SHARE

Ndonjëherë do e pyesësh veten “përse”?
E kjo “përse” mund të jetë për cdo konceptizim a dukuri të jetës tënde. Ngurimthi do ndihesh keq për “pse-në” e përgjigjies , sido e çfarëdo qoftë ajo. Por cfarë rëndësie ka të pendohesh për gjërat që rrjedhojnë nën kohë kur ke akoma kohe përmbi? Papritur është mëngjes pas natës së gjatë, njëjtë bie mbrëmja pas ditës së bukur! Mbi këtë duhet të vetdijësohesh se e kaluara mbetet thjesht pasazh mes harreses dhe ndjenjave.

E ardhmja I mbetet përftyrimit apriori dhe shpreses për më mirë. Problemi aktualizohet në të tanishmen. Të diagnostifikohesh me veten është më me vlerë se të kërkosh të ngjashmen tënde në hapsira të përbashkëta ngujimi toksor…

Kërkimi për sublimen duhet të fillojë në shpirt, e jo jashtë tij. Ajo çka gjendet jashtë nuk është as kopje e as imitim I asaj cka njeriu fsheh në brendësi. Megjithatë shpirti është I binjakëzuar me boten , madje dhe me individë përrreth nesh por ky binjakëzim asesi nuk shfaqet në ngjashmëri apo në fjalë.

Kërkimi I këtij shpirti nuk bëhet mbi realitet por në surealitet. Aty ku lakuriqsitë e mendimeve tkurrin negativen mbi të njohuren ,i drejtohen të panjohures e besojnë të mirën. Pikërisht këtu zë fill virtyti dhe vullneti I mirë , e vetëm këtu Përse-ja merr një shpjegim të mirfilltë pa nota pendimi.

Eugena Gjoka