SHARE

“Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur ndezur.” – Plutarku

“Ti mund të jesh i varfër, këpucët mund t’i kesh të shqyera, por mendja jote është një pallat mbretëror.” – Frank McCourt

“Një mendje e mirë dhe një zemër e mirë janë gjithmonë kombinim i mrekullueshëm. Por kur i shton kësaj një gjuhë apo penë të mençur, atëherë ke diçka shumë speciale.” – Nelson Mandela

“Inteligjenca është aftësia për t’iu përshtatur ndryshimit.” – Stephen Hawking

“Talenti fiton ndeshjet, por loja në ekip dhe inteligjenca fiton kampionatet.” – Michael Jordan

“Njerëzit e marrë konsiderohen të çmendur nga shoqëria, vetëm sepse inteligjenca e tyre nuk kuptohet.” – Zhou Weihui

“Truri është si muskul. Kur e përdorim ne ndjehemi mirë. Të kuptuarit e gjërave sjell gëzim.” – Carl Sagan

“Kur gjejmë dikë që është i guximshëm, argëtues, inteligjent dhe i dashur, duhet të falënderojmë Universin.” – Maya Angelou

“Inteligjencë plus karakter – ky është objektivi i arsimit të vërtetë.” – Martin Luther King Jr

“Jam kaq i zgjuar, saqë ndonjëherë nuk kuptoj as edhe një fjalë nga ato që them.” – Oscar Wilde

“Një fjalë vdes kur thuhet, thonë disa. Unë them se në atë çast, ajo nis të jetojë.” – Emily Dickinson

“Ngri fjalët jo zërin. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullima.” – Rumi

“E gjithë urtësia njerëzore përmbahet në këto dy fjalë: prit dhe shpreso.” – Alexander Dumas

“Fjalët janë fotografi të mendimeve tona.” – John Dryden

“Një fjalë e re është si një farë e freskët, e mbjellë në tokën e diskutimit.” – Ludvig Vittgenstein

“Sa më i artikuluar të jesh, aq më të rrezikshme bëhen fjalët.” – May Sarton

“Sa shpesh ndodh që, fjalët e keqpërdorura shkaktojnë mendime të gënjeshtërta.” – Herbert Spencer

“Fjalët boshe si era, më mirë të lihen pa u thënë.” – Homeri

“Fjalët e ëmbla janë si sherbet. Pak të pëlqen, por shumë të vret.” – Anne Bradstreet

“Të gjithë ndryshimet e mëdha në botë vijnë nga fjalët.” – Marjane Satrapi

“Fjalët, një herë që printohen, kanë një jetë të vetën.” – Carol Burnett

“Kur do të mësosh se nuk ka një fjalë për gjithçka?” – Nicole Krauss

“Gjatë gjithë jetës time i kam parë fjalët, sikur të isha duke i ndeshur për herë të parë.” – Ernest Hemingueji

“Fjalët janë armë të fuqishme për të gjithë kauzat, të mira e të këqia.” – Manly Hall

“Gjithmonë i kam menduar fjalët si furnizime arti.” – Douglas Coupland. 

“Kurajo nuk do të thotë që ju nuk keni frikë. Do të thotë që nuk e lini frikën t’ju ndalë.” – Bethany Hamilton

“Thjesht besoji zërit tënd. Dhe vazhdo të eksplorosh gjërat që janë interesante për ty.” – Nikki Giovanni

“Nuk je kurrë shumë i moshuar për të vendosur një objektiv të ri, apo ëndërruar një ëndërr të re.” – C.S.Lewis

“Le t’u jemi mirënjohës njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e mrekullueshëm që i bëjnë shpirtërat tanë të lulëzojnë.” – Marcel Proust

“Rrugën tënde do ta njohësh sapo të hysh në të, sepse do të kesh të gjithë energjinë dhe imagjinatën që do të të nevojitet.” – Sara Teasdale

“Përqafo atë që të bën unike, edhe nëse i bën të tjerët të mos ndihen rehat. Nuk ka pse të jeni perfektë. Gjatë udhëtimit tim mësova se perfeksioni është armiku i madhështisë.” – Janelle Monae

“Ji vetvetja. Gjithë të tjerët janë të zënë tashmë.” – Oscar Wilde

“Guxo ta duash veten, sikur të ishe një ylber me flori në të dy skajet.” – Aberjhani

“Ec me mençuri dhe ngadalë. Ata që nxitojnë, pengohen dhe rrëzohen.” – William Shakespeare

“Nuk po pranoj më gjërat që nuk mundem t’i ndryshoj. Po ndryshoj gjërat që nuk mundem t’i pranoj.” – Angela Y. Davis

“Dhuntia më e madhe është të mos kesh frikë të bësh pyetje.” – Ruby Dee

“Kurrrë mos u kufizoni prej imagjinatave të kufizuara të të tjerëve.” – Dr. Mae Jemison

“Nuk duhet të kesh kurrë frikë nga ajo që po bën, nëse është e duhura.” – Rosa Parks

“Fol atë që ke në mendje, edhe nëse zëri të dridhet.” – Maggie Kuhn/bota.al