SHARE

Nga Franz Kafka

“Libri duhet të jetë një “sëpatë”, për detin e ngrirë që ndodhet brenda nesh.”

“Ka një sasi të pafundme shprese në Univers… por jo për në ne.”

“Disa e mohojnë ekzistencën e mjerimit, duke treguar me gisht nga Dielli; ai mohon ekzistencën e Diellit, duke treguar me gisht nga mjerimi.”

“Gëzimi i jetës rridhte me një pasion kaq të zjarrtë nga fyti i tij, saqë për kalimtarët rastësorë, nuk ishte e lehtë që të përballonin tronditjen që u shkaktonte.”

Rri në tryezën tënde dhe dëgjo. Madje as mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, rri krejt palëvizur dhe i vetëm. Bota do të shfaqet para teje, sepse ajo po heq maskën, ajo nuk mund të bëjë gjë tjetër, në ekstazë ajo do të dridhet në këmbët e tua.”

Mos u përkul, mos e zbut, mos u përpiq ta bësh të duket logjike: mos e ndrysho shpirtin tënd, sipas modës. Ndiq në mënyrë të pamëshirshme, fiksimet e tua më të fuqishme.”


“Cilido që është i dyshimtë fton në tradhti.” – Volter

“Ekzistojnë dy lloje grash:ato që mashtrojnë burrin e tyre, dhe ato që thonë se nuk është e vërtetë.” – Moris Donej

“Ne duhet të sigurohemi që kush dashuron të mos ndjehet asnjëherë i sigurtë në dashurinë e tij, për shkak të mungesës së rivalëve:pa dyshime dhe xhelozi, dashuria nuk zgjat shumë.” – Ovidi

“Nëse të qënit brinarë nuk ju duket diçka e mirë, e vetmja rrugë është të mos martoheni fare.” – Molier

“Ata që nuk janë besnikë i njohin kënaqësitë e dashurisë; ata që janë besnikë dinë vetëm tragjeditë e tyre.” – Oskar Uajlld

“Të rinjtë do të donin të ishin besnikë, dhe nuk munden; të moshuarit do të donin të ishin të pabesë, por nuk munden.” – Oskar Ualljd

“Njësia më e madhe sociale në vend është familja. Apo më saktë dy familje:ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare. – Federiko Felini

“Tradhëtia është një maskë që e vendos ai që nuk di të dojë para se gjithash vetveten. Nëse dashuron mos tradhëto, nëse jo, ki guximin t’i thuash vetes dhe asaj që ke pranë se një histori ka përfunduar. – Stefën Litwlluord

“Për të pirë një kafe dhe tradhëtuar gruan ka përherë kohë.” -Toto

“Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua dhe pas saj, gruaja e tij.” – Grusho Marks

“Dyshimet tona janë tradhtare, dhe të na bëjnë të humbim të mirën që mund të përftojmë, pasi kemi frikë të tentojmë. – Uilliam Shekspir

“Nga tradhtitë e mëdha fillojnë edhe ripërtëritjet e mëdha.” – Vasili Rozanov

“Kush është xheloz jo vetëm heq dorë nga eleganca, por edhe krenarina; në këtë mënyrë e vendos veten në një pozitë inferioriteti që nxit dhe në një farë kuptimi e meriton tradhtinë.” – Mario Rigoni

“Tradhtia nuk triumfon asnjëherë:cila është arsyeja? Sepse po të triumfojë, askush nuk do të guxonte ta quante tradhëti.”  – Xhon Herington

“Tek e fundit tradhëtohet vetëm ajo që duhet.” – Gynter Gras

“Një gjysmë miku, është gjysmë tradhtari.” – Viktor Hygo

“Në dashuri, ashtu si në politikë, tradhtia është një formë vetëmbrojtje.” – Roberto Gervazo

“Njeriu lind për të tradhëtuar fatin e vet.” – Paulo Koelho

“Shpresa është një tradhtare dinake, më këmbëngulëse edhe se vetë ndërshmëria.” – Soren Kierkegard

“Ajo që e bën një besim shkencor, nuk është nëse në fund rezulton i vërtetë, por procesi me të cilin mbërrihet deri tek përfundimi”. – James Hogan

“Ka shumë aspekte të Universit se ende nuk mund të shpjegohen në mënyrë të kënaqshme nga shkenca; por injoranca vetëm sjell injorancë. Dorëzimi ndaj injorancës ka qenë gjithmonë i parakohshëm dhe mbetet i parakohshëm sot” – Isaac Asimov

“Më mirë të kem pyetje që nuk mund t’u përgjigjesh, se sa përgjigje që nuk mund t’i vësh një pikëpyetje”. – Richard Feynman

“Për çështje të shkencës, autoriteti i njëmijë njerëzve nuk vlen sa arsyetimi modest i një individi të vetëm” – Galileo Galilei

“Këqyrja skeptike është mënyra se si mendimet e thella mund të shoshiten nga marrëzitë e thella”. – Carl Sagan

“Duke kërkuar për të vërtetën dhe duke e vënë shpesh në dyshim atë, studiuesit, mendimtarët, filozofët dhe shkencëtarët e kanë influencuar pa masë botën. Arritjet e tyre mjekësore, zbulimet shkencore, ligjet fizike, dhe parimet matematikore kanë vendosur rregull, koherencë, dhe qartësi, në atë që dikur dukej një botë rastësore, e padallueshme, pa ligje”. – Dennis Kimbro

“Publiku ka një pikëpamje të shtrembëruar për shkencën, sepse fëmijëve u mësohet në shkollë që shkenca është një koleksion të vërtetash të përcaktuara e të palëkundura. Në të vërtetë, shkenca nuk është një koleksion të vërtetash. Ajo është një eksplorim i vazhdueshëm i mistereve”. – Freeman Dyson

“Shkenca është pranimi i asaj që funksionon dhe hedhja poshtë e asaj që nuk funksionon. Kjo kërkon më shumë kurajo, nga sa mund të mendohet”. – Jacob Bronowski/bota.al