SHARE

-Shpirti është udhërrëfyes ose më mirë
zoti i mendimeve. ..

Thoshte këto fjalë i fokusuar me
vështrimin nga deti. Gjasa atje kishte
fshehur gjithë ato sa donte të thoshte..
Unë prisja me padurim i mbêrthyer me
shikimin në fytyrën e përhumbur…
Prisja ç’farë do të rrëfente këtë herë…

-Ç’farë do të thuash që llogjika nuk funksionon?
Shpirti është busulla jonë?

-Jo nuk funksionon kështu. Te ne
meshkujt punon llogjika. Te femrat
shpirti, ndjenja, prandaj janë edhe më të
dobëta se ne,më sensibël..Ka edhe përjashtime
në këto ligje një jam unë,shpirti im më
udhëheq në gabimet e mia..
Por që mund ti quaj të bukura, dua ti përjetoj përsëri…

-Të përjetosh gabimin kjo është absurde,
ose mund të quhet edhe faj??

-As të ndryshosh ose të harrosh nuk
është kaq e thjeshtë.Të ndryshosh do të thotē
të kalosh nëpër labirinte vështirësish.
Të harrosh do të thotē të shkelësh mbi kujtime.

-Përse duhet të kthesh kokën mbas në
dashurinë e humbur ??

-Nuk ke idenë djalosh sa e mërzitëshme
është gjithçka pa kujtuar dashurinë
e humbur.. Të kujtosh përqafimet e heshtura
me fjalë zemre pa zë .
Ke nevojë të flasësh për dëshira të pa plotësuara.
Herë të tjera është më mirë të mos
flasësh të dëgjosh të rrahurat e zemrës. Ajo fletë të vërtetën e saj.
Por pak njerëz kanë dhunti të kuptojnë këtë gjuhë.
Sepse dashuria është fat, ndërsa
njerëzit e mirë dhuratë nga Zoti…

-Dashuria është fat ? Nuk po kuptoj
ç’farë doni të thoni ?

-Në botën moderne të mohojnë, mohon
kështu ndodh nuk bëhet ndryshe. Shtrëngo
vetveten me idetë e tua…Me cigaren në
buzë ai është miku yt…Dhe shpirti ka
veshur syzet e kalit mos të shikoj vetmin…
Duhet diçka e fortë të të mbaj të ekuilibruar
në kaosin e modernizimit…
Nëse nuk ke një motiv për të jetuar
je i destinuar të vdesësh pa arsye..
Është e dhimbshme kur të braktisin por
më e dhimbshme është kur nuk gjen
forcën të harrosh shkaktarin e saj…

…..

-Cila nga këto mund të lëri shenjat e saj përgjithmonë?

Një çast mendova se po më pyeste mua
isha gati të përgjigjesha. Por zëri i tij më
ndërpreu pa nisur të flas…

-Ne njerëzit çuditërisht lindim dhe
gjithkund jemi të rrethuar nga hipokrizia.
Rritemi me të e konsiderojmë normaliet.
E trashëgojmë,,,,dhe e lëmë trashëgim..
Por djalosh shiko të jesh vetvetja, ashtu
me të mirat dhe kapriçot e tua..Pse jo
edhe me të këqijat e tua. Në këtë botë nuk
është e thënë t’ju pëlqejmë, ose të na
pëlqejnë të gjithë.. Mos harro vetvetja në çdo
rrethanë nëse është e vërtetë, fiton..
Beso në ata sy që kur i shikon lexon të
gjitha mendimet e pa shprehura

……

Heshtje..

Ofshamë …

-Ndoshta e ardhmja nuk është thjesht
ajo ç’farë mendon, është forcë, është
mister i këndshëm. Ka shpresën si ide për
diçka më të bukur se e djeshmja. Përse jo
edhe e sotmja. Ky mister mban brenda
gjithë pyetjet ,përgjigjet e të cilave i pret nesër,
prap nesër dhe e nesërmja nuk mbaron kurrë.
Vazhdon pa përgjigjen e së djeshmes..
Nesër…

Silvana Dhori Xhelaj