SHARE

 

– Atëherë dëgjo me vëmëndje!

Qysh i vogël lexoj për dashurinë. Nuk dua të kritikoj por… Është absurde ky mit i thurrur rreth saj, ky shkëlqim i rremë…

– Çfarë do të thuash që nuk është realitet??

– Realitet?? Realitet është starti,nisja. Aty gjithçka është e bukur…

Qesh, dashuron me pasion, flet me një vështrim… por më pas…

-Çfarë më pas?

-Hëm! Më pas nis monologu…

Sikur ta dije sa të kam dashur, kurrë nuk e kuptove, as në fjalët as në puthjet e mia…

– Thonë se dashuria është si zogjtë e pakthyeshëm që humbasin në shtegtim. Po ikën nuk kthehen pas, është e vërtetë kjo?

– Nga jeta ime mund të them se dashuria është një furtunë e mbyllur në shpirt..

Është si një mendim i pa shprehur,si një lutje,dëshirë..

Dashuria është mbështjellje duarsh rreth qafës,është lot durimi i pa rrjedhur në sy..

Është heshtje në supet e lodhur,kur kokën mbështet..

– Nuk i kuptova në mënyrën e të shprehurit…

….

Buzëqeshje

– Do të thotē që kur të vijnë ditët e vetmis të jesh i pregatitur….

– Për çfarë të pregatitesh?

– Të harrosh gjithçka që dhe,të harrosh që u ndodhe pranë edhe pa folur, vetëm me një vështrim… Mos të presësh kthim pas,për sa shpirti yt dhuroi…

Të harrosh frymarrjen e ëmbël në vetmin e netëve që vijojnë.. Sepse dashuria do shpirt, por nuk e ka gjithkush…

Shpiti do dashuri nuk e fal çdokush…

Atëherë, jeto me kujtimet në ëndrrat e tua..

– Si mund të harrosh dikē që e ke dashur shumë???

– Është shumë e thjesht nuk e harron, çastet që ke jetuar me të mundohesh t’i harrosh… Ato çaste kur me një gotë verë në dorë, rrëfente dashurinë.

Duhet të pushosh se rrëfyeri ndonjëherë të dëgjosh edhe ato që ke nevojë të të thonë…

– Të pushosh të tregosh ato çka ndjen? Është absurde…

– Hëm… Absurde është të mos gjesh ato që ëndërrove… Ato çaste që kuptove se kishin nevojë për ty. Dhe ti rende, por kur ti doje dikë pranë ishe vetëm…

Dashuria merr hare nga lumturia por askush nuk merr guximin ta fal…

Mëso të jetosh me çastet e bukura…

Dikur…

Mundesh???

Kjo është dashuria sot je perandor,nesër sklav..

E pranon dot?

– La gotën mbi tavolinë duke më vështruar me ngulm..U largua, kur mbërriti te porta foli pa kthyer kokën…

– Perandoritë bien por lavdia e tyre mbetet. Jeto  si ato, do kesh çfarë të kujtosh, në të kundërt do të kujtojnë…

– Silvana Dhori Xhelaj