SHARE

“Një nga vendimet më të vështira që do të përballosh në jetë është të zgjedhësh nëse do të largohesh, apo do të përpiqesh më shumë.”

– Ziad K. Abdelnour –

“Ah, sa u pëlqen njerëzve të zhduken nga jeta juaj ! Sidomos kur e dinë që ju tashmë jeni shumë të lidhur pas tyre.”

-Anton Chekhov-

“Shpirti i saj ishte tepër i thellë për tu eksploruar nga ata, të cilët gjithmonë notonin në brigje të cekëta.”

-A. J. Lawless-

“Mund t’a gjykojmë zemrën e një njeriu nga trajtimi që u bën kafshëve.”

-Immanuel Kant-

“Vendosa që është më mirë të ulërasësh. Heshtja është vërtetë një krim kundrejt njerëzimit.”

-Nadezhda Mandelstam-

“Unë nuk urrej asnjë në botë, por ka disa njerëz, të cilët kam nevojë t’i shoh vetëm nga larg.”

-Ugo Foscolo-

“Nuk do të jesh kurrë në gjendje të arratisesh nga zemra jote. Kështu që është më mirë të dëgjosh se çka për të thënë.”

-Paolo Colheo-

“Që nga çasti që i pranoni çmenduritë tuaja, askush nuk mund t’i përdorë ato kundër jush.”

-Tyrion Lannister- 

“Është e thjeshtë të jesh trim nga një largësi e sigurtë.”

-Aesop-

“Unë shkruaj ndryshe nga ç’flas, flas ndryshe nga ç’mendoj, mendoj ndryshe nga ç’duhet të mendoj, dhe e gjitha kjo zhvillohet në errësirën më të thellë.”

-Franz Kafka-

“E vetmja mënyrë për të dalë nga labirinti i vuajtjes është të falësh.”

-John Green-

“Një fëmijë që abuzohet nga prindërit e tij, nuk rresht së dashuri prindërit, por vetveten.”

-Shahida Arabi-

“Mashtrimi më i madh nga i cili njerëzit vuajnë, vjen prej vetë mendimeve të tyre.”

-Leonardo da Vinci-

“Koha për të lexuar është koha që i vjedhim detyrimeve të tjera jetës ; është si koha për të dashuruar.”

-Daniel Pennac-

“Fytyra njerëzore ka hapësirë të kufizuar. Nëse e mbush me të qeshura, nuk do të ketë vend për të qara.”

-Rohinton Mistry-

“E shkuara jote i mbulon sytë e tu nga çdo gjë që universi po përpiqet të tregojë. Lëre të shkojë dhe shiko galaksinë dhe konstelacionet, teksa ndriçojnë udhën tënde.”

-Nikita Gill-

“Çfarë është lumturia ? Një shtëpi me njerëz të cilët i do.”

-A. Bratley-

“Gjeni një të dashur që ju vështron sikur të ishit magjike.”

-Frida Kahlo-

“Mund të thuash kaq shumë gjëra për një person, që nga mënyra se si të braktis.”

-Redvers Bailey-

“Ishte nga ai lloj e dashure, të cilën Zoti ta jep kur je i ri, kështu që do t’ia dish humbjen për gjatë gjithë jetës.”

-Junot Diaz-

“Njeri i madh është ai që nuk e humbet zemrën e tij prej fëmije.”

-Mencius-

“Gratë që kërkojnë të jenë të barabarta me burrat, nuk kanë ambicie.”

-Timothy Leary-

“Njerëzit që kënaqen me kënaqësi të thjeshta dhe që arrijnë të buzëqeshin, pavarësisht vështirësive që kalojnë, kanë një vision më të qartë ndaj jetës.”

-Dodinsky-

“Eshtë një defekt tipik njerëzor : të shfaqesh i ashpër për të fshehur një shpirt të brishtë.”

-Paul Jack-

“Mos lejoni që lumturia juaj të varet nga diçka që mund ta humbisni.”

-C. S. Lewis-

 

“Habitesh që arratia nuk të shërben për asgjë ? Të ligat nga të cilat arratisesh janë bashkë me ty.”

-Seneca-

“Njeriu i torturuar nga vetë demonët e tij, hakmerret vazhdimisht ndaj dikujt tjetër.”

-Franz Kafka-

“Paratë nuk vijnë nga qielli. Duhen fituar këtu në tokë.”

-Margaret Thatcher –

“Është kaq bukur të jesh i çuditshëm! Të bësh gjëra ndryshe nga të tjerët. Ti shohësh gjërat në një dritë të rrallë. Për mua, kjo është diçka e artë për tu bërë.”

-Christopher Poindexter-