SHARE

Nga Trent Shelton

“Për sa kam kuptuar unë në jetë, xhelozia ekziston vërtet dhe besnikëria është tepër e rrallë. Është çmenduri të mendosh se ti je aty për këdo që ka nevojë për ty, dhe kur ti ke nevojë për diçka, askush nuk të gjendet pranë. Me kalimin e kohës, njerëzit e shtirur nuk më habisin më. Njerëzit besnikë më habisin. Me pak fjalë, sado të përpiqesh t’i qëndrosh pranë dikujt, në momentin që ti do të jesh në vështirësi, mos u habit nëse ai/ajo do të largohet prej teje.

Kjo është jeta. Sado i mirë të tregohesh me të tjerët, nuk do të thotë se ata do të tregohen po aq të mirë me ty. Sado vlerë të kenë ata në jetën tënde, s’do të thotë se po të njëjtën vlerë do të kesh edhe ti në jetën e tyre. Dhe më e vështira për t’u pranuar, është se ata që thoshin dhe këmbëngulnin se nuk do të ndryshonin kurrë, janë ata që ndryshojnë dhe të habisin me veprimet që bëjnë apo fjalët që të thonë.

Është çmenduri ta mendosh që ti u jep mbështetje dhe ata të falin dhimbje. Ti i ndihmon të ngrihen, të fitojnë besimin e humbur tek vetja e tyre, dhe ata duket sikur kënaqen, kur ti rrëzohesh. Nuk të zgjasin as dorën për të ngritur.

Në fraksionin e sekondës, një mik i yti mund të shndërrohet në një armik dhe të flasë gjithë gjërat më të këqija për ty, aq sa të tjerët do të fillojnë të të njohin si person negativ falë fjalëve të tyre, duke mos e marrë aspak mundimin të të njohin ty realisht për personin që përfaqëson. Më beso vetëm në diçka, edhe nëse dikush të duket shumë i afërt, një ditë mund të shndërrohet në personin më të largët dhe më të panjohur për ty.

Ndaj, nëse je duke e vënë në diskutim besnikërinë e dikujt për të disatën herë, është mirë që ta mbyllësh një herë e mirë atë kapitull të jetës tënde. Çdo gjë fillon me ty. Nëse e do veten tënde, largohu prej atij personi. Por nëse e sheh se dikush për të disatën herë është treguar besnik me ty, vazhdo të bësh shumë për të, sepse besnikëria është e rrallë dhe tepër e vështirë për ta gjetur përsëri në një person tjetër. Shihe atë si një bekim dhe trajtoje si një bekim”./lexo.al