SHARE

Nga Nelson Mandela

“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Eshtë ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë”.

“Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë”.

“Nëse i flet një njeriu në një gjuhë që e kupton, ajo që i thua i ngulitet në kokë. Nëse i flet me gjuhën e tij, i ngulitet në zemër”.

“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën”.

“Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë”.

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.

“Më pëlqejnë miqtë që kanë mendje të pavarura, sepse të ndihmojnë të shohësh problemet nga të gjitha pikëvështrimet”.

“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qënit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.

“Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. I guximshëm nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e pushton atë frikë”.

“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket”. 


Nga Margaret Thatcher

“Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë me një vullnet të fortë quhet “i fuqishëm”.

“Humbje? Unë nuk e njoh kuptimin e kësaj fjale.”

“Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do t’i afrohet shumë kuptimit të problemeve në drejtimin e një vendi.”

“Mund të jetë gjeli që këndon, por është pula ajo që shtron vezët.”

“Askush nuk do ta mbante mend Samaritanin e mirë nëse ai do të kishte thjesht qëllime të mira; Ai kishte edhe para.”

“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.”

“Shtëpia duhet të jetë qendra, por jo kufiri i jetës së një gruaje.”

“Unë gjithmonë ngazëllehem jashtëzakonisht shumë, nëse një sulm që më bëjnë është veçanërisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata më sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk u ka mbetur as edhe një argument politik.”

“Ia vlen ta njohësh armikun, sepse në një moment të caktuar të kohës, mund të keni mundësi ta ktheni atë në mik.”

Nuk mund të ketë liri, nëse nuk ka liri ekonomike.”

“90% e shqetësimeve tona nuk ndodhin kurrë.”

“Pasuria e një vendi nuk ka pse varet nga burimet natyrore, madje mund të përfitojë në fund të fundit, nga mungesa e tyre. Burimi më i madh i të gjithëve është njeriu. Ajo që duhet të bëjë qeveria, është të krijojë kuadrin, që talentet njerëzore të lulëzojnë.”

“Gratë janë shumë më të zonjat për të thënë “jo”, sesa burrat.”

“Unë zakonisht e krijoj mendimin për një burrë në 10 sekonda, dhe shumë rrallë e ndryshoj.”

“Nëse kritikët e mi do të më shihnin duke ecur mbi lumin Tamiz, ata do të thoshin se po e bëj ngaqë nuk di të notoj.”

“Të jesh i pushtetshëm është sikur të jesh një zonjë. Nëse ju duhet t’u tregoni njerëzve që jeni, atëherë në të vërtetë nuk jeni.”


Nga Leonardo da Vinçi

“Të mësuarit kurrë nuk e shteron mendjen”.

“Thjeshtësia është sofistikimi përfundimtar”.

“Koha qëndron mjaftueshëm, për këdo që do ta përdorë”.

“I dua shumë ata që janë në gjendje të buzëqeshin në vështirësi, që mund të mbledhin forcë nga shqetësimi dhe të rriten me guxim përmes reflektimit. Është puna e mendjeve të vogla që të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e vendosur dhe ndërgjegja e të cilëve miraton sjelljen e tyre, i ndjekin parimet e tyre deri në vdekje”.

“I varfër është nxënësi që nuk e parakalon mësuesin e tij”.

“Prej kohësh kam vënë re se njerëzit me arritje, rrallëherë ulen dhe lejojnë që gjërat të ndodhin për ta. janë ata që dalin dhe ‘u ndodhin’ gjërave”.

“Kam qenë i impresionuar me urgjencën e të bërit. Të dish nuk mjafton, duhet të zbatosh. Të jesh i gatshëm nuk mjafton, duhet të bësh”.

“Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit”.

“Eksperienca nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet gabojnë, duke premtuar efekte të tilla që nuk janë shkaktuar nga eksperimentet”.

“Të gjitha njohuritë tona e kanë origjinën në perceptimet tona”.

“Edhe pse natyra fillon me arsyen dhe përfundon me përvojën, është e nevojshme që ne të bëjmë të kundërtën, që të fillojmë me përvojën dhe nga kjo të vazhdojmë të hetojmë arsyen”.

“Ka katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia.” Dy të parat janë mendore dhe të tjerat shqisore: tre shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të ndalohen mirë, prekja dhe shija nuk mund të pengohen fare”.

“Ashtu si ushqimi i ngrënë pa oreks është një ushqim i lodhshëm, po kështu edhe studimi pa zell dëmton kujtesën duke mos e asimiluar atë që përthith”.

“Gjithë njohuritë që mbarojnë me fjalë do të vdesin po aq shpejt sa vijnë në jetë, me përjashtim të fjalës së shkruar: që është pjesa e saj mekanike”.

“E vërteta e gjërave është ushqimi kryesor i intelekteve superiore”.

“Jeta e kaluar mirë është e gjatë”.

“Arsyeja e shëndoshë është ajo që gjykon gjërat, që i janë dhënë asaj nga shqisat e tjera”.

“Njohja e së kaluarës dhe e vendeve të tokës është stolia dhe ushqimi i mendjes së njeriut”.

“Ashtu si një ditë e mirë sjell gjumë të lumtur, po kështu që një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur”.

“Gjenitë janë më aktivë, atëherë kur janë duke bërë më pak punë”. 


Nga Uilliam Shekspirit

“Vetë bukuria nuk i josh sytë e njeriut, pa një orator.”

“Njeriu nuk e di se sa shumë një fjalë e rëndë, mund të helmojë simpatinë.”

“Edhe pse kjo është çmenduri, sërish ka metodë brenda saj.”

“Përshtatini veprimin fjalës dhe fjalën veprimit.”

“Kur fjalët janë të pakta, ato rrallëherë shpenzohen kot.”

“Nuk ka asgjë të re nën diell.”

“Ne e dimë se çfarë jemi, por nuk e dimë se çfarë mund të jemi.”

“Dashuria e kërkuar është e mirë, por e dhënë pa u kërkuar, është edhe më e mirë.”

“Disa rriten prej mëkatit dhe disa bien prej virtytit.”

“Pjesa tjetër është heshtje.”

“Mos i mëso buzës një përbuzje të tillë, sepse buza është bërë për të puthur, zonjë, jo për të tillë përbuzje.”

“Ena bosh bën tingullin më të fortë.”

“Një budalla e mendon veten të mençur, por një njeri i mençur e di veten për budalla.”

“Sa larg i hedh rrezet e tij ai qiri i vogël! Po kështu shkëlqen një punë e mirë në një botë të mërzitshme.”

“Një trëndafil, cfarëdolloj emri tjetër të kishte, do të mbante aromë po kaq të mirë.”

“Jepi gjithësekujt veshin, por pak njerëzve zërin tënd.”

“Por dashuria është e verbër, dhe të dashuruarit nuk mund të shohin.”

“Dyshimet tona janë tradhëtare, dhe na bëjnë të humbasim të mirat që shpesh mund të fitojmë, nga frika e të provuarit.” /bota.al