SHARE

Nga Lev Tolstoy

“Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.”

“Çdo gjë i vjen në kohë, atyre që dijnë të presin.”

“Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e palumtur është epalumtur në mënyrën e vet.”

“Gjërat e mëdha janë gjithmonë të thjeshta dhe modeste.”

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.”

“Ne gjithmonë mendojmë se na duan ngaqë jemi të mirë, por kurrë nuk kemi as dyshimin, se të mirë janë ata që na duan ne.”

“Dashuria është jeta. Gjithçka që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dua.”

“Kur ju doni dikë, e doni ashtu si është, dhe jo si dëshironi ju që të jetë.”

“Humbëm sepse i thamë vetes që humbëm.”

“Të vërtetat më të mëdha janë të thjeshta.”

“E vërteta, ashtu si ari, duhet të fitohet jo duke u rritur, por duke e larë nga gjithçka që nuk është flori.”

“Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis njeriut dhe natyrës të mos jetë prishur.”

“Vokacioni i çdo burri dhe gruaje është që t’u shërbejë njerëzve të tjerë.”

“Gabimi nuk mund të korrigjohet kurrë nga gabimi, dhe e keqja nuk mund të mposhtet me të keqe.”

“Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.”

“Nëse doni të jeni të lumtur, të jini.”

“Ka vetëm një kohë që është e rëndësishme – Tani! Kjo është koha më e rëndësishme, sepse ajo është e vetmja kohë kur ne kemi ndonjë fuqi.”

“Gabimi nuk pushon së qëni gabim, për shkak se shumica e ndan atë.”

“Dikush mund të jetojë madhërishëm në këtë botë, nëse di se si të punojë dhe si të dojë.”

“Rrokni momentet e lumturisë, dashurisë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është marrëzi.”

____________________________________________________

Nga Epikuri

“Mos prish atë që ke, duke dëshiruar atë që nuk ke; mos harro se, ato gjëra që tani i ke, dikur kanë qenë mes gjërave që vetëm i ke shpresuar.”

“Eshtë e mundur të ofrosh siguri ndaj të këqiave të tjera, por kur vjen fjala tek vdekja, ne njerëzit jetojmë në një qytet pa mure.”

“Kurrë nuk kam dëshiruar të kënaq turmën. Atë që kënaqte turmat, nuk e mësoja; dhe ato që unë dija, ata, turmat, as nuk mundeshin t’i kuptonin.”

“Nga të gjithë gjërat që mencuria ofron për të na bërë tërësisht të lumtur, më e madhja është zotërimi i miqësisë.”

“Asgjë nuk mjafton, për njeriun për të cilin e mjaftueshmja është shumë pak.”

“Nëse Zoti do të dëgjonte lutjet e të gjithë njerëzve, të gjithë njerëzit do të ishin shfarosur shpejt: sepse njerëzit, gjithë kohës luten për të këqia kundër tjetrit.”

“Arti i të jetuarit mirë dhe arti i të vdekurit mirë janë një.”

“Eshtë marrëzi për një njeri që t’u lutet perëndive, për gjëra që e ka fuqinë t’i sigurojë vetë.”

“Vdekja nuk na shqetëson, sepse sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më.”

“Eshtë e pamundur të jetosh një jetë të kënaqshme, pa jetuar mencurisht, mirë dhe drejt. Dhe është e pamundur të jetosh mencurisht, mirë dhe drejt, pa jetuar një jetë të kënaqshme.”

“Një jetë e mirë nuk mund të zotërojë shumë gjëra, sepse këto nuk i arrin kollaj pa iu servilosur turmave, ose monarkëve.”

“Koha më e mirë kur të tërhiqeni në vetvete, është atëherë kur ju detyrojnë të bëheni pjesë e një turme.”

“Nëse dëshiron ta bësh një njeri të lumtur, mos i shto pasurinë, por pakësoji dëshirat.”

“Nuk është aq shumë ndihma e shokëve që na ndihmon, se sa besimi që ata do të ndihmojnë.”
___________________________________________________

Nga Plutarku

“Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet mbajtur gjallë.”

“Nuk kam nevojë për një mik që ndryshon kur unë ndryshoj, dhe pohon me kokë kur unë pohoj me kokë; hija ime e bën shumë më mirë këtë gjë.”

“Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.”

“Po të mos isha Aleksandri, do të doja të isha Diogjeni.”

“Fuqia e burrit nuk është të mos bëjë gabime; prej gabimeve, të mirët dhe të mençurit fitojnë urtësi për të ardhmen.”

“Tek fjalët, mund të shohësh gjendjen mendore, karakterin dhe disponueshmërinë e atij që po flet.”

“Është vërtetë gjë e mirë që të kesh prejardhjen e duhur, por sido që të jetë, lavdia është e paraardhësve tanë.”

“Burimi dhe rrënjët e ndershmërisë dhe virtytit qëndrojnë tek edukimi.”

“Mos i fol për lumturinë tënde, dikujt që është më pak fatlum se sa ti.”

“Duhet të dish si të dëgjosh. Kështu do të përfitosh edhe prej atyre që flasin keq.”

“Heshtja në momentin e duhur është mençuri, dhe është më e mirë se sa çdo fjalim.”

“Ata që synojnë të bëjnë gjëra të mëdha, duhet që edhe të vuajnë shumë.”

“Një mungesë ekuilibri mes të pasurve dhe të varfërve, është e meta më e madhe e të gjithë republikave.”

“Fati udhëheq atë që e ndjek, dhe tërheq zvarrë atë që i reziston.”

“Shumë pak vese janë më se të mjaftueshëm për të errësuar shumë virtyte.”

“Të gjithë burrat, kur janë zgjuar, janë në një botë të përbashkët; por gjithësecili prej tyre, në gjumë, është në botën e tij.”

“Kuraja qëndron në qendër, mes burracakërisë dhe vrazhdësisë. E para është kurajë e mangët, e dyta është kurajë e tepërt.” /Bota.al