SHARE

Shkrimtarja nga Afrika e Jugut, Nadine Gordimer, e cila ka marë çmimin Nobel në Letërsi, ka ndërruar jetë në vitin 2014.

Ajo ka qenë një nga zërat më të fuqishme kundër aparteidit.

Nadine u shua në moshën 90 vjeçare, pas një aktiviteti në dekada si shkrimtare, aktiviste dhe politikane.

Fjalia e saj “një shkrimtar profesionist është një diletant, i cili nuk është ndalur kurrë së shkruari”, njihet nga të gjithë shkrimtarët.

Nadine Gordimer ka fituar çmimin Nobel në vitin 1991, i cili sipas jurisë së atëhershme i është dhënë “Në kuadër të përfitimit të madh të njerëzimit, falë shkrimit të saj të paarritshëm dhe epik”.

Gjatë karrierës së saj, Gordimer është deklaruar përherë kundër racizmit, madje është regjistruar edhe në partinë e Mandelës, kur ajo ishte ende një parti e jashtëligjshme.

Mes romaneve të saj dallohen “Ditët e gënjeshtrës”, “Një i ftuar nderi”, “Konservatori”, “Breshka”, “Historia e fëmijës tim”, “Tani ose kurrë më” etj.

Në vijim, ju njohim me disa nga thëniet më të bukura të saj, që i dinë shumë mirë jo vetëm shkrimtarët, por edhe po bëjnë bujë nëpër rrjetet sociale, duke u shpërndarë me mijëra herë…

10 shprehje frymëzuese nga nobelistja Nadine Gordimer

“Asnjë fakt që shkruaj apo them, nuk do të jetë aq i vërtetë sa trillimi”.

“Të shkruash është të kuptosh jetën. Njeriu punon gjithë jetën me shpresën se mund të ketë kuptuar një pjesë të vogël”.

“Kam dështuar në shumë gjëra, por kurrë nuk jam frikësuar”.

“Jam flaka e një qiriu që lëkundet nga rrymat e ajrit që s’mund të shihen”.

“Të gjithë përfundojnë një ditë vetëm dhe në kërkim të vetes”.

“Është më e thjeshtë për ish-padronët të lënë mënjanë maskat që fshehin humanitetin e tyre, sesa për ish-skllevërit të njohin fytyrën poshtë maskave. Apo të besojnë se ata nuk po mbajnë një maskë të re”

“Njerëzit i dhurojnë njërit-tjetrit gjëra që s’mund të mbështillen me ambalazh dhuratash”.

“Censura nuk mbaron kurrë për atë që e ka përjetuar. Është një shenjë në imagjinatë që e ndikon individin që e ka vuajtur, përgjithmonë”.

“Nuk mund ta ndryshosh një regjim bazuar në dhembshuri. Duhet të jetë diçka më e fortë se aq.”

“Faktet janë gjithnjë më të pakta, se ajo që ka ndodhur në të vërtetë.”

 

  • Disa detaje 

“Gordimer vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg”, theksuan të afërmit në një komunikatë të publikuar nga zyra e avokatit të familjes.

“Lavditë e saj më të mëdha”, kujtojnë fëmijët e saj, “nuk ishin vetëm marrja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, por gjithashtu dëshmia në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti”.

Lindur më 20 nëntor 1923, shkrimtarja ishte vajza e imigrantëve hebrenj të ardhur në Evropë.

Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej na vendi i saj, madje dhe në orët më të errëta të aparteidit, regjimi i diskriminimit racial në vend nga viti 1948 deri në vitin 1994.

Autore e 15 romaneve dhe shumë novelave, ajo shprehu të dhimbjen e shoqërisë me një penë të matur dhe pa ndarje, me temë kryesore pasojat e regjimit diskriminues/supershendeti