SHARE

“Ai njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer kurrë ato.”

“ Gjithçka që na ngjall neveri ne për të tjerët mund të na çojë në kuptimin e vetes sonë.”

“Gjithçka varet nga mënyra si i shikojmë gjërat, dhe jo nga mënyra si janë ato në të vërtetë.”

“ Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – përgjithësisht është i torturuari ai që shndërrohet në torturues.”

“Pranimi i vetëvetes është esenca e gjithë problemit moral dhe mishërimi i të gjithë botëkuptimit në jetë.”

“Netët përmes ëndërrave i tregojnë mitet e harruara përgjatë ditës.”

“Nuk mund të arrihet tek vetdija pa dhimbje.”

“Aty ku dashuria sundon, nuk ka vullnet për pushtet, dhe aty ku pushteti dominon, dashuria mungon. Njëri është vetëm hije e tjetrit.”

“Të mendosh është e vështirë. Prandaj shumica e njerëzve gjykojnë.”

“Kush shikon jashtë, ëndërron. Kush shikon brenda, zgjohet.”

“Fjala “lumturi” do ta humbiste kuptimin e saj nëse nuk do të balansohej nga pikëllimi.”

“Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, përderisa fillimisht nuk e pranojmë. Dënimi nuk çliron, ai shtyp.”

“Kur një gjendje e brendshme nuk bëhet e vetëdijshme, ajo shfaqet jashtë si fat.”

“Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të nevojshme për shëndetin.”

“Njeriu që premton gjithçka është e sigurt se nuk do të përmbush asgjë. Secili që premton shumë është në rrezik të përdorimit të mjeteve djallëzore për ti zbatuar premtimet e tij dhe tashmë është në rrugën e vdekjes së përheshme.”

“Në gjithë kaosin ekziston një Kozmos, në të gjithë rrëmujën ekziston një rregull sekret.”

“Ne nuk duhet të pretendojmë ta kuptojmë botën vetëm përmes intelektit; ne duhet ta kuptojmë po aq shumë edhe përmes emocionit; Kështu, gjykimi i intelektit, në mundësin më të mirë, ëshë vetëm gjysma e së vërtetës.”

“Nuk mund të ketë transformim të errës në dritë dhe të plogështisë në lëvizje, pa emocion.”

“Sa më e madhe turma, aq më i papërfillshëm është individi.”

“Ti je ajo që e bënë, jo ajo që thua se do ta bësh.”

“Privilegji i një jete është të bësh ai që vërtetë je.”

“Asgjë nuk ka ndikim psikologjik më të fuqishëm mbi ambientin e vet, në veçanti mbi fëmijët, se sa jeta e pajetuar e prindërve.”

“Kush shikon jashtë, ëndërron; kush shikon përbrenda, zgjohet.”

“Njohja e errësirës tënde është mënyra më e mirë për tu marrë me errësirën e të tjerëve.”

“Secila formë e varësisë është e keqe, pavarësisht a është ajo alkool, morfinë apo ideologji.”

“Nuk mund ta arrish vetëdijen pa dhimbje.”

“Atje ku mençuria mbretëron, konflikti mes mendimit dhe ndjenjës nuk ekziston.”

“Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë nëse fillimisht nuk e pranojmë.”

“Duhet ta kem edhe anën e errët, nëse dua të jem i plotë.”

“Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen.”

“Nëse jeni një person me dhunti, kjo nuk do të thotë se keni fituar diçka. Do të thotë se keni diçka për të dhënë mbrapsht.”

“Takimi mes dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: të dy elementët transformohen edhe nga reaksioni më i vogël.”

“Vetmia nuk vjen nga fakti që nuk keni njerëz rrotull, por nga fakti që nuk jeni në gjendje të komunikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju, apo nga fakti që nuk shprehni disa pikëpamje që të tjerët i konsiderojnë të papranueshme.”

“Ne zgjatemi tek e shkuara për prindërit tanë dhe tek e ardhmja për fëmijët, të cilët nuk do i shohim asnjëherë, por për të cilët duam të kujdesemi.”

“Gjëja të cilës ti i reziston, ajo më shumë insiston.”

“Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrike, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë.”

“Shpesh, duart do të zgjidhin një mister, për të cilin intelekti është munduar më kot.”

“Një ëndërr, është një derë e vogël dhe e fshehur, në strehën më të thellë dhe intime të shpirtit, e cila i hapet asaj nate të qëmotshme kozmike që ishte shpirti, shumë kohë përpara se të ekzistonte egoja e të ndërgjegjshmes.”

“Magji” është thjeshtë një tjetër fjalë për të përshkruar një përcaktim psikologjik.