SHARE

Ti, mund tẽ me duash sa tẽ duash , por nga une mos prit asgje!….Kẽshtu m’u pẽrgjigj ajo femẽr e bukur dhjetẽ vjet mẽ parẽ, ajo femẽr me kacurrela tẽ zeza e sy jeshilẽ tẽ thellẽ, e ndẽrkallur nẽ njẽ xhup tẽ madh atẽ acar janari, teksa prisnim nẽ rradhẽn e gjatẽ, si zakonisht, tẽ blinim dy shishe me qumẽsht pẽr fẽmijẽt tanẽ tẽ vegjẽl.

Pata bẽrẽ cmos t’ia fitoja zemrẽn dhe kohẽn e kisha pasur me bollẽk, sepse cdo dy ditẽ, nga ora tre e mẽngjesit deri nẽ orẽn shtatẽ ne kẽtẽ punẽ kishim: hy nẽ rradhẽ e prit me shpresẽ tẽ marrẽsh ndonjẽ shishe qumẽsht, mirpo Xhina nuk ishte tunduar. Unẽ sillesha mirẽ me tẽ. Sa herẽ nuk arrinte tẽ blinte qumẽsht, vezẽ, apo gjalpẽ dhe mbulohej nga trishtimi e zhgẽnjimi bashkẽ, unẽ do t’i jepja dicka nga racioni i vajzẽs sime dhe ajo gjithmonẽ do tẽ mẽ falenderonte butẽsisht. Por vetẽm kaq! Me tẽ zgjatur unẽ kthetrat e fjalẽve propozuese pẽr t’u takuar qoftẽ edhe njẽ herẽ tẽ vetme, ajo mblidhej si iriqi, duke mẽ kujtuar atẽ frazẽn, se, kur flet, shumẽ-shumẽ, shtrembẽrohet buza, kurse kur e jep shtrembẽrohet bytha!…

Propozimeve tẽ mija ajo nuk u kthente kurrẽ pẽrgjigje. Mẽ refuzonte butẽsisht, dersa unẽ, si duket, u bẽra vẽrtet njẽ rrodhe bezdisẽse pẽr tẽ e ajo arriti e mẽ tha fjalinẽ e mẽsipẽrme. Sidoqoftẽ, ky ishte pẽr mua njẽ lloj ngushẽllimi. Ishte ngushẽllues fakti, qẽ ajo nuk mẽ shau ” idiot”, ndoshta sepse vlerẽsoi propozimin tim, i cili, pavarẽsisht nga parapẽlqimet e saj, vetẽm kẽnaqẽsi pẽrmbante, apo ndoshta sepse vlerẽsoi sakrificat e mia tẽ panumurta, kur ngrihesha nẽ pikẽ tẽ sabahut e zija dy rradha, njẽ pẽr vete e njẽ pẽr Xhinẽn, vetẽm qẽ ajo tẽ mos mẽrzitej, tẽ flinte gjysmẽ ore mẽ shumẽ e tẽ mbushte trastat plot me ushqime nẽ kohẽ krize.
Po nẽ ẽndẽr a mund tẽ bẽj dashuri me ty?, e pyeta mẽ shumẽ pẽr ta ngacmuar atẽ kryevepẽr tẽ natyrẽs njerẽzore.
Sa dhe si tẽ duash !, ma ktheu shpẽrfillẽshm dhe kẽshtu u ndamẽ.

Nga ai prag agimi, me qiellin e pẽrflakur nga pas malit, si njẽ trẽndafil, unẽ fillova tẽ shoh Xhinẽn nẽ ẽndẽr. Fillimisht, ajo i nẽnshtrohej nẽ shtrat pa mẽ tẽ voglin kundẽrshtim lojẽrave tẽ mia erotike tẽ pafundme, tẽ cilat ishin imagjinuar me dhjetra herẽ mẽ parẽ, kur shpresoja njẽ PO prej saj. Por gradualisht, pas konsumimit tẽ jetẽs sẽ rregullt seksuale, ne filluam tẽ ndẽrtonim njẽ jetẽ tẽ rregullt familjare, me tẽ gjitha hallet tona respektive. Tani ẽndrrave tẽ hardallosura pija jo rrallẽ kafe me Xhinẽn, duke diskutuar hallet ona: mbarimin e lekẽve, mungesẽn e mishit e tẽ peshkut, tẽ vezẽve dhe cokollatẽs, tẽ qumẽshtit e tẽ patateve, tẽ gjitha kẽto aq tẽ domosdoshme pẽr rritjen e fẽmjẽve tanẽ dhe , sa herẽ ndodhnin kẽto biseda natẽn, unẽ do tẽ gjeja rastin t’i dilja pẽrpara ditẽs, t’i tregoja c’kisha parẽ nẽ ẽndẽr dhe t’i ofroja ndihmẽn time. Ajo mẽ dẽgjonte me respekt, buzẽqeshte vazhdimisht lehtẽ nẽn buzẽ, pastaj vazhdonte rrugẽn.

Dhe kurrẽ nuk mẽ shau e as mẽ shtyu me pẽrbuzje! Vetẽm mẽ shihte ngultas, duke pritur me durim derisa tẽ mbaroja pẽrcartjet e mija. Sjellja e saj e rriste edhe mẽ shumẽ vlerẽn e Xhinẽs brenda meje, pasi unẽ kurrẽ nuk i kisha kapẽrdirẽ femrat torollake, qẽ ofendoheshin kur ju ofroje kẽnaqẽsinẽ e shtratit. Kjo kategori xhadash, qẽ i binin sẽ mirẽs me shkelma e grushta bashkẽ, mua mẽ kujtonin thẽnien e gjyshit tim: Unẽ me buke, ajo me gurẽ!….
Xhina ishte kontinent tjetẽr. Ajo nuk i mohoi kurrẽ vlerat dashamirẽse tẽ propozimit tim, por justifikohej thjesht, duke u shprehur se shtrati nuk i jepte kẽnaqẽsi. Mbase mungesẽ hormonesh seksuale, pẽrfundonte gjthmonẽ duke u skuqur e nẽnqeshur pafajẽsisht…..

Shkeputur nga libri me tregime: Hollesira fatale