SHARE

E natyrshme për një mendje krejtësisht
të vetëdijshme dhe skajshmërisht
dyshuese, nëse do të gjykonte me të “drejtë”
se; “parimisht, njeriu nuk i përket shoqërisë njerëzore”.
Ngase, ajo mendje është orientuar dhe
vetëndjehet ashtu, për të qenë e tillë.

Do të prodhonte e do të provonte me
dhjetra argumente e fakte të llojit si;
“njeriun më shumë e skallvërojë nevoja
për të qenë i lirë dhe dëshira për të qenë
i pranueshëm brenda një shoqërie
njerëzore, se sa frika e të qenurit
ekzistencialisht i rrezikuar jashtë asaj
shoqërie përkatëse”!…

Kështu, kjo mendësi e tillë nuk do ishte
asnjëherë e gabueshme, nëse nuk do të
argumentonte për asnjëherë hipoteza të tilla.
Ose, nëse nuk do të ekzistonte për
asnjëherë të vetme një kundërpeshë ideuse.
E cila, me shumë të “drejtë” e në mënyrë
filozofike do të argumentonte me dhjetra
herë të kundërtën, duke hipotetizuar se;
“njeriu është i lirë dhe i përmbushur
vetëm brenda një shoqërie njerëzore dhe
(po aty) është fare i sigurt dhe kompetitiv
si individ, duke mos përjashtuar
asnjëherë “nevojën për shoqëri”, si motiv
e vullnet shtyes të njeriut drejt shoqërisë”.

Në mos më shumë, në të dyja format
menduese (nëse mungon fleksibli gjykues)
të dyja palët do të (para)gjykonin tërsisht si dy mendësi
të dëshpruara e të zhytura, o në bindje të
gabuara, o në dyshime të thella e të pa baza!
Ndoshta, nutilizma të një lloji të veqantë,
të një fantashkence drithëruese!
Sidoqoftë, dëshprimi, gjithmonë sjellë
një mendësi dëshpruese, e më tej.
Sepse, të parët dëshprohen nga të dytit

dhe të dytit dëshprohen nga të parët!…
I pranueshëm ky lloj cikli i mbushur plot
me zhgënjime.
Sa kaq, në këto dy kontradikta që lindin
vetëvetiu, lëmshi filozofik kurthohet edhe
më tej, kur të dyja palët zgjedhin të
zgjidhin fillin e çështjes ndërmjet idealës
dhe të vërtetës, nga e cila ata,
qëllimshëm arrijnë të përceptojnë atë që duan.

Rafinimet të stërhollshme të
argumenteve janë jetike për të
përgënjeshtruar dhe për të deformuar
gjithë faktet në dëm të njëri tjetrit.
Të parët zgjedhin të vërtetën ideale dhe
të dytit idealin e vërtetë.
Krijojnë dy realitete krejtësisht të ndryshme
mbi bazën e njejtë të (para)gjykimit.
Kështu, të dyja grupet janë të
vetëdijshme për shkaqet e procesin dhe
të nënvetëdijshme a të padijshme fare
për pasojat a rezultatin.

Gjithmonë, ka sy për të mos parë.
Në të gjithë erupcionin e tyre
megaloman, presupozohet të jetë edhe
burimi imperativ i teorive të tyre.
Interpretimet në këtë rast janë qasje
mediokre, përderisa përmbajtja e tyre
konsiderohet dhe besohet të jetë
plotësisht e vërtetë.
Këtu edhe fillon justifikimi dhe demodimi
përmbajtësor filozofik.
Megjithatë, “madhështia” e filozofisë
është në pyetjet dhe jo në interpretimet
që bëhen.

Pyetja është se; kur njeriu të mos jetë
më një qenie shoqërore, a do të vazhdojë
më të jetë një qenie humane (e ndieshme
dhe e arsyeshme)?
Nëse pyesim kësi lloji, ne kategorikisht
pajtohemi se; njeriu, natyrshëm është një
qenie shoqërore (e ndieshme dhe e
arsyeshme), pa marrë parasysh kushtet
a rrethanat në të cilat vepron ai.
Kjo fakton se njeriu është një prej shumë
përgjegjësve për shoqërinë, por jo edhe
shoqëria të jetë një prej shumë
përgjegjëseve për vetë individin.

Dhe se, në suaza gjenerale, shoqëria
është përgjegjëse për individin dhe po
ashtu edhe individi për shoqërinë.
Praktikisht, në këtë konstelacion individi
është në kohabitacion të plotë me
shoqërinë njerëzore!
Ku, individët ndërveprojnë në shoqëri,
shoqëria bëhet ndërveprimshmëria e
individëve brenda një superstrukture të
caktuar të individëve.

Megjithatë, kjo dëfton arsyeshmërinë
e individëve të ndërgjegjshëm për njeri tjetrin.
A do jetë njeriu një qenie e ndarë
tërësisht nga shoqëria njerëzore në të ardhmen?
Është, pothuajse një prognozim i kohës
së lirë, të cilën e vret me të tilla mendime.
Por, meqë avansimi i gjithmbarshëm
teknologjik, ka bërë që njeriu me gjithë
nevojën për shoqëri, tani mund të
vetëshoqërohet me gjithë botën pa u
munduar fare me një nevojë të tillë, duke
e kthyer botën thuajse në një individ të
vetëm, kjo tregon se njeriu është mbishoqëruar.
Por, a mund të ketë individë pa shoqëri
njerëzore? Vetëm nëse, grupet e vogla në numër me
individ (një/dy individë), në të ardhmen,
vazhdojmë të mos i konsiderojmë si
shoqëri, por si individë të
vetëmjaftushme (bazim me premisa
aristoteliane, që mbijetojnë pa kurrëfarë
ordinimi në shoqëri).

Këtë e argumenton dita ditës krimi
makabër që individët e bëjnë me vetëdije
të plotë.
Kjo bën që njeriu të jetë qenia më e
paarsyeshme se gjithë qeniet e tjera në
natyrë.
Aq më shumë, kjo e bën njeriun të jetë
qenia më çnjerëzore…….

Militant Plakolli