SHARE

Lao Tzu

“Ata që dijnë nuk flasin. Ata që flasin nuk dijnë”

“E vërteta nuk është gjithmonë e bukur, dhe as e bukura nuk e shpreh dot të vërtetën”

“Luftëtari më i mirë nuk është kurrë i zemëruar”

“Një burrë me kurajë të jashtme guxon të vdesë; një burrë me kurajë të brendshme guxon të jetojë”

“Vrite mendjen për atë që mendojnë të tjerët, dhe do të jesh gjithmonë i burgosuri i tyre”

“Kujdes me çfarë i ujit ëndrrat. Ujiti me shqetësim dhe frikë, dhe do të prodhosh barëra të këqia që mbysin jetën në ëndrrën tënde. Ujiti me optimizëm dhe zgjidhje, dhe do të kultivosh suksesin”

“Natyra nuk e ka me nxitim, e prapëseprapë gjithçka arrihet”

“A ke guxim të presësh deri sa balta të bjerë poshtë dhe uji të pastrohet”?

“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në mendim krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”

“Flaka që shkëlqen dy herë më shumë, zgjat dy herë më pak”

“Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga Universi”

“Njeri i mençur është ai që e di atë që nuk di”

“Përballë një mendjeje që është e palëkundur, i gjithë universi dorëzohet”

“Për të kuptuar limitet e gjërave, dëshirojini ato”

“Mos i jepni të keqes asgjë që ajo t’i kundërvihet, dhe do të zhduket vetë”

“Kam vetëm tre gjëra për t’ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto të treja janë thesari juaj më i madh”

“Atë që krimbi e quan fundin e tij, pjesa tjetër e botës e quan një flutur”

“Nuk ka rrezik më të madh, se sa të nënvlerësosh kundërshtarin tënd”

“Sapo ke krijuar një mendim, qesh me të”


Mahatma Gandhi

“Nuk duhet ta humbasësh besimin tek njerëzit. Njerëzimi është si një oqean. Nëse dy ose tri pika në oqean janë të ndotura, kjo nuk e bën oqeanin të duket i ndotur.””

“Njeriu është produkt i ideve të tij. Çfarë mendon, bëhet. Nëse unë i them vazhdimisht vetes se nuk mund ta bëj diçka, me shumë mundësi do të përfundoj si i paaftë për ta bërë atë gjë. Në të kundërt, nëse unë kam besimin se mund ta bëj diçka, unë mund të fitoj aftësitë e duhura për ta bërë atë gjë, edhe pse në fillim këto aftësi mund të më mungonin.”

“Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.”

“Atje ku ka dashuri, ka jetë.”

“I dobëti nuk mund të falë asnjëherë. Falja është dhunti e personave të fortë.

“Ditën që pushteti i dashurisë do të mbizotërojë ndaj dashurisë për pushtet, atëherë bota do të njohë vërtet paqe.”

“Sa herë që të ndeshesh me një kundërshtar, munde atë duke i treguar dashuri.”

“Ti nuk e di vërtet se sa rëndësi ka dikush për ty, deri në momentin që e humb atë.”

“Aktet më të thjeshta të mirësisë janë shumë herë më të fuqishme se mijëra zemra të përkulura në lutje.”

“Nëse vendos të bësh diçka, bëje me dashuri, ose mos e bëj fare.”


Mark Twain

“Mënyra is të ruash shëndetin është të hash atë që nuk do, të pish atë që nuk të pëlqen dhe të bësh atë që s’do të doje ta bëje.”

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.”

“Nuk mund të varesh nga gjykimi yt, kur imagjinatën e ke jashtë fokusi.”

“Pesimizmi është thjeshtë një fjalë që të dobëtit e quajnë “urtësi”.

“Ndjekja e lumturisë është një frazë qesharake. Nëse ndjek lumturinë, nuk do ta gjesh asnjëherë. I lumtur është ai që harron atë që s’mund të ndryshohet.”

“Të premtosh se nuk do të bësh një gjë, është mënyra më e sigurtë në botë, që ta shtysh veten të shkosh dhe ta bësh pikërisht atë gjë.”

“Vera është koha kur është shumë nxehtë për të bërë një punë, për të cilën ishte shumë ftohtë për ta bërë dimrin e kaluar.”

“Ai që nuk lexon libra nuk ka avantazh mbi atë që nuk mundet t’i lexojë.”

“Dituria e vërtetë është të njohësh përmasën e injorancës tënde.”

“Më keq se sa vetmia, është një njeri që nuk ndjehet rehat me veten.”

“Liria është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.”

“1 prilli është dita kur kujtojmë se çfarë jemi në 364 ditët e tjera të vitit.”