SHARE

Vendi: një treg i zhurmshëm në qytetin e vogël toskan të Verrocchios. Viti: 1473. Nxënësi i një piktori, me flokë të verdhë dhe një pallto të shkurtër, rrëshket mes turmës së njerëzve. Ai i ngul vështrimin kafazëve të vegjël e të ngushtë, të mbushur me mace, qenë dhe zogj. “Sa kushtojnë”?,- pyet.

I thonë një çmim shumë të lartë, por ai paguan pa u menduar dy herë. Pavarësisht se nuk ka shumë para, është i interesuar të hapë dyert e kafazëve. Zogjtë fluturojnë jashtë; macet dhe qentë zhduken mes turmës. Djaloshi i sheh dhe qesh. “Cili është ky budalla?”, pyesin të pranishmit, duke tundur kokën. Vetëm pak vite më vonë, të gjithë e dinë përgjigjen. Ai është Leonardo Da Vinçi…

Për shumë kënd sot, ai është gjeniu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Por 500 vjet më parë, ai shihej nga njerëzit e mesjetës si njeri ëndërrimtarë, një fantasist, një i huaj – dhe të shumtë ishin ata që e shmangnin.

Shumë pak njerëz e kuptonin talentin e tij në arte dhe shkenca, por atëherë, shumë pak e kuptonin me të vërtetë Leonardon. Nëse dëshiron t’i shkosh deri në fund historisë së gjeniut, duhet të kthehesh pas në kohë, në vendin ku ai u rrit.

Vendlindja e Leonardos është fshati i Vincit, në kodrat e Toskanës, në Itali. Përtej fshatit, malet apenine ngriten lart drejt qiellit. Përpara tij ndodhet lugina pjellore e lumit Arno. Leonardo i vogël mbetet i shashtisur, kur babai i tij i rrëfen për herë të parë, historinë e kapiteni Cecco Santi. Cecco Santi e tradhëtoi vendlindjen e tij për shkak të dashurisë për një grua. Ndëshkimi për fisnikërinë në mesjetë, ishte që të hidhej nga kulla e Kështjellës së Vincit. Por në vend që të bjerë në tokë, Santi zbret zbret ëmbël, si një pendë, drejt luginës Arno, atje ku e pret gruaja që dashuron. Santi është i lirë, sepse dashuria i ka dhënë krahë. E vërteta në Toskanë nuk është shumë larg kësaj përralle.

Të ishte në gjëndje të fluturonte, ashtu si Cecco Santi, ishte një dëshirë, e cila e shndërroi Leonardo da Vincin në gjeniun më të madh universal të të gjitha kohërave – dhe në të njejtën kohë, më të pafatin, dhe më të palumturin. Kjo sepse, ndonëse në teori, Leonardo e përmbushi ëndërrën e tij, duke skicuar makinën e parë fluturuese në histori, atij i mungonte teknologjia, materialet moderne, dhe mjetet për ta bërë ëndërrën e tij realitet. Ai është si një udhëtar i kohërave, që ka ndaluar gabimisht në shekullin e gabuar. Shpërthimet e gjenisë së Leonardos ishin pararendësitë e shpikjeve, që do të arriheshin shumë shekuj më vonë.

Si arkitekt, ai projktoi koncepte ndërtesash qytetesh që vetëm sot po vihen në zbatim. Ai ndërtoi motorë hidraulikë, kuzhineta, armë automatike, makina funksionuese, armatura, instrumenta muzikorë dhe shtëpi me ngrohje qëndrore. Ishte i pari person që skicoi një fetus në barkun e nënës. E bërë kaq të saktë nga pikpamja anatomike, sa që fare mirë mund të konsiderohet një product skaneri CT. Dhe në fundin e jetës ai zbuloi edhe anatominë njerëzore, duke kryer me dhjetëra autopsi – në një kohë kur kryerja e qoft vetëm e një autopsie, mjaftonte për t’u djegur të furrën e druve, si njeri i djallit.

VIKTIMË E GJENIALITETIT TË VETË

Edhe gjatë jetës, një tis misteri e mbështillte Leonardon. Ai mund të shkruante me të dy duart, dhe së prapthi. Ndonjëherë, paqet që krijon janë të mbushura me numra, por në mes ka fjali të tilla si “Dielli nuk lëviz”. Pesëqind vjet më parë, besohej se ishte Toka – dhe jo Dielli – që qëndronte pa lëvizur, dhe që të gjithë planetet vërtiteshin rrotull saj. Ai krijo kryevepra, ndonëse mendja e tij shumë aktive dhe kurioze e bënte të kalonte shpesh nga një vepër në tjetrën. Shpesh herë, ndihej i mërzitur, edhe prej atyre gjërave për të cilat vetëm pak qaste më herët kishte qenë entuziast. Sot, shumë pak piktura konsiderohen tipike da Vinçi.

“Një ditë, unë do të di gjithçka dhe do të kem zotëruar të gjitha artet, si dhe do të zbuloj sekretin më të madh të njerëzimit,” thoshte vetë Leonardo.

Sot e kësaj dite, njerëzit besojn se ai e shihte besimin tek Zoti si një supersticion – një që shpesh e vinte në lojë. Kjo është arsyeja se përse, një teori shumë e përhapur thotë se ishte pikërisht Leonardo da Vinçi ai që e krijo qefinin legjendar të Torinos, duke përdorur një kamera primitive, si dhe kimikate të ndjeshme ndaj dritës. Është po ai qefin, që nga shumëkush besohet se mbështolli trupin e Krishtit pas kryqëzimit.

A ishte me të vërtetë Leonardo një njeri jo – fetar? E vërteta zbulohet në kryeveprën e tij më të madhe, “Darka e fundit.” Për Leonardon, vepra ishte shumë më tepër një se sa një sfidë artistike. Është e qartë se kjo pikturë ishte manifest i bindjeve të tij më të mëdha. Afresku është i mbushur me simbole dhe aluzione. Ai është për pajtimin e fesë me shkencën. Leonardo i jep 12 apostujve katër temperamentet bazë të njeriut, si dhe glorifikon virtytet themelore të filozofëve të lashtësisë (drejtësi, mençuri, kurajë dhe moderim), si parime të një jete të vlefshme dhe të drejtë mbi Tokë. Mesazhi i tij? Racionaliteti dhe besimi janë një njësi e vetme, dhe jo një kontradiktë. Edhe një herë, Leonardo dukej se ishte shumë përpara kohës së tij: në fundin e vitit 2014, Papa Françseku shpalli formalisht se dijet shkencore nuk bien ndesh me besimin katolik.

MREKULLIA BOTËRORE E HARMONISË

Për Leonardon, njeriu është kurora e krijimit – ai shpreson ta përdorë trupin për të zgjidhur enigmën e përjetshme: rrethin e katrorit. Leonardo beson se përmasat e trupit të njeriut tregojnë se si, një rreth dhe një katrorë, mund të vizatohen në të njejtën hapësirë, duke përdorur vetëm një kompas dhe një vizore. Ai pothuasje i’a doli me njeriun Virtuvian – simboli i harmonisë i Leonardos.

MREKULLIA BOTËRORE E ENIGMAVE

Është piktura më e famshme në botë. Edhe sot e kësaj dite ka shumë debat, nëse Monaliza po buzëqesh apo jo! Da Vinçi e përdori një teknike e njohur si “sfumato”, për të krijuar një pikturë tejet iluzioniste të tipareve të fytyrës së saj, duke i’a lënë kështu interpretimin shikuesit. Mona Liza duket gjithashtu sikur po sheh shikuesin – pavarësisht se nga cili kënd e vështron. Kështu që, edhe 500 vjet më vonë, ajo përshëndet çdo shikues me nga një vështrim të ndryshëm.

MREKULLIA BOTËRORE E FLUTURIMIT

Po të kish patur motorë në shekullin e 15 dhe 16, Leonardo mund të konsiderohet si shpikësi i aeroplanit. Qindra vite përpara fluturimit të parë të njeriut, ai skicoi bazat e fluturimit: krah të qëndrueshëm dhe të lëvizshëm, që do i lejonin njerëzit të udhëtonin pa probleme në ajër. U dëshën 400 vjet, përpara se vëllezërit Uright të ishin në gjendje të parakalonin shpikjet e tij.

MREKULLIA BOTËRORE E ANATOMISË

Leonardo da Vinçi kreu dhjetëra autopsi. Tejet të paligjshëm, do të mjaftonte vetëm njëri prej atyre eksperimenteve për ta vënë përpara inkuizicionit. Por, vetëm përmes tyre ai përfitoi njohuritë për trupin e njeriut, një njohuri që asnjë doktor tjetër në kohën e tij, nuk e kishte. Leonardo kishte njohuri, të cilat shkenca moderne i përfitoi shekuj më vonë.

MREKULLIA BOTËRORE E MENDIMIT

Leonardo punoi me “Darkën e fundit” për më shumë se dy vjet. Afresku bashkoi shkencën dhe fenë në një pikturë të vetme. Përdorimi i jashtëzakonshëm i përspektivës nga Leonardo, udhëheq syrin e shikuesit tek qendra e pikturës: tempulli në të djathtë i Jezusit, që qëndron për vendin e racionalitetit (logos). Dhe secili grup me nga tre apostuj simbolizon një karakter të lashtësisë, e si pasojë, temperamente pagane…

MREKULLIA BOTËRORE E ARKITEKTURËS

Në vitin 1502 – 1503 Leonardo krijoi skicën e tij për një urë, që do të çonte nga Europa në Azi, bmi Bosfor. Askush nuk besoi se kjo ide ndërtimi do të funksiononte. Mirëpo, ura u ndërtua në Norvegji, sipas projektit të tij fillestar, dhe u hap në vitin 2001.

MREKULLIA BOTËRORE E LËVIZSHMËRISË

Është një skicë, e cila mbajti sekrete për më shumë se 500 vjet. Vetëm në vitin 2009, studiuesit arritën të dekodojnë shpikjen e Leonardos. Ajo që u doli, ishte i pari automobile në botë. Kishte timon dhe frena të programueshme.

“Worl of knowledge” – bota.al