SHARE

“Në vend se ta mallkosh errësirën, ndiz një qiri.”

“Keni kujdes nga shpenzimet e vogla. Një rrjedh e vogël e fundos edhe anijen e madhe.”

“Energjia dhe këmbëngulja pushtojnë çdo gjë.”

“Zelli është nëna e fatit.”

“I lumturi është njeriu punëtor dhe mjerani është njeriu dembel.”

“Çdo gjë që fillon me zemërim përfundon me turp.”

“Tre persona mund ta mbajnë një sekret, nëse dy prej tyre janë të vdekur.”

“Ata që mund të heqin dorë nga liria thelbësore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk e meritojn as lirinë e as sigurinë.”

“Ai që ka durim, mund të ketë çka do që dëshiron.”

“Birra është dëshmia se Zoti na dashuron dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur.”

“Asnjëherë mos e ngatërroni lëvizjen me veprimin.”

“Kurrë s’ka ekzistuar paqe e keqe ose luftë e mirë.”

“Nëse dështon të planifikosh, ti je duke planifikuar të dështosh.”

“Nëse do të kuptosh të metat e një vajze, lavdëroje tek shoqet.”

“Ka vetëm tre miq besnikë, një grua e vjetër, një qen i vjetër dhe para në dorë.”

“Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera.”

“Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. Vetëm budallenjtë nuk duan t’i marrin.”

“Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.”

“Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë.”

“Një lek i kursyer është një lek i fituar.”

“Një vend për gjithçka, gjithçka në vend të vetë.”

“Kënaqësia e bën njeriun e varfër të pasur; pakënaqësia e bën njeriun e pasur të varfër.”

“Dyshimi dhe kujdesi janë prindërit e sigurisë.”

“Ose shkruaj diçka me vlerë për tu lexuar, ose bëj diçka me vlerë për tu shkruar.”

“Vullneti dhe këmbëngulja mposhtin të gjitha gjërat.”

“Madje dhe paqja mund të blihet me çmim shumë të lartë.”

“Lodhja është jastëku më i mirë.”

“Gjeniu pa edukim është sikur argjendi në minierë.”

“Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.”

“Mysafirët, si peshqit, fillon tu vije era pas tri ditësh.”

“Gjysmë e vërteta shpesh është një gënjeshtër e madhe.”

“Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.”

“Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.”

“Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.”

“Mësoji tët biri/vajzës të heshtë, të flasë mëson vetë.”

“Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit.”

Nëse macja mban doreza, zor se do të zërë minjë.”

“Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë.”

“Një varkë me vela dhe një femër shtatzënë, janë gjërat më të bukura që mund të shihen.”

Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.”

“Ai i cili i ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik t’i huazohen që të dyja.”

“Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.”

“Kush jeton veç nga shpresa do të vdesë nga uria.”

“Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejt gjithë ditën.”

“Kush dashurohet në veten e tij nuk do të ketë asnjë rival.”

Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.”

“Mosha e humbur nuk është gjetur asnjëherë përsëri.”

“Shumë njerëz mendojnë se po blejnë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë i shesin veten asaj”

“Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.”

“Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe tatimeve”

– Benjamin Franklin