SHARE

Nga Meryl Streep

“Dhurata e qenieve njerëzore është se ne kemi fuqinë e empatisë”.”

“Ti nuk mund t’i frenosh gjërat që ty të bëjnë njeri. Është e pakuptimtë ta provosh diçka të tillë”.

“Disa njerëz janë të mbushur me mëshirë dhe dëshirë për të bërë mirë, ndërsa disa të tjerë nuk e besojnë se do të bëjë ndonjë diferencë të madhe ndihma që ata mund t’i jepnin të tjerëve.

“Në momentin kur nis të mendohesh për atë çfarë mendojnë njerëzit, ndalon së qenuri vetvetja.

“Unë mendoj se ti mund ta gjesh rrugën tënde, atë rrugë që të bën ty të ndihesh e lumtur. Jo ashtu siç të tha mamaja jote. Jo ashtu si po të thotë një aktore. Jo ashtu si të thonë të tjerët, por ashtu sic zëra të ulët thërrasin brenda teje.

“Nuk ke pse bëhesh i famshëm. Duhet thjesht që t’i bësh mamin dhe babin krenarë”.

“Është bukur të shohësh veten duke bërë diça që mendoje se kurrë nuk do ta arrije”.

“Jeta është e çmuar dhe kur humbet shumë njerëz, kupton se çdo ditë e jetës është një dhuratë”.

“Mendoj se duhet t’i dëgjosh njerëzit që janë thellësisht jo të lumtur. Duhet ta gjeshë mënyrën si të komunikosh me ta, dhe jo të rëagosh me të qeshura ndaj çmendurive të tyre”.

“Mirënjohja, respekti, shërbimi dhe ndjenjat empatike janë cilësi që kohët e fundit po humbasin midis nesh”


Nga Denzel Washington

“Mos aspiro të nxjerrësh jetesën. Aspiro të bësh diferencën.”

“Lutesh për shiun, por duhet të bëhesh gati edhe për baltën. Eshtë pjesë e tij.”

“Unë mendoj se fati është kur të vjen një shans dhe ti je i përgatitur që ta rrokësh.”

“Shanset që rrok, njerëzit që takon, njerëzit që do, besimi që ke. Këto janë gjërat që do të të formojnë.”

“Në fund të ditës, nuk ka rëndësi çfarë ke apo edhe çfarë ke arritur. Rëndësi ka çfarë ke bërë me ato arritje. Kujt i ke ngritur humorin, kë ke bërë të ndjehet mirë. Me një fjalë: çfarë ke dhënë mbrapsht.”

“Çmimin ta jep njeriu, por shpërblimin ta jep Zoti.”

“Lutesh për shiun, por duhet të bëhesh gati edhe për baltën. Eshtë pjesë e tij.”

“Besimi im më ndihmon të kuptoj se rrethanat nuk e përcaktojnë lumturinë time, paqen time të brendshme.”

“Koha për t’iu frikësuar fluturimit është kur je poshtë në tokë. Kur je lart në ajër, është tepër vonë. Nuk ka më kuptim.”

“Nëse ke një armik, atëherë mëso dhe njihe armikun. Mos rri thjeshtë i zemëruar me të.”

“Njerëzit më të varfër janë njëkohësisht njerëzit më të ëmbël.”


Nga Eminem

“Sepse ndonjëherë, ti thjesht ndihesh i lodhur. Ndihesh i dobët. Dhe kur ndihesh i dobët, ndjen nevojën për të hequr dorë nga gjithçka. Por ti duhet të kërkosh thellë brenda vetes për forcën dhe motivimin e duhur për të mos hequr dorë”.

Ai është një gjeni në tekstshkrim. Thëniet e teksteve të Eminemit kanë transmetuar përherë shpresë dhe frymëzim tek njerëzit që mendojnë se nuk kanë arsye për të jetuar. Këto janë disa nga thëniet e tij më të bukura dhe motivuese :

“Nuk ka mundësi të dyta. Jeta nuk është një lojë me përpjekje nga e para”.

“Çdokush ka synime, apo pritshmëri, por të gjithë kanë qenë në një pikë, kur askush nuk besonte tek ta”.

“Unë them atë që dua të them dhe bëj atë që dua të bëj. Nuk ka gjëra të tjera të ndërmjetme. Njerëzit ose do të të duan, ose do  të të urrjenë për këtë gjë”.

“Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë dua të korr sukses në gjithçka që bëj, të cilat nuk janë shumë. Por nëse unë nuk jam i suksesshëm, nëse unë dështoj në gjërat që pëlqej më shumë, atëherë ku më mbetet të korr sukses?”

“Mos u përpiq të më paragjykosh. Ti nuk e di nëpër çfarë kam kaluar unë”.

“Ji krenar për atë që je”.

“Dashuria është thjesht një fjalë, së cilës ti i jep kuptimin e duhur”.

“Sepse ndonjëherë, ti thjesht ndihesh i lodhur. Ndihesh i dobët. Dhe kur ndihesh i dobët, ndjen nevojën për të hequr dorë nga gjithçka. Por ti duhet të kërkosh thellë brenda vetes për forcën dhe motivimin e duhur për të mos hequr dorë”.


Nga Taylor Swift

“Fjalët mund ta thyejnë dikë në mijëra copëza, por po ashtu ato e kanë fuqinë ta lumturojnë jetën e dikujt. Unë shpresoj që ti t’i përdorësh fjalët për mirë, sepse në fund ti ke për t’u penduar vetëm për fjalët që nuk ke thënë dhe për fjalët që i thua me qëllim për të lënduar dikë”.

Ajo është këngëtare e rekordeve. Nuk ka album që të mos ketë arritur në vend të parë në çdo klasifikim botëror. Nga ana tjetër, Taylor Swift shquhet edhe për talentin e saj në tekstshkrim, për të cilin edhe ka fituar çmime nga akademia Grammy. Ndërkohë, ne kemi mbledhur disa prej thënieve të saj më të bukura prej fjalimeve, apo teksteve të këngëve. Keni mundësinë t’i lexoni më poshtë.

“Pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, sillu mirë me njerëzit. Të jesh i mirë me njerëzit, është një gjurmë goxha e mirë për të lënë pas”.

“Fjalët mund ta thyejnë dikë në mijëra copëza, por po ashtu ato e kanë fuqinë edhe ta lumturojnë jetën e dikujt. Unë shpresoj që ti t’i përdorësh fjalët për mirë, sepse në fund ti ke për t’u penduar vetëm për fjalët që nuk ke thënë dhe për fjalët që i thua me qëllim për të lënduar dikë”.

“Kur dikush të kërkon sërish falje për të njëjtën gjë që e ka bërë gabim edhe më parë, unë mendoj se nuk është aspak gabim të ndalosh së i besuari, t’i thuash “Nuk të kam falur” dhe të largohesh prej tyre”.

“Ji ajo vajza e fortë që të gjithë mendonin se do t’ia dilte përballë çdo vështirësie; ajo që do të guxonte të bënte gjithçka; ajo që nuk ka nevojë për një mashkull, pasi është e pavarur; ajo vajza që kurrë nuk dorëzohet përpara vështirësive”.

“Ne duhet të duam, jo të biem në dashuri, sepse çdo gjë që bie, thyhet”.

“Mendoj se shumica prej nesh i tremben faktit që mund të arrijnë në fund të jetës së tyre dhe kur të hedhin sytë nga e shkuara, të pendohen për momentet kur nuk kanë folur; kur nuk kanë thënë “Të dua” në momentin e duhur; kur nuk kanë thënë  “Më fal” atëherë kur duhej; kur nuk kemi këmbëngulur për të drejtat tona apo për të dikujt që kishte nevojë”.

“Jeta nuk ka të bëjë me mënyrën se si i mbijeton një stuhie, por me mënyrën se si kërcen në shi”. /Bota.al