SHARE

Për mua është mentori im ky njeri i
mençur, është si të thuash…ndoshta
udhërrëfyes…
Në çdo dilem gjej përgjigjen e mundur…

-Ç’farë êshtë dashuria për ty??

-Dashuria përfundimisht do të thotë që
dikush të gjej tek ty, atë që i mungon..Dhe të plotësoj tek ty atë që
të mungon…

-A gjete ti këtë?

-Nuk e di nëse e gjeta,ose e gjetën tek
unë.. Por di të them se dashuria është kaq
e thjesht. Ne e bëjmë të vështirë të pakuptueshme…

-Tani nuk po kuptoj unë…

-Dua të them se dashuria të lëndon do të
lëndosh edhe ti natyrisht…Por fal, të falin.
Ka edhe çaste që duhet të falësh veten..

-Ke ndjerë ndonjëherë nevojën të
mbështetësh kokën në supin e dikujt??

-Po shumë herë. Është mëse e
natyrshme i ndodh kujtdo..

-Ç’farë është të mos mundesh të jetosh pa dikë?

-Prezenca e dikujt të jetë bota jote. Do të
thotē të jesh në ëndrrat e tij të jetë në
mendimet e tua..Të jetë frekuenca e shpirtit
kur ke humbur shpresën… Të thotē fjalë të bukura
kur ke nevojë. Edhe nëse nuk i ndjen, mjafton të të bējë
të ndihesh mirë…Do të thotē që asgjë nuk
planifikohet janë të çastit gjithçka,
veprimet të qeshurat të qarat..
Po mos u çudit me to, sepse rrugën nuk e
gjen të shtruar por të dy bashkë e ndërtoni..

-Ke ndjerë ndonjëherë frikën se mund t’ju braktisin??

-Po e kam ndjerë edhe frikën edhe braktisjen..
Por nuk ka rëndësi kjo e rëndësishme
është se kur dikush nuk të shikon në sy
ose kur të shikon.Dhe shikimi është i
zbrazur i përhumbur. Atëherë duhet të
ndjesh frikë largohu në të kundërt lëre të
shkoj. Kjo është tmerr kur sytë nuk flasin më..
por shikojnë poshtë të fshehin të vërtetën..

-Vartësia e dikujt ose ti më mirë je ndodhur kështu??

-Sigurisht jam ndjerë ndoshta kam bërë
edhe dikë të ndihet i tillë..Tjetêr është
dashuria, duhet të bësh diferencën midis tyre…
Nëse dikush nuk vlerëson kohën, ndjenjat
e kushtuara të bën të ndihesh i varur,
largohu…krenar..
Nëse nuk je i fortë ose nuk përballon dot
vetmin.. Rri të bëhesh hija ose pasqyra e
dikujt por asnjëherë vetvetja…
….

Rrotulloi gotën e verës si sommelier
profesional duke marrê erë. Piu edhe
gllënjkën e fundit me një kënaqësi për t’u patur zili..

-Dashuri nuk do të thotē ti dhurosh dikujt
yjet, por të ndrish rrugën kur ata nuk shfaqen…
Do të thotē mendime të kundërta, dëshira të tilla por trupërohen
bëhen një që lidhja të qëndrojë gjatë…

…Heshtje…

-Nëse e do dikë djalosh thuaja sot, lufto
ta arrish. Nesër do të jetë vonë, shumë vonë,
ndoshta nuk do të ketë më nesër por vetëm sot…

U ngrit dhe iku si pëherë duke më lënë
me mendime. Duke patur njëqind
përgjigje dhe njëmijë pyetje… Ose më mirë
duke më lënë në agoni deri në
takimin e rradhës, ashtu sikurse Sheherezadja në;
“Një mijë e një netë,,

Silvana Dhori Xhelaj