SHARE

A është koncepti i shpirtit binjak më i dobishëm se sa martesa?

“Ju pyesni: ‘A është koncepti i shpirtit binjak më i dobishëm se as martes?’ Konceptet s’kanë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është ajo që ti e kupton. Fjalën ‘martesë’ ti mund ta ndryshosh me fjalën ‘shpirt binjak’, por prap ti je i njejti. Ti do ta krijosh të njejtin Ferr nga fjal ‘shpirt binjak’, njësoj siç ke bërë me fjalën ‘martesë’ – asgja nuk ka ndryshuar, por vetëm fjala, vetëm etika. Mos beso shumë në etiketa.

Përse martesa ka dështuar? Fillimisht, ne e kemi ngritur atë në starndarte të panatyrshme. Ne kemi provuar ta bëjmë atë diçka të përhershme, diçka të shenjtë, pa e njohur madje as ABC-në e shenjtërisë, pa ditur asgjë për të përjetshmen. Qëllimet tona kanë qenë të mira, mirëpo të kuptuarit tonë ka qenë shumë i vogël, pothuajse i papërfillshëm. Kështu, në vend se martesa të bëhet sikur të jetë diçka nga Parajsa, ajo është bërë sikur të jetë diçka nga Ferri. Në vend se të bëhet diçka e shenjtë, ajo ka rënë madje edhe më poshtë se blasfemia.

Dhe kjo ka qenë budallallëku i njeriut – një budallallëk shumë i vjetër: kurdo që ai gjendet në vështirësi, ai e ndryshon fjalën. E ndryshon fjalën ‘martesë’ me fjalën ‘shpirt binjak’ mirëpo nuk e ndryshon veten. Problemi jeni ju dhe jo fjala. Një trëndafil është trëndafil edhe pse atë mund ta quash me çfarëdo emri. Ju jeni duke kërkuar ta ndryshoni konceptin, ju nuk jeni duke kërkuar ta ndryshoni veten.”

Martesa është bërë një Fushëbetejë

“Martesa ka dështuar sepse ju nuk keni mundur të ngriteni në standartet të cilat i keni pritur nga martesa, nga koncepti i martesës. Ju keni brutal, përplot xhelozi, përplot epsh; ju kurr nuk e keni ditur se çfarë nënkupton vërtetë dashuria. Në emër të dashurisë, ju keni provuar gjithçka e cila nuk është asgjë tjetër veçse e kundërta e dashurisë: zotërimin, dominimin, pushtetin.

“Martesa është bërë një Fushëbetejë në të cilën dy person luftojnë për supremaci. Natyrisht, burrat i kanë mënyrat e veta: të ashpër dhe më primitive. Gratë i kanë gjithashtu mënyrat e veta: femërore, më të buta, më të civilizuara, më të nënshtruara. Mirëpo situata është e njejtë. Psikologët tani janë duke folur për martesën si një armiqësi intime. Dhe kjo është ajo e cila edhe është vërtetuar: Dy armiq të cilët jetojnë bashkë dhe pretendojnë se e dashurojnë njëri – tjetrin, duke pritur gjithmonë nga tjetri të jap dashuri. Askush nuk është i gatshëm të jap – askush nuk e ka atë. Ai mund të japësh dashuri nëse nuk e ke fare atë?”

Osho, “The neë doën”, Talk20

Martesa është vërtetë një dilemë

“Pa martesën, mjerimi nuk do të ekzistojë – nuk do të ekzistojë as e qeshura. Do të ketë aq shumë heshtje… do të jetë Nirvana mbi tokë! Martesa i bënë shumë gjëra të lëvizin: religjionin, shtetin, kombet, luftërat, letërsinë, filmat; në fakt, çdo gjë varet nga institucioni i martesës.

Unë nuk jam kundër martesës; unë thjesht dua të ju bëjë me dije se ekziston mundësia që të shkojmë përtej saj. Mirëpo ajo mundësi krijohet vetëm sepse martesa krijon aq shumë mjerim për juve, aq vuajtja dhe ankth, për të cilën ju duhet të mësoni se si ta kapërceni. Martesa nuk është e panevojshme; ajo nevojitet të ju sjell tek shqisat e juaja, të ju sjell tek arsyeja. Martesa është e domosdoshme dhe ndonjëherë vjen deri të pikë që duhet ta kapërcesh atë gjithashtu. Ajo është sikur shkallët. Ju ngjiteni shkallëve, ato ju dërgojnë juve lart, mirëpo vjen një moment kur shkallët duhet t’i lësh prapa.

Mëso ndonjë gjë nga martesa. Martesa e pasqyron të gjithë botën vetëm se në miniaturë: Ajo të mëson shumë gjëra. Vetëm ata më mediokrit nuk mësojnë asgjë prej saj. Përndryshe, ajo do të ju mësojë se ju nuk e dini se çfarë në të vërtetë është dashuria, se nuk dini si të lidheni, si të komunikoni, nuk dini si të jetoni me dikë tjetër. Ajo është një pasqyrë: Ajo u’a shfaq fytyrën tuaj nga të gjitha aspektet e ndryshme. Dhe të gjitha këto nevojiten për pjekurinë tënde, mirëpo një person që mbetet duke i zvarritur nëpër të mbetet gjithmonë i papjekur. Njeriu ka nevojë të shkojë përtej saj.

Në thelb, martesa do të thotë se ju ende nuk jeni në gjendje të qëndroni vetëm: ju keni nevojë për tjetrin. Pa tjetrin ju ndiheni të pakuptimtë, ndërsa me dikë tjetër ju ndiheni të mjerë. Martesa vërtetë është një dilemë! Nëse jeni vetëm, jeni të mjerë; nëse jeni bashkë, jeni të mjerë! Ajo u’a mëson juve realitetin tuaj që diçka thellë brenda teje ka nevojë për transformim, në mënyrë që ju të mund të jeni të hareshëm edhe kur jeni vetë por edhe kur jeni me dikë tjetër. Atëherë, martesa nuk është më martesë, sepse ajo nuk është më skllavëri. Atëherë ajo është dashuri. Atëherë ajo ju jep liri, dhe pastaj ju e jepni lirinë e cila nevojitet për rritjen e tjetrit.”

Osho, “Tao: The Golden Gate”, Vol. 2, Talk #9

Martesa e ka krijuar prostitucionin

“Cili është dallimi mes një prostitute dhe një gruaje? Njëra e përfaqëson një marrveshje të përkohshme, ndërsa tjetra një pak më të përhershme. Martesa është një lloj prostitucioni i përhershëm; thellë diku posht, ajo nuk dallon nga prostitucioni, sidomos kur e kemi parasysh se këto dyja kanë ekzistuar bashkë.

Nëse shkon thellë brenda saj, e sheh se është martesa ajo që e ka krijuar prostitucionin. Dhe prostitucioni kurr nuk do të zhduket nga kjo botë përderisa nuk zhduket as martesa; prostitucioni është hija e martesës. Në fakt prostitutat kanë shpëtuar shumë martesa. Është një masë e sigurt që burri mund të shkojë, ndonjëherë rrallë, vetëm sa për ndryshim, tek çfarëdo gruaje tjetër, një prostitutë, dhe kështu ta shpëtojë martesën dhe vazhdimësinë e saj.”

Osho, “Unio Mystica”, Vol. 1, Talk #10

Për një grua, martesa nënkupton shtëpinë

“Kur një burrë mendon për një grua, ai mendon për dashuri. Ai kurr nuk mendon për martesë. Kur një grua mendon për një burrë, ajo mendon për martesë. Dashuria është dytësore, primare është siguria. Ajo jeton në një botë tjetër – ndoshta në të ardhmen kjo mund të ndryshojë, por në të kaluarën problemi i vetëm për gruan ka qenë si të jetë ajo e sigurtë.

“Ajo është e lëndueshmë, e butë, e dobët, ajo ka frikë! Gjithkund e rrethon bota mashkullore dhe ajo është një e huaj në të. Ajo ka nevojë për siguri. Prandaj kur ajo bie ne dashuri, koncepti i parë, idea e parë është si të jetë e sigurtë. Ajo nuk do të preferonte të bënte dashuri me një burrë përveç nëse kjo do të rregullohej me martesë. Martesa duhet te jetë e para, pastaj të tjerat vijnë me radhë.

Burri është më pak i interesuar në martesë! Shumë më pak i interesuar në martesë. Nëse ai pajtohet, ai pajtohet pa dëshirën e tij, sepse martesa nënkupton përgjegjësi. Martesa nënkupton skllavëri, ajo do të thotë që tani je i burgosur. Tani nuk je më i lirë të lëvizësh me gra të tjera. Për një burrë, martesa duket si burg. Për një grua, martesa duket sikur një shtëpi e sigurt. Për një grua, martesa nënkupton shtëpi, për një burrë martesa nënkupton skllavëri. Besime plotësisht të ndryshme, prandaj edhe veprojnë në mënyra të ndryshme. Është konflikti mes besimeve.”

Osho, “Zen: The Path of Paradox”, Vol. 2, Talk #5

Përktheu: Shkumbin Nebihi/filozofia.al