SHARE

“Inteligjenca është potencial. Të menduarit është aftësia me të cilën shfrytëzojmë atë potencial.”

“Rregulli i parë i intelektualizmit është: ‘Nuk ke shumë për të thënë, bëje sa më komplekse që është e mundur.”

“Të menduarit nuk është zëvendësues për informacionin, por informacioni mund të jetë zëvendësues për të menduarit.”

“Marrëdhënia mes inteligjencës dhe të menduarit është sikur ajo mes automjetit dhe grahësit të atij automjeti.”

“Mund të jesh mendimtarë pa qenë intelektual. Në të vërtetë, shumë intelektualë nuk janë veçanërisht mendimtarë të mirë.”

“Nëse asnjëherë nuk e ndërron mendimin, përse të kesh një?”

“Diskutimi duhet të jetë një përpjekje e sinqertë për të hulumtuar temën dhe jo një betejë mes unit konkurrues.”

“Marrja me kompleksitetin është një humbje e paefektshme dhe e panevojshme e kohës, vëmendjes dhe energjisë mendore. Asnjëherë nuk ka asnjë arsyetim për gjërat të jenë komplekse kur ato mund të jenë të thjeshta.”

“Mendimi kritik duket sikur një lloj më i lartë i të menduarit, sepse duket sikur ndonëse kritiku në të vërtetë tejkalon shtrirjen e asaj e cila është duke u kritikuar në mënyrë që të kritikojë atë. Ky është një supozim rrallëherë i vërtetë sepse, shpesh herë, kritiku kapë një aspekt të vogël që ai ose ajo kupton dhe trajton atë”

“Ekspert është ai i cili ka arritur të marrë vendime dhe gjykime thjeshtë duke ditur cilës gjë t’i kushtojë vëmendje dhe cilës jo.”

“Një ide e cila është zhvilluar dhe future në veprim është më e rëndësishme se një ide e cila ekziston vetëm si ide.”

“Dëgjuesi i mirë është gati njëjtë i mirë sa një folës i mirë. Nuk mund të kesh mendje të bukur nëse nuk din  të dëgjosh.”

“Nëse prisni që shanset të shfaqen, do të jeni njëri nga turma.”

“Mendja mund të shohë vetëm atë për të cilën është përgatitur të shohë.”

“Inteligjenca është diçka me të cilën kemi lindur. Të menduarit është aftësi e cila duhet mësuar.”

“Ndërmarrjet të cilat përqendrohen vetëm tek konkurrimi, në fund të fundit do të vdesin. Ato të cilat përqendrohen në krijimin e vlerës, do të lulëzojnë.”

“Fotoja e cila i shqetëson shumicën e njerëzve është reflektimi të cilin ata e shohin në mendjet e njerëzve tjerë.”

“Pyetja është mënyra e sjellshme e të kërkuarit diçka.”

“Nuk del në rrugë me veshje të brendshme, edhe pse zakonisht ke të veshura ato. Veshja e brendshme nuk është e dukshme, por është aty gjatë gjithë kohës. E njëjta është me konceptet. Ato janë aty. Ato nënvijëzojnë gjërat praktike që bëjmë – madje edhe kur nuk jemi të vetëdijshëm për to.”

“Problemi, thjeshtë, është dallimi në mes asaj që njeriu ka dhe asaj që dëshiron.”

“Cilesia e të menduarit tonë do të përcaktojë cilesine e ardhmërisë sonë.”