SHARE

“I vetmi dallim sot mes liberalëve dhe konservatorëve, është se liberalët shkojnë në meshë në orën pesë dhe konservatorët në orën tetë.” – Gabriel Garcia Marquez

“Atë që mendja e njeriut mund ta krijojë, karakteri i tij mund ta kontrollojë.” – Thomas Edison

“Kur bëhesh president, të bëhen gjithë ato ndere. Përshëndetja me 21 topa, gjithë ato gjëra. Duhet të mbash mend se nuk janë për ty, janë për Presidencën.” – Harry Truman

“Gjithmonë mos harro, të tjerët mund të të urrejnë – por ata që të urrejnë nuk fitojnë, nëse nuk i urren mbrapsht, dhe pastaj shkatërron veten.” – Richard Nixon

“Të gjejë gjithë mospërsosmëritë e tij: kjo është përsosmëria e vërtetë e njeriut.” – Shën Agustini

“Jemi në luftë, ta hajë dreqi! Dikë do të na duhet ta ofendojmë!” – John Adams

“Rinia është e kollajtë të mashtrohet, sepse ajo nxiton gjithmonë të shpresojë.” – Aristoteli

“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…” – Aristoteli

“Rrënjët e arismit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.” – Aristoteli

“Dihet mirë, paragjykimet janë më të vështirë të çrrënjosen nga zemra, dheu i të cilës nuk është pasuruar asnjëherë prej arsimit: ato rriten atje, të forta si barërat e këqia mes gurëve”. – Charlotte Bronte

“Atëherë kuptova se nuk kishte dallim mes njerëzve, në inteligjencë dhe në racë, kaq të thellë sa diferenca mes të sëmurëve dhe të shëndetshmëve.” – F. Scott Fitzgerald

“Ishte e pashmangshme: aroma e bajameve, gjithmonë i kujtonte atij fatin e dashurisë së pashpërblyer” – Gabriel Garcia Marquez


Fyodor Dostoevsky

“Mbi të gjitha, mos gënje veten. Njeriu që genjen veten dhe dëgjon gënjeshtrat e tij, vjen në një pikë që s’mund të dallojë të vërtetën brenda tij, ose rreth tij, dhe kështu ai humb gjithë respektin për veten dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur asnjë respekt, ai pushon së dashuri.”

“Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qënit të paaftë për të dashuruar.”

“Njerëzit flasin ndonjëherë për mizori “shtazarake” të njeriut, por kjo është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët. Asnjë kafshë s’mund të jetë kurrë aq mizore sa është një njeri, aq dinakërisht dhe artistikisht mizore.”

Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.”

“Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.”

“Gjëja më e tmerrshme është se bukuria është sa misterioze, aq edhe e frikshme. Zoti dhe djalli luftojnë mes tyre, dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.”

“Sipas mendimit tim, është njeriu më i zgjuar nga të gjithë, është ai qe e quan veten budalla të paktën një herë muaj.”

“Shkalla e qytetërimit të një shoqërie, mund të gjykohet nga kqyrja e burgjeve të tij.”

“Lumturia më e madhe është të njihni burimin e palumturisë.”

“Misteri i ekzistencës njerëzore, nuk qëndron vetëm tek të qënit gjallë, por në gjetjen e një qëllimi për të jetuar.”

“Çdo i rritur nuk e di se një fëmijë mund të japë këshilla të jashtëzakonisht të vlefshme, edhe për rastet më të vështira.”

“Asnjë burrë dhe komb nuk mund të ekzistojnë pa një ide sublime.”

“Mëshira është ndoshta ligji i vetëm më i rëndësishëm i ekzistencës njerëzore.”


Nga Haruki Murakami

Një botë pa dashuri është si era jashtë dritares. Nuk mundeni, as ta prekni, as ta thithni me hundë.”

“Mendova se njerëzit rriten gradualisht, pak nga pak … Rezulton që nuk e bëjnë. Një person rritet menjëherë.”

“Mendimet e gabuara nuk ekzistojnë. Ka vetëm mendime që nuk përputhen me tonat. Kjo është e gjitha.”

“Sa më shumë që plakemi, aq më shumë gjëra nuk mundemi të vëmë në vendin e duhur.”

“Çdo gjë që dikur ishte brenda nesh dhe pastaj zhduket, edhe nëse zhduket përgjithmonë, lë pas gropa që kurrë nuk do të mbyllen.”

“Kur përqafojmë njëri-tjetrin, ne ndajmë frikën tonë.”

“Nëse çdo person do të besonte në një fund të lumtur, bota nuk do të kishte asgjë për t’u frikësuar.”

“Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, nuk i ikni dot dhimbjes që ndjeni kur jeni të mërzitur.”

“Shprehini ndjenjat tuaja. Është shumë më keq që t’i mbani përbrenda. Përndryshe, ato do të grumbullohen dhe do të ngurtësohen brenda jush. Dhe pastaj do të vdisni.”

“Askujt nuk i pëlqen të jetë vetëm. E urrej që të zhgënjehem.”

“Duket sikur zemra fshihet brenda një guacke të fortë, dhe pak njerëz janë në gjendje ta thyejnë atë. Kjo duhet të jetë arsyeja pse unë e kam të vështirë ta ndiej dashurinë.”

“Ndershmëria për njëri-tjetrin dhe dëshira për të ndihmuar janë gjërat më të rëndësishme.”

“Çdo zbrazëti gjithmonë do të mbushet me diçka.”

“Kur njerëzve u jepet shpresë, ata e përdorin atë si “karburant”, për t’i ndihmuar që të jetojnë më gjatë. Pa shpresë nuk ka “më gjatë”.”

“Realiteti ynë është një betejë e pafundme midis asaj që ndodhi dhe asaj që duam të kujtojmë.”

“Nuk ka sekrete që në fund nuk do të shpërthejnë nga zemra.”

“Gjëja më e rëndësishme nuk është ai zbulim i madh që të tjerët e kuptuan para teje, por ai mendim i vogël që erdhi vetëm tek ju.”

“Çfarë është vetmia? Është e ngjashme me atë ndjenjë që përjetoni në një mbrëmje me shi, kur qëndroni pranë grykëderdhjes së një lumi të madh, dhe shikoni se si rrjedhat e mëdha të ujit bashkohen me detin.”

“Kujtimet ju ngrohin nga brenda. Por edhe ju copëtojnë nga brenda.”

“Kur e shihni detin për një kohë të gjatë, filloni të humbisni njerëzit. Kur shikoni njerëzit, filloni të humbisni detin.”

“Çdo gjë duket e bukur kur e shikon nga distanca.”

“Shpesh ndodh që gjërat më të rëndësishme në botë fillojnë me çikërrima.”

“Lëvizja në drejtimin e gabuar me shpejtësi të lartë është më e keqe sesa mos lëvizja.”

“Kur nuk keni askënd që të ndani mendimet tuaja të vetmuara, mendimet tuaja fillojnë t’ju ndajnë ju, mes tyre.”

“Nëse gjithçka ndodh ashtu siç dëshiron, jeta do të bëhet e mërzitshme.”/bota.al