SHARE

“Kurrë mos u jepni njerëzve zgjedhje, që ju nuk doni që ata t’i bëjnë.”

“Mund të nevojitet një vit, mund të nevojitet një ditë, por ajo që do të ndodhë do të ndodhë, ajo që do të vijë do ta gjejë rrugën e vet.”

“Jeta ka një mënyrë të çuditshme, të të rregulluarit të gjërave në fund të ditës.”

“Të menduarit me tepri i shkatërron marrëdhëniet dhe miqësitë. Të menduarit me tepri krijon probleme që nuk i ke patur kurrë. Mos mendo me tepri, thjesht lejo pozitivitetin të vërshojë e të të përmbytë.”

“Kurrë mos pusho së bëri më të mirën tënde, thjeshtë sepse dikush nuk ta njeh meritën.”

“Nëse je këmbëngulës, do ta marrësh, nëse ke qëndrueshmëri, do ta mbash atë që do.”

“Dështimi është një shans për të filluar nga fillimi, por në mënyrë më inteligjente.”

“Furtunat nuk zgjasin përgjithmonë.”

“Mos ki frikë të dështosh. Ki frikë se mos nuk provon fare.”

“Kur ndjen sikur do që të heqësh dorë, mendo arsyen përse fillove.”

“Ji i fortë sa për të lënë gjërat të ikin dhe kij durim për të pritur atë që meriton.”

“Rrugët e vështira shpesh të shpien në destinacione të bukura.”

“Një ditë, gjithçka do të marrë kuptim. Kështu që për momentin, qesh me konfuzionin, buzëqesh përmes lotëve, dhe vazhdo kujtoji vetes se çdo gjë ndodh për një arsye.”

“Lufta në të cilën ndodhesh sot po krijon forcën që do të kesh nesër.”

“Sekreti i ndryshimit është që të fokusosh gjithë energjinë tënde, jo për të luftuar të vjetrën, por për të ndërtuar të renë”

“Kurrë mos ia shpjego veten tënde, askujt. Sepse personi që të pëlqen nuk ka nevojë dhe personi që nuk të pëlqen, nuk do ta besojë…”.

“Formimi përfundimtar i karakterit të njeriut qëndron në duart e veta.” ~ Anne Frank

“Nuk takojmë njerëz të zakonshëm në jetën tonë.” ~ C.S. Lewis

“E fundit e lirive njerëzore – aftësia për të zgjedhur qëndrimin tënd në një seri të caktuar rrethanash” ~ Viktor E. Frankl

“Shpirti është më i fortë se ajo që e rrethon.” ~ William James

“Njih veten.” ~ Proverb grek

“Unë besoj se çdo njeri ka një numër të caktuar rrahjesh të zemrës. Unë nuk kam ndërmend të humbas asnjë nga të miat.”~ Neil Armstrong

“Ne jemi ato që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Përsosmëria, pra, nuk është një akt, por një zakon.” ~ Aristoteli

“Jeta duhej të jetohet dhe kurioziteti duhej të mbahet gjallë. Askush nuk duhet kurrë, për çfarëdo arsye, t’i kthejë shpinën jetës.”~ Eleanor Roosevelt

“Të jesh i zgjuar do të thotë të jesh i gjallë.” ~ Henry David Thoreau

“Mendja nuk është një enë për t’u mbushur, por një zjarr që do mbajtur ndezur.” ~ Plutarku

“Janë detajet e vogla që janë jetësore. Gjëra e vogla i bëjnë gjërat e mëdha që të ndodhin.” ~ John Wood

“Historia do të jetë e mirë me mua, sepse kam ndërmend ta shkruaj vetë.” ~ Winston Churchill

“Nuk ka asgjë brilante dhe as të jashtëzakonshme në të kaluarën time, përveçse ndoshta një gjë: bëj gjërat që unë vetë besoj se duhet të bëhen … Dhe kur e ndaj mendjen për të bërë një gjë, veproj.” Theodore Roosevelt

“Shumë nga dështimet e jetës janë njerëz që nuk e kuptonin se sa afër ishin me suksesin kur hoqën dorë.” ~ Thomas A. Edison

“Misteri krijon habi dhe habia është baza e dëshirës së njeriut për të kuptuar.” ~ Neil Armstrong

“Nëse dëshiron të jesh i lumtur, ji.” ~ Leo Tolstoy

“Nëse ne të gjithë bëjmë gjërat për të cilat jemi të aftë, do ta habitnim me të vërtetë veten tonë.” ~ Thomas Edison

“Optimizmi është kurajë e vërtetë morale”. ~ Ernest Shackleton

“Miqtë janë si shokë në një udhëtim, të cilët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin për të vazhduar në rrugën drejt një jete më të lumtur.” ~ Pitagora

“Kaq, shumë nga koha jonë harxhohen në përgatitje, kaq shumë në rutinë dhe kaq shumë në retrospektivë, saqë shuma e gjenialitetit të secilit njeri kufizohet në shumë pak orë”. ~ Ralph Waldo Emerson

“Sekreti i jetës është i pakuptimtë nëse nuk e zbulon vetë.” ~ w. Somerset Maugham

“Midis stimulit dhe reagimit ka një hapësirë. Në atë hapësirë është fuqia jonë për të zgjedhur përgjigjen tonë. Në përgjigjen tonë qëndron rritja dhe liria jonë. “~ Viktor E. Frankl

“Ne ndërtojmë shumë mure dhe jo mjaftueshëm ura.” ~ Isaac Newton

“Dobësia jonë më e madhe qëndron në heqjen dorë. Mënyra më e sigurt për të pasur sukses është gjithmonë të provosh edhe një herë tjetër.” ~ Thomas A. Edison

“Vetëm ata rrezikojnë për të shkuar shumë larg, mund të gjejnë se sa larg mund të shkojnë.” ~ T. S. Eliot

“Ai që do të mësojë të fluturojë një ditë, duhet së pari të mësojë të rrijë në këmbë, dhe të ecë dhe të vrapojë, dhe të ngjitet, dhe të kërcejë; Nuk mund shkosh me fluturim për të mësuar fluturimin.” ~ Friedrich Nietzsche/bota.al