SHARE

Ai që e ka njohur izolimin, ia kalon përgjithmonë vetmisë.

Ju vuani kot së koti, pavarësia juaj është e padobishme, ju krijoni burgje nga më të ndryshmet për  veten tuaj – që ta konsideroni veten nën mbrojtje dhe të sigurtë. Por e vetmja mbrojtje  dhe e vetmja siguri është te njohja e vetes, sepse atëherë edhe vdekja është e pafuqishme.

Por të jesh i lumtur mes fatëkqijve është e rrezikshme, sepse ju ndhodheni lart dhe ata e ndjejnë veten të prekur. Ju mund të kuptoni, kurse ata jo. Kjo është e padurueshme.

Kur shpirti juaj qetësohet, bëhet paqësor, i gëzuar, sytë tuaj fitojnë thellësi, qartësi, pastërti, pafajësi. Ata bëhen aq transparentë, saqë ju mund të shikoni në thellësi të shpirtit të njeriut.

Dashuria e njeriut që është zgjuar na jep ne liri. Dashuria e njeriut që nuk është ende zgjuar, – kjo është dashuria e varfanjakut; ai do që ju ta doni atë, ai dëshiron të marr gjithnjë e më shumë dashuri. Kurse dashuria e njeriut që është zgjuar është pikërisht e kundërta. Kjo është dashuria e perandorit. Ai do t’ju jap juve, ai ka aq shumë, një bollëk aq të madh. Ai dhuron, ai ndahet duke mos dashur asnjë shpërblim, duke mos dashur të marrë asgjë si shkëmbim.

Ai që nuk e meriton, dashuria është më e nevojshme për të.

Ta duash Zotin nuk të kushton asgjë, por ta duash njeriun është e nevojshme të kesh mirëkuptim të madh.

Nëse ju jeni këmbëngulës, ju, mbase edhe mund ta shihni Zotin që e përfytyroni; kjo nuk është asgjë tjetër, por  ëndërr me sy hapur, ky është halucinacion. Përpara jush nuk ka asnjeri, por ju jeni i hipnotizuar nga ideja juaj. Ja pse krishteri sheh Jezusin, budisti sheh Budën, kurse iduisti Krishnën. I krishteri, madje edhe gabimisht, kurrë nuk  do ta shoh Budën ose Krishnën. Madje edhe gabimisht Krishna kurrë nuk ka për te vajtur te i krishteri, kurse Krishti, kurrë ska për tu dukur te induisti- sepse këta njerëz nuk ekzistojnë. Ata janë pjesë e mendjes suaj; jeni ju që i krijoni ata.

Miliona njerëz në të gjithë tokën luten, pa e ditur se lutjet e tyre nuk ka kush t’i degjoj. Miliona njerëz adhurojnë statujat prej guri. Nëse ata nuk mund t’i duan njerëzit e gjallë, mos vallë, a mund t’i duan statujat prej guri ?

Eshtë një idiotsi e madhe që në asnjë universitet të botës nuk ua mësojnë njerëzve artin e jetës, artin e dashurisë, artin e meditimit.

Osho – “Zarathustra: Perëndia që Vallëzon”