SHARE

Nga rrjetet sociale vjen kjo histori e çmuar. Dikush shkroi këtë status me zemër të thyer:

“Shoku im sapo vdiq, unë nuk di çfarë të bëj”.

Shumë njerëz u përgjigjën me fjalë inkurajuese, por një përgjigje në veçanti, nga një zotëri më i vjetër, me të vërtetë e bëri dallimin nga pjesa tjetër…

“Epo, kjo është jeta. Unë jam i moshuar. Ajo çfarë kjo do të thotë është se unë kam mbijetuar (deri më tani) dhe shumë njerëz që kam njohur dhe i kam dashur nuk kanë mundur dot.

Kam humbur miqtë, shokët më të mirë, të njohurit, bashkëpunëtorët, gjyshërit, nënën, të afërmit, mësuesit, mentorët, studentët, fqinjët dhe një mori njerëzish të tjerë. Unë nuk kam fëmijë dhe nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që mund të përjetohet kur humb një fëmijë.

Do të doja të mund të thoja se me kalimin e kohës mësohesh me njerëzit e dashur që humbin jetën. Por unë kurrë nuk kam mundur ta bëj. Unë nuk dua ta bëj. Më gërryen tej për tej sa herë që dikush që e dua vdes, pa marrë parasysh rrethanat.

Por unë nuk dua që vdekja të “mos ia dijë për këtë”. Unë nuk dua që ajo të jetë diçka që kalon. Plagët e mia në shpirt janë një testament për dashurinë dhe marrëdhënien që kam pasur me dhe për atë person që ka ndërruar jetë.

Dhe në qoftë se plaga është e thellë, ashtu edhe dashuria. Le të jetë ashtu. Plagët janë një testament për jetën. Dhimbjet janë një testament që unë mund të dua fort dhe të jetoj intensivisht, apo një shenjë që unë mund të shërohem dhe të vazhdoj të jetoj dhe të vazhdoj të dashuroj.

Plaga nga dhimbja është më e fortë se sa vetë lëkura apo trupi ynë. Plagët janë me të vërtetë një testament në jetë. Shenjat e plagëve janë të shëmtuara vetëm për njerëzit që nuk mund t’i shohin.

Sa për pikëllimin, një gjë ta them me siguri: Do të të vijë dallgë-dallgë. Kur anija dëmtohet për herë të parë, të duket se po mbytesh dhe ke vetëm rrënoja e copa të anijes përreth teje.

Çdo gjë që lundron rreth teje të kujton bukurinë dhe madhështinë e anijes që ishte në fillim por që nuk është më. E gjitha çka mund të bësh është të notosh. Ti gjen disa pjesë të rrënojave dhe do të kapesh fort në to për një kohë të gjatë.

Ndoshta është diçka fizike që ke nga ai person. Ndoshta është një kujtim i lumtur ose një fotografi. Ndoshta është një person i cili gjithashtu po lundron me ju. Për një farë kohë, gjithçka që mund të bësh është të notosh.

Thjesht qëndro gjallë!

Në fillim, valët janë 100 metra të larta dhe përplasen mbi ty pa mëshirë. Ato vijnë 10 sekonda larg nga njëra-tjetra dhe as nuk të japin kohë që të marrësh frymë. E gjitha që mund të bësh është që të kapesh diku dhe të notosh.

Pas një farë kohe, ndoshta javë, ndoshta muaj, do të vinë dallgët ende të larta deri në 100 metra, por ato do të jenë më larg nga njëra-tjetra në kohë. Kur dallgët vijnë, ato ende të rrëzojnë dhe të shuajnë përsëri.

Por në kohën ndërmjet dallgëve, mund të marrësh frymë, mund të funksionosh. Ti nuk e di se çfarë do ta shkaktojë pikëllimin. Mund të jetë një këngë, një figurë, një ndërprerje rruge, aroma e një kafeje. Ajo mund të jetë çdo gjë… por dallga vjen duke u përplasur më lehtë. Por në kohën mes dallgëve, ka jetë.

Më pas, ti do të shohësh se valët janë vetëm 80 metra të larta tashmë, ose 50 metra të gjata. Edhe pse ato ende vijnë, ato janë larguar shumë nga njëra-tjetra.

Ju mund t’i shihni ato që vijnë. Një përvjetor, një ditëlindje, një festë. Ju mund t’i shihni duke ardhur, në pjesën më të madhe dhe do ta përgatisni veten. Dhe kur ajo dallgë do të bjerë mbi ju, ju e dini se në një mënyrë apo një tjetër, përsëri, do të dilni në anën tjetër të bregut.

Sërish i mbytur në lot, ende varur në një pjesë të vogël të rrënojave që kanë mbetur, por do t’ia dalësh…

Merre këtë këshillë nga ky plak i vjetër. Valët kurrë nuk do të ndalen, gjithmonë do të vijnë, ndoshta sepse edhe ti vetë kështu dëshiron. Por do të mësosh si t’u mbijetosh.

Dhe dallgë të tjera do të vijnë përsëri. Dhe do t’u mbijetosh edhe atyre.

Nëse je me fat, do të kesh shumë plagë nga shumë dashuri të jetës. Dhe kaq shumë anije që mbyten…/supershendeti