SHARE

“Të doja aq shumë… sa ti më lëndoje, e unë të kërkoja falje.”

“Ju djem mund t’i mbani virgjëreshat tuaja; mi jepni mua gratë e nxehta me take të larta dhe me shtatet që harrojnë të plaken”

“Një intelektual e thotë një gjë të thjeshtë në mënyrë të komplikuar. Një artistë e thotë një gjë të komplikuar në mënyrë të thjeshtë.”

“Shpirti i lirë është i rrallë, por ju e njihni kur e shihni atë, sepse ju ndiheni mirë, shumë mirë, kur jeni afër ose me të.”

“Të dua ashtu siç një mashkull e dashuron femrën që nuk e ka prekur kurrë, por vetëm i ka shkruar, dhe që foton e saj e mban me vete.”

“Një dashuri e tillë ishte një sëmundje serioze, një sëmundje prej së cilës ju kurrë nuk shëroheni plotësisht.”

“Ne madje as nuk e kërkojmë lumturinë, por thjesht vetëm më pak dhimbje.”

“Ekziston një vend në zemër që kurrë nuk do të përmbushet, një hapësirë e cila edhe gjatë momenteve dhe kohëve më të mira, ne do ta dijm atë, do ta dijm më shumë se asnjëherë se ai vend kurrë nuk do të përmbushet dhe ne do të presim do të presim në atë hapësirë.”

“Ekziston një vetmi aq e madhe në këtë botë, sa që mund ta shihni në lëvizjet e ngadalshme të akrepave të orës.”

“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve veçse i kanë përgjigjet. Por për ne, që nuk mundemi ta pranojmë lehtë këtë formulën e Zotit, përgjigjet e mëdha nuk mbesin të shkruara në gurë.”

“Ne përshtatemi me rrethanat dhe zbulimet e reja. Ne jemi elastik. Dashuria nuk ka nevojë të jetë urdhër e as besim. Unë jam Zoti im.”

“Ne jemi këtu ti ç’mësojmë mësimet e kishës, të shtetit dhe të sistemit tonë të edukimit. Ne jemi këtu për të pirë birrë. Ne jemi këtu për ta mbytur luftën. Ne jemi këtu për ta jetuar jetën aq mirë, sa që edhe vet vdekja të ketë frikë të na marr.”

“Është e mundur ta dashuroni një qënie njerëzore vetëm nëse nuk e njihni mjaftueshëm mirë.”

“Nuk më pëlqejn djemt e pastruar dhe të rruar, me kravatë dhe me një punë të mirë. Unë i dua njerëzit e dëshpëruar, njerëz me dhëmb të thyer dhe mendje të thyer. Ata më interesojnë, sepse janë plotë befasi dhe shpërthime.”

“Ambicia ime është e hendikepuar nga dembelizmi.”

“Problemi me botën është se njerëzit inteligjent janë plot dyshime, përderisa budallenjtë janë shumë të sigurt”.

“Njerëzit pa moral zakonisht konsiderohen si njerëz më të lirë, por shumicës prej tyre u mungon aftësia për të dashuruar.”

“Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat.”

“E ndieja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë”.

Qentë dhe engjujtë nuk janë shumë larg njëri-tjetrit.