SHARE

Ndonjëherë pres përgjigjen tënde, fjalët e tua … Heshtja jote mbyll atë që nuk dua të dëgjoj, atë që mohoj të dëgjoj.

Unë ende nuk kam mësuar të mos pres asgjë prej teje, të mos kem asnjë shpresë, të di se zbrazëtia që ti le dhe krijon është përgjigjja jote, kjo është ajo që do të më thuash.

Unë nuk mësoj dot të deshifroj heshtjen tënde.

Heshtja jote krijon një distancë midis nesh, një humnerë që është e pamundur të kalojmë, një ndarje të pashpjegueshme që nuk e meritoj, që unë nuk e kuptoj dhe se, megjithatë, unë duhet ta pranoj. Por heshtja jote është një udhëtim që ndahet në mijëra mundësi dhe nuk mund ta di se cila pasqyron mendimet tuaja.

Por kjo heshtje, ajo që na ndan tani, mbyll gjëra të tjera, ato që nuk guxojmë të themi dhe kanë krijuar një humnerë të thellë midis asaj që kemi dhe asaj që duam. Dhe edhe nëse nuk pres ndonjë gjë, dyshoj që e kam kuptuar plotësisht heshtjen tënde.

Përgjigja ime për heshtjen tënde?

Mund të gjej një mijë përgjigje për heshtjen tënde, por unë mund t’i përgjigjem vetëm në një mënyrë: Më trego çfarë mendon, çfarë të shqetëson, unë jam pranë teje për të të ndihmuar, për të të kuptuar. Nëse ke nevojë për një krah, unë do të ta jap. Nëse ke nevojë për një puthje, unë do të të jap njëqind. Nëse do vetëm që unë të të dëgjoj, do ta bëj.

Unë mund të të përgjigjem në shumë mënyra, mund të ta kthej me heshtje, por nuk dua të shtoj më tej distancën midis nesh.

Nëse ikën pa thënë asgjë, heshtja jote më pëshpërit se nuk dëshiron të vazhdojmë më. Nëse nuk i përgjigjesh mesazheve të mia, heshtja jote më tregon se nuk të intereson se si ndihem apo çfarë mendoj. Nëse të pyes se çfarë mendon dhe nuk më përgjigjesh, heshtja jote më thotë se ka diçka që dëshiron të fshehësh prej meje.

Mundet që përgjigjet që do të më japësh me heshtjen tënde nuk janë këto, por të tjera, por unë nuk mund ta di nëse ti nuk më ndihmon për të kuptuar atë që nuk e thua.

Unë pothuajse nuk e mbaj mend jehonën e fjalëve të tua, nuk i dëgjoj më, lëviz para meje si një fantazmë, si dikush që nuk e njoh dhe është heshtja jote që sugjeron atë që nuk mund të thuash me zë të lartë.

Dhe në qoftë se ikën dhe mbyll derën pa thënë asnjë fjalë, e ke mbyllur përgjithmonë, mos u kthe, sepse do të jetë vetëm atëherë që unë do të kuptoj se ti do vetëm të thuash lamtumirë.

Fjalët nuk janë kurrë të mjaftueshme kur ajo që ke për të thënë del nga shpirti. -Julio Cortázar /femratnews