SHARE

Një ditë pranvera do të dalë,
Po për ty s’do ketë shkëlqim;
Do më kujtosh mua me mall,
Do më kujtosh në çdo agim.

Do kujtosh një djalë të heshtur,
Një shikim t’humbur, një mister.
Në atë moment një qiell i vrenjtur
Do të trokasë, si rrallë herë…

Do dynden retë, do të bjerë shi.
Asgjë s’do jetë më si më parë.
Trupi yt nga i ftohti do të ngrij,
I imi do të jetë tretur në varr!

Dhe kur kohë e gjatë të kaloj
E unë s’do të bëhem i gjallë,
Do thuash me veten:- Ku shkoj,
Ku humbi, ku u tret ai djalë?!

Atëherë s’do të mundesh më,
Do formosh numrin tim të vjetër.
Mes lotesh do dëgjosh një zë:
– Ai ka shkuar në një botë tjeter…

Nga dora telefoni do të rrëshqas,
Do qash me lot’, me plot trishtim.
S’do jetë më ai djali që do t’bërtas
Dhe do t’gjykojë për çdo gabim.

… Por në fillimin e Verës së nxehtë
Kur çdo gjë mbi tokë lulëzon,
Më sill një lule mbi varrë të shkretë,
Aty ku qyqja e vetme po këndon.

Veç të lutem, mos qaj mbi varrë.
Merre një letër, shkruaj poezi.
Dhe në vargun tënd të parë
Mos përmend vdekje por dashuri.

Tani, lamtumir! Lamtumir, o dashuri!
Përtej jetës së gjallë të uron ky djalë.
Por prap, në një ditë t’bushur me shi,
Do më kujtosh… do më kujtosh mua me mall.

Izmir Todaj, Lushnje, Mars 2013