Zotërimi i të tjerëve është forcë. Zotërimi i vetvetes është pushteti i vërtetë.”

“I urti nuk vë gjë mënjanë. Sa më shumë që ndihmon të tjerët, aq më shumë dobi i sjell vetes. Sa më shumë u jep të tjerëve, aq më shumë i jep vetes. Rruga e Qiellit bën mirë dhe nuk lëndon kurrë. Rruga e njeriut të urtë është që të veprojë, por jo të konkurrojë.”

“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe gjithashtu trajtoji ata që nuk janë të mirë me mirësi. Kështu përftohet mirësia. Jini të ndershëm me ata që janë të ndershëm dhe jini gjithashtu të ndershëm me ata që nuk janë të ndershëm. Kështu përftohet ndershmëria.”

“Natyra nuk e ka me nxitim, e prapëseprapë gjithçka arrihet.”

“Njeriu i mençur sheh në hapësirë dhe ai e di që nuk ka dimensione të kufizuara.”/bota.al