SHARE

Efekti i vjedhjes dhe korrupsionit ka pasoja më të renda sesa bilanci i fondeve të vjedhura. Korrupsioni ndaj fondeve publike  kërcënon rendë normat e demokracisë, përhap varfërinë, rrit burokracinë dhe vendos në rrezik jetën e qytetarëve nëpërmjet shërbimeve publike të dobëta.

Qeveria Ruse është nën një hetim serioz në lidhje me  kostot e larta të lojërave Olimpike. Kosto e këtyre lojërave arriti në vlerën e 50-51 miliardë dollarë, të cilësuara si lojërat më të shtrenjta ndonjëherë. Ndërtimi i rrugës  kryesore që çon në malin ku u organizuan ndeshjet, Krasnaya Polyana, thuhet se kushton tre herë më shumë sesa NASA ka shpenzuar për “trajnimin e  një brezi  të ri astronautësh që do shkojnë në mision në Mars”. Kontratat iu dhanë bashkëpunëtoreve më të ngushtë të Putinit dhe kishin vlera shumë të mëdha. Nëse akuzat janë të vërteta në fund të ditës është populli rus ai që do ta paguajë faturën për këto mashtrime qeveritare.

Statistikisht, i korruptuari tipik është menaxheri financiar, midis 36 dhe 45 vjeç që ka punuar për një organizatë 5 ose më shumë vite. Por ky profil na jep mashtruesin “privat “dhe pika kulminante arrihet nga individët që kanë aksese në taksa. Korrupsioni ndaj fondeve publike në nivel kombëtar zakonisht ndodh me burrat që kanë qenë në pushtet për dekada dhe e kanw marrë pushtetin me anë të grushteve të shtetit.

Në ketë artikull do të trajtohen aferat korruptive më të mëdha të shoqërisë moderne, aq sa veprimet e Putinit mund të duken si një lojë fëmijësh.

JOSEPH ESTRADA – 78-80 MILION DOLLAR

Ish presidenti Filipin Joseph Estrada nis listën tonë me një total prej 78-80 milion dollarësh të vjedhura gjatë presidencës së tij 1998-2001. I zgjedhur në vitin 1998 ish ylli kinematografik i kthyer në politikan ruajti postin e presidentit  vetëm  për tre vjet para se të rrëzohej nga një kryengritje popullore, por ato vite ishin të mjaftueshme për të lejuar atë të grabiste me dhjetëra miliona dollarë nga parat e popullit . Estrada u akuza për vjedhje nga gjykata filipinase dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

ARNOLDO ALEMAN – 100 MILLION DOLLAR

Arnoldo Aleman shërbeu si President i Nikaraguas nga viti 1997 deri në 2002. Gjatë Presidencës së tij, Aleman fitoi mbi 100 milionë dollarë dhe është akuzuar shpesh për korrupsion. Akuzat  ndaj  tij u ngritën  pas fushatës anti-korrupsion të Bolonjos,në atë kohë zëvendës president . Ish-presidenti u gjykua dhe u shpall fajtor për “pastrim parash, mashtrim, korrupsion dhe krime elektorale”.

PAVLO LAZARENKO – 114-200 MILLION DOLLAR

Ndoshta duke i shtruar rrugën pasardhësit të tij  presidentit Janukoviç, ish-Kryeministri ukrainas Pavlo Lazarenko arriti të vjedhë  114-200 milionë dollarë në një vit të vetëm – nga 1996-97. Në 1999 ai u akuzua se ishte i implikuar në tentativën e vrasjeve të zyrtarëve të lartë të qeverisë ukrainase. Ai kërkoi azil në Shtetet e Bashkuara , vetëm për t’u akuzuar dhe dënuar për “pastrim parash, mashtrim financiar nëpërmjet mediave  dhe transportim të mallrave të vjedhura”. Lazarenko u dënua me 9 vjet nga një gjykatë në San Francisko në 2004.

ALBERTO FUJIMORI –600 MILION DOLLAR

Presidenti i Perusë i zgjedhur në vitin 1990, qeveria e ish presidentit Alberto Fujimori do të  ishte në pushtet për 10 vjet. Një pseudo-autoritarizëm, presidenca e Fujimorit vjen me komente të përziera – disa e vlerësuan atë për shpëtimin e Perusë “nga të këqijat e terrorizmit dhe kolapsit ekonomik”, ndërsa të tjerë e quanin atë një “njeri të fortë autoritar”. Nëse jeni në kampet pro apo kundër  Fujimorit, është e vështirë të injoroni 600 milion dollarë që ai hoqi nga xhepat e taksapaguesve peruan. Fujimori u dënua nën akuzën për korrupsion dhe aktualisht vuan dënimin në burgun e Perusë. Ai shpesh shkruan mesazhe në Twiter nga brenda qelisë së burgut dhe ka me mijëra ndjekës.

JEAN-CLAUDE “BABY DOC” DUVALIER – 300-800 MILION DOLLAR

Jean-Claude “Baby Doc” Duvalier drejtoi Haitin nga viti 1971 deri në largimin e tij në 1986 dhe thuhet se gjatë kësaj periudhe ai  vodhi 300-800 milion dollarë . Duvalier trashëgoi presidencën e tij pasi babai i tij, Francois “Papa Doc” Duvalier, vdiq në vitin 1971 dhe u rrëzua  në vitin 1986 pas një kryengritje popullore haitiane. Regjimi i Duvalierit ishte një diktaturë brutale që pa krime të shumta kundër njerëzimit. Në vitin 2011, Duvalier u kthye në Haiti pas mërgimit në Francë, vetëm për t’u gjykuar për akuzat për korrupsion dhe krime kundër njerëzimit.

SLOBODAN MILOSEVIC – 1 MILIARD DOLLAR

Regjimi 11-vjeçar i Millosheviçit mbi Jugosllavinë ishte i tejmbushur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ishte një faktor i rëndësishëm kontribues në shpërbërjen e Jugosllavisë nëpërmjet revolucionit të shtrirë në të gjithë ishJugosllavinë. Gjatë Presidencës së tij 1989-2000, Millosheviçi vodhi 1 miliard dollarë nga populli  jugosllav. Regjimi i Millosheviqit ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me gjenocidin gjatë luftërave në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci. Millosheviç u gjykua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe në vitin 2006 u gjet i vdekur në një qelinë e tij.

SANI ABACHA – 2-5 MILIARD DOLLAR

Në vetëm 5 vjet Sani Abacha arriti të tranferojë $ 2-5 miliard dollarë në llogaritë e tij personale bankare. Regjimi nigerian i Abacha ishte një regjim, i udhëhequr nga  korrupsioni i shfrenuar dhe dhuna brutale. Duke vepruar si udhëheqës de facto i Nigerisë, Abacha përgjatë viteve  1995-1998 u vendos  si kreu i ushtrisë dhe kontrolloi qeverinë e vendit nëpërmjet një qeveri kukullash. Ai vdiq në moshën 45 vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Shumica e fondeve të vjedhura janë riinvestuar në arka nigeriane, por familja e tij ende kërkon të drejtat mbi këto pasuri.

MOBUTU SESE SEKO – 5 MILIARD DOLLAR

Ish-Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Mobutu Sese Seko, erdhi në pushtet në vitin 1965 përmes dy grushteve të njëpasnjëshme dhe qëndroi në pushtet deri në 1997 kur u dëbua nga vendi nga forcat rebele. Ndër veprimet e tij si President, Mobutu e riemëroi vendin si Zaire, drejtoi një regjim jashtëzakonisht shtypës të mbushur me korrupsion, dhe shkelje të vazhdueshme  të të drejtave të njeriut dhe thuhet se ka vjedhur mbi  5 miliardë dollarë nëpërmjet llogarive bankare zvicerane.

FERDINAND MARCOS – 5-10 MILIARD DOLLAR

Filipinet duket se janë të prirur ndaj udhëheqësveqë thyejnë rekorde  të korrupsionit. Ferdinand dhe Imelda Marcos janë akuzuar për shpërdorimin e $ 5-10 miliard dollarë gjatë kohës së sundimit 20-vjeçar të Presidentit Marcos. I zgjedhur në presidencë në vitin 1965, Marcos udhëhoqi një regjim shtypës autoritar, ku pezulloi shkrimin e habeas corpus dhe krijoi ligjin ushtarak përpara se të rrëzohej në vitin 1986 gjatë një revolucioni paqësor. Gjatë sundimit të tij, Marcos vodhi miliarda nga qeveria filipinase; gruaja e tij, Imelda, kishte një koleksion këpucësh me mbi 3000 palë.

MOHAMED SUHARTO – 15-35 MILIARD DOLLAR

Diktatori indonezian erdhi në pushtet në vitin 1968, pas një përpjekjeje grushti shteti kundër ish presidentit indonezian Sukarno dhe qëndroi në pushtet për 31 vite – përfundimisht duke u larguar pas protestave masive . Gjatë sundimit të tij 31 vjeçar, Suharto është vlerësuar të ketë përvetësuar diku nga 15 deri në 35 miliardë dollarë amerikanë. Pas vdekjes së tij në vitin 2008, Suharto i  ka lënë botës si  trashëgiminë  e tij  “diktaturën më brutale dhe të korruptuar e shekullit të 20-të”./atlasi.al